LIVE UPDATES
Aktualitet

Pr.ligji për barazinë gjinore/ Aleanca LGBTI i 'hakërrehet' PD: Propoizmi është i pabazuar juridikisht! Distancohuni nga nismat ligjore diskriminuese

Në një deklaratë të përbashkët publike, nënshkruar më 23 shtator 2025, organizatat e konsiderojnë nismën të papajtueshme me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

23 Tetor 2025, 16:35 Nga M.L
Pr.ligji për barazinë gjinore/ Aleanca LGBTI i
Foto ilustruese

TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe të grave kanë reaguar ashpër ndaj projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike në Kuvend, që parashikon shtesa në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”. Në një deklaratë të përbashkët publike, përsa i përket 'dorëzimit' të Partisë Socialiste nga përfshirja e gjinisë së tretë në projektligjin për Barazinë Gjinore, organizatat e konsiderojnë nismën të papajtueshme me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

Sipas organizatave, legjislacioni shqiptar nuk njeh dhe nuk rregullon njohjen ligjore të identitetit gjinor për personat transgjinorë, interseks dhe jo-binarë. Ligji aktual për gjendjen civile përcakton se gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet vetëm përmes certifikatës mjekësore në lindje, duke lejuar vetëm dy tregues gjinorë; “F” dhe “M”.

Në fund të deklaratës, organizatat nënshkruese i bëjnë thirrje forcave politike të distancohen nga nisma të tilla diskriminuese dhe të respektojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

E PLOTË

Ne, përfaqësuesit, nënshkrues të kësaj deklarate, shprehim shqetësimin tonë për projektligjin e depozituar nga Partia Demokrate në Kuvendin e Shqipërisë “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar” i datës 23.09.2025, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për vendin.

Aktualisht në Shqipëri, kuadri ligjor aktual njeh vetëm dy gjini, të cilat përkojnë dhe barazohen me seksin biologjik të individit të lindur femër apo mashkull, konstatuar në lindje. Çdo informacion dhe deklaratë e ndryshme përbën vetëm keqinformim të publikut shqiptar për të ngjallur frikë dhe pasiguri për të ardhmen.

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon regjistrimin e gjinisë për personat interseks, transgjinorë apo për ata me gjini jo-binare. Ky fakt juridik konfirmohet dhe theksohet edhe nga një seri e gjerë rekomandimesh ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave (CEDAW) është ritheksuar se Shqipëria nuk ka një mekanizëm ligjor për njohjen e identitetit gjinor të personave transgjinorë. Po kështu, konfirmohet nga raporti i Qershorit 2025 i Reporterit të Kombeve të Bashkuara mbi Çështjet e Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor mbi Shqipërinë.

Sa i përket kuadrit të brendshëm ligjor, ligji nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar, ka parashikuar se gjinia është një nga përbërësit e gjendjes civile. Ky ligj nuk ka asnjë rregullim të veçantë për procedurat e ndryshimit të gjinisë për personat interseks, transgjinorë dhe me gjini jo-binare. Po ashtu, siç përcakton neni 42 i këtij ligji, gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet përmes certifikatës së asistencës së lindjes, me raport mjekësor apo me një procesverbal të hartuar në kohën e lindjes. Të vetmet gjini të pasqyruara aktualisht në dokumentet e identifikimit të shqiptarëve janë F dhe M dhe deri sot asnjë person transgjinor nuk ka mundur të ndryshojë ligjërisht treguesin e gjinisë në Shqipëri, pavarësisht situatës faktike.

Edhe në gjendjen aktuale, pa marrë ende parasysh shtesën e propozuar nga Partia Demokratike, kuadri ligjor në fuqi e lë komunitetin interseks dhe transgjinor në një situatë pasigurie juridike, duke pamundësuar reflektimin e treguesit të gjinisë në dokumentet zyrtare, çka prodhon pasoja të rënda në jetët e qytetarëve shqiptarë interseks dhe transgjinorë, të cilët hasin vështirësi të padrejta në kalimin e kufirit, aksesin në shërbime, shëndetësi dhe në të drejta me natyrë personale, reale dhe pasurore .

Në këto kushte, ku shteti shqiptar dhe aktorët politikë, si përfaqësues të të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe jo vetëm të “shumicës”, në një realitet ku Shqipëria aspiron harmonizim më të lartë me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, do të duhet të angazhoheshin efektivisht për të adresuar problematikat e të gjithë qytetarve, pa i diskriminuar ata dhe për të mbushur vakumet ligjore që pamundësojnë njohje efektive ligjore.

Propozimi i bërë nga Partia Demokratike është jo vetëm i pabazuar juridiksht, por edhe dezinformues për publikun shqiptar, duke shfrytëzuar një çështje të ndjeshme të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për qëllime politike.

Sot, u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë në Shqipëri të distancohen nga nismat ligjore antikushtetuese dhe diskriminuese dhe të ndalin dezinformimin, gjuhën diskriminuese, gjuhën e urrejtjes dhe sulmin e organizuar ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike, duke zbatuar standardet ligjore, etike, profesionale dhe njerëzore ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallim.

Organizatat nënshkruese:

1.Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI

2.Të Bashkuar Pro Kauzës LGBTI

3.Open Mind Spectrum

4.Streha LGBTI

5.Pink Embassy

6.CRCA-ECPAT Shqipëri

7.Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)

8.Rrjeti i Fuqizimit të Gruas (AWEN)

9.ALO 116-111 Shqipëri./ Dosja.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj