LIVE UPDATES
Aktualitet

Problemet me tenderat i lënë pushuesit në mëshirën e mushkonjave

Mushkonjat janë insektet që shqetësojnë më shumë njerëzit gjatë sezonit veror, por sipas Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, i cili duhet të kryejë edhe procesin e dizisektimit të tyre, ato janë edhe të rrezikshme.

29 Qershor 2023, 12:02 Nga A.B
Problemet me tenderat i lënë pushuesit në mëshirën e
Plazhi

Prania e shtuar e mushkonjave është bezdisëse për Lekë Markun, sipërmarrës në plazhin e Velipojës. Pronar i një hoteli dhe restoranti në plazh, ai ankohet se në Velipojë nuk është kryer prej vitesh dezinsektimi, duke e shtuar popullatën e mushkonjave.

“Turistët e kanë problem praninë e mushkonjave, pasi u krijon bezdisje, e kështu në një mënyrë apo tjetër kjo dëmton turizmin,” thotë Marku, ndërsa shton se ai vetë është përpjekur të kryejë dezinsektim brenda biznesit të tij, por kjo nuk ka ndikim në zonën përreth.

“Sivjet do të jetë problem serioz, sepse institucionet nuk kanë bërë as inspektimin e zonës fillimisht,” thotë ai.

Mushkonjat janë insektet që shqetësojnë më shumë njerëzit gjatë sezonit veror, por sipas Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, i cili duhet të kryejë edhe procesin e dizisektimit të tyre, ato janë edhe të rrezikshme.

“Mushkonjat kur pickojnë, injektojnë pak nga lëngu i gjendrave të pështymës në plagën që hapin. Disa prej tyre janë në gjendje të injektojnë mikroorganizma infektuese dhe të transmetojnë kështu sëmundje të ndryshme si malarien, ethet e Nilit Perëndimor Chikungunjen, ethet e verdha, ethet dengue, filariozen,” shkruhet në një dokument të vitit 2015 të ISHP-së ku trumbetohej lufta ndaj insekteve.

Por pavarësisht rrezikut, ISHP dhe ASHPP, kanë dështuar prej dy vitesh që të përmbyllin një tender për kryerjen e procesit të dezinsektimit. Kjo ka sjellë shqetësime qoftë për bizneset, qoftë për bashkitë që kanë në menaxhim vija bregdetare.

“Prania e mushkonjave dhe insekteve patjetër që e dëmton turizmin,” i tha BIRN në një përgjigje zyrtare Bashkia e Fierit, që shpjegoi se ajo vetë nuk kishte tagrin të ndërhynte.

Në vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama u shpalli luftë mushkonjave dhe premtoi një proces dezinsektimi – që sipas Ramës do të kryhej për herë të parë pas 23 vitesh. Por procesi nuk shkoi fjollë.

Tenderat e zhvilluar në vitin 2019 u ankimuan dhe pas denoncimit të njërës prej kompanive pjesëmarrëse, po hetohen nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.

“Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal Nr.222 datë 12.08.2021, për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimit,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Mediat kanë raportuar edhe për thirrjen në prokurori të zyrtarëve të ISHP-së – institucionit që ka marrë përsipër t'i kryejë tenderat. Përplasjet për këto tendera mes një grupi të vogël operatorësh ekonomikë kanë qenë të pranishme thuajse sa herë ka pasur gara.

Dokumentet e bëra publike në faqen openprocurement.al, tregojnë se një situatë e ngjashme u përsërit edhe në vitin 2022. Nga 7 kompani që u përfshin në garë në 4 tenderat me vlerë totale prej 79.2 milion lekësh, gjashtë u ankuan për procedurat. Në të katër garat e hapura, pati të paktën dy ankues të ndryshëm. Kjo duket se solli edhe anulimin e garave.

Ndërkohë, tenderat e këtij viti janë ende në zhvillim e sipër, edhe pse procesi duhej të ishte mbyllura para fillimit të sezonit turistik. Këtë vit, shuma e vënë në dispozicion për shërbimin në total është 120.2 milionë lekë, ndërsa gara është ndarë në 6 lote për 6 qarqet kryesore: Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Njëlloj si në tenderat e zhvilluar më herët, edhe këtë herë ka pasur ankime. Siç del nga dokumentet publike për të 6 tenderat, ka një ankim të kompanisë NRG Shpk mbi specifikimet teknike, i cili është pranuar pjesërisht nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

Në garën e vijuar pas vendimit të KPP-së janë shpallur publikisht deri më 23 qershor, fitues për dy lotet e Tiranës dhe Vlorës. Por edhe në këtë rast, koha kur do të ndodhë dezinsektimi është ende e paqartë.

Administratorët e kompanive fituese i thanë BIRN se ishin të pasigurtë se kur mund të fillohej puna dhe se procedurat ishin vonuar.

“Jemi fitues, por presim ankimimin. Ne jemi gati, por procedurat janë të tilla,” tha Albert Metani, përfaqësues i , që ka fituar garën në tenderin për dezinsektimin në qarkun e Tiranës, ku dy operatorët e tjerë u skualifikuan.

Të njëjtën gjë tha në një bisedë telefonike edhe , përfaqësues i , që fitoi tenderin për bregdetin e Vlorës. Lashi i tha BIRN se ende kishte kohë për të kryer procedurën, por pranoi se ajo do duhej të ishte kryer që në pranverë.

“Përsa kohë temperaturat janë mbi 15 gradë celcius ka kohë, por duhej të ishte kryer më parë,” tha Lashi, ndërsa shtoi se ai nuk mund të fliste mbi vonesat procedurale. “Në rastin më të mirë fillojmë në 15 korrik,” shtoi ai.

Një përfaqësuese e kompanisë NRG Shpk, e cila ka ankimuar të 6 procedurat, nuk pranoi të komentonte.

Instituti i Shëndetit Publik ishte lakonik në përgjigjet që i dha BIRN në lidhje me tenderat dhe procedurat si dhe për fazën ku ndodhej procesi. ISHP këmbënguli në përgjigje se ata kishin përpiluar vetëm specifikimet teknike për shërbimin.

“Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar specifikimet teknike lidhur me shërbimin e dezinsektimit të zonave bregdetare dhe urbane dhe ka kryer monitorimin entomologjik të tyre,” thuhet në përgjigje.

Vida Hyseni është 78 vjeç dhe prej vitesh ka një shtëpi pushimi në Golem, por ankohet se gati e ka të pamundur që ta vizitojë, pasi nuk mund të flejë gjumë nga mushkonjat.

“Janë një tmerr i vërtet, gjithë natën rrimë zgjuar duke luftuar me mushkonjat,” thotë e moshuara.

Bizneset e hotelerisë dhe ato të shërbimeve turistike, thonë se nuk kanë asnjë informacion nëse janë kryer apo jo dizinsektime – por ankohen gjithashtu për praninë e mushkonjave.

, menaxher i një hoteli në zonën e Durrësit tha për BIRN se dezinsektimin e ka kryer personalisht në zonën e biznesit të tij, por nuk është informuar për fatin e procesit që kryhet nga institucionet publike.  “Nuk e di në qoftë se është bërë dezinsektimi i plazhit, unë si çdo vit e kam kryer vetë në mënyrë private në biznesin tonë,” tha ai.

Edhe institucionet lokale nuk kanë më shumë informacion. Bashkitë e Vlorës dhe Fierit që iu përgjigjën kërkesave për informacion nga BIRN thanë se ato nuk kishin dijeni mbi fatin e procesit.

“Dezifektimi i bregdetit nuk është bërë për këtë vit. Arsyen pse nuk është bërë duhet të kërkoni informacion nga Ministria përkatëse,” shkroi bashkia e Fierit, duke qartësuar më tej se nuk ishte në kompetencat e saj të merrej me këtë punë.

Njëlloj edhe thotë në përgjigje se nuk ka informacion. Bashkia thotë se ajo bën vetë dizisketim në institucionet në varësi të saj dhe parqet, por nuk ka tagër mbi zonat më të gjëra si plazhet.

Ndërkohë bashkia e Durrësit pretendon se i ka dhënë vetë zgjidhje situatës, edhe pse nuk është e qartë mbi çfarë tagrash ka vepruar dhe si.

“Një nga faktorët disfavorizues të sezonit turistik veror, është prania e mushkonjave dhe insekteve të tjera në vijën bregdetare. Prandaj ne si Njësi e Vetëqeverisjes Vendore  kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për  një sezon turistik veror sa më të pastër,” tha bashkia e Durrësit në një përgjigje me shkrim.

Fatos Lashi, përfaqësues i kompanisë “Egian Med” Shpk, i tha BIRN se nëse tenderat nuk do të kontestohen në vijim dhe procedurat administrative mbyllen, procesi i dizinsktimit mund të vijojë normalisht edhe gjatë sezonit.

Lashi shtoi gjithashtu se ishte lajm i mirë që kontratat ishin dyvjeçare, pasi veç pjesës së mbetur të këtij sezoni, do të mbulohen edhe vitet 2024 dhe 2025.

/Marre nga BIRN

mushkonjat

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron