17 Dhjetor 2022, 14:23
Nga A.B
Instituti i Ndërtimit
TIRANË- Instituti i Ndërtimit, ka bërë publike përmes një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.
Bashkia e Tiranës, në një shkresë drejtuar së fundi kreut të Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka kërkuar një rikonfirmim të Oponencës Teknike, të kryer nga ky institucion që në vitin 2020, e cila ka dalë në përfundimin se pallati është i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë. Në përgjigje të shkresës, Instituti i Ndërtimit që sot drejtohet nga ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverisjen socialiste dhe ish këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Artan Shkreli, e rikonfirmon oponencën e vitit 2020.
“Në bazë të kërkesës suaj, Nr. 44366 Prot, datë.15.12.2022, protokolluar me tonën me Nr.2212 Prot, datë.16.12.2022, “Kërkesë për rikonfirmim të Oponencës Teknike”, për objektin: “Pallati Nr.4”, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë, ju vëmë në dijeni se: Në mungesë të dokumentacioneve të reja, për këtë objekt, rikonfirmojmë oponencën teknike me Nr. 1924/2 Prot , datë.05.08.2020, të bërë mbi bazën e materialeve të paraqitura nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Artan Shkrelit.

Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.

instituti i ndërtimit
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 14:12
a.l
Artan Lame
TIRANË- Rreth 507 objekte janë legalizuar në zonën e Uznovës në Berat. Shumica prej të cilave banesa pri...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:53
a.l
Fshati Perondi
KUÇOVË- Fshati Perondi në Kuçovë është harruar totalisht nga pushteti vendor. Banorët e pak...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:44
a.l
Banorët në Shkodër
SHKODËR-
SYRI TV/ Shkarkime nga HEC-et, Shkodra nën ujë, banorët: Dëme të pallogaritshme!
...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:32
A.B
Rinas
TIRANË- Arrestohet në Rinas, Mauro Guadagnoli, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor t&e...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:16
a.l
Don Bosko
TIRANË- Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e lagjet e kryqytetit të mbulohen nga uji. Si&cce...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:07
a.l
Librazhd-Elbasan
ELBASAN- Përroi i Xibrakës ka dalë nga shtrati duke sjellë problematika në akse rrugore. Si pasojë e pr...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 13:13
A.B
Policia
TIRANË- Leonard Lici është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Lici ka kryer vep...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 12:55
a.l
shkolla
TIRANË- Nga 26 dhjetori shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga ...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 12:59
A.B
Gazetari dhe deputetja
SHKODËR- Fshati Obot është izoluar për shkak të përmbytjeve që kanë nisur ditët e fundi...
Aktualitet
17 Dhjetor 2022, 12:52
A.B
Marjeta Karaj
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe ...