16 Mars 2026, 14:11
Nga D.S

Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit gjatë vitit 2025 rezultoi rreth 22% më i ulët se mesatarja 30-vjeçare, për shkak të një viti të thatë me prurje të ulëta në kaskadën e Drinit që kufizoi gjenerimin e hidrocentraleve, sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Prodhimi në kaskadë arriti në rreth 3.4 milionë MWh, nga një mesatare historike prej 4.35 milionë MWh të 30 viteve të fundit. Rënia lidhet drejtpërdrejt me prurjet më të dobëta të ujit në rezervuarin kryesor të sistemit.
Prurjet mesatare në Fierzë gjatë vitit arritën 145 metra kub në sekondë, krahasuar me 183 m³/s që është mesatarja shumëvjeçare, ose rreth 21% më pak. Ulja e prurjeve është reflektuar pothuajse në të njëjtën masë edhe në prodhimin e energjisë.
Megjithatë, krahasuar me disa vite të tjera të thata me karakteristika të ngjashme si 2002, 2008, 2014, 2017 dhe 2024 prodhimi në vitin 2025 rezultoi rreth 2% më i lartë, ose rreth 71 GWh më shumë energji e prodhuar.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme hidrike, KESH arriti të mbyllë vitin me një bilanc pozitiv në rezervën energjetike, duke akumuluar rreth 250 GWh energji në liqenin e Fierzës.
Rezerva energjetike në fillim të vitit ishte 477 GWh, ndërsa në fund të vitit arriti në 727 GWh. Në të njëjtën kohë, niveli i ujit në liqenin e Fierzës u rrit ndjeshëm gjatë vitit. Ai nisi vitin në 269.22 metra mbi nivelin e detit, rreth 7.9 metra më poshtë se mesatarja shumëvjeçare, ndërsa më 31 dhjetor 2025 arriti në 278.76 metra, me një rritje vjetore prej 9.54 metrash dhe rreth 1.7 metra mbi mesataren historike.
Performanca e vitit 2025 nënvizon gjithnjë e më shumë ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi prodhimin hidroenergjetik në Shqipëri, ku periudhat e zgjatura të thatësirës dhe luhatja më e madhe e reshjeve po e bëjnë më të paqëndrueshëm prodhimin e energjisë nga hidrocentralet.
Me mbi 95% të prodhimit vendas të bazuar në hidroenergji, luhatjet hidrike mbeten një nga faktorët kryesorë që përcaktojnë sigurinë energjetike të vendit diccka që po ndryshon disi nga një rritje e peshës së prodhimit të energjisë nga impiantet diellorë./Monitor.al
kesh
Aktualitet
16 Mars 2026, 13:56
D.S
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas që bllokoi juglindjen e vendit. Gazetarja Klodiana Lala...
Aktualitet
16 Mars 2026, 13:04
D.S
LEZHË- Është zbuluar fotoja e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet se vendosi lëndën plasëse në ...
Aktualitet
16 Mars 2026, 12:07
Elton Qyno
Pamjet
TIRANË- Një ngjarje e rëndë e ndodhur në mesnatën e 15 Dhjetorit 2025 në qytetin e Durrësit, ka sjellë ...
Aktualitet
16 Mars 2026, 11:54
D.S
LEZHË- Një lëndë plasëse i dyshuar si tritol është gjetur në orët e para të mëngjesit të s&eu...
Aktualitet
16 Mars 2026, 11:37
I.A
Vjollca Shkëmbi
KORÇË- Nëna e foshnjës dy muajshe që gjeti vdekjen pak ditë më parë Vjollca Shkëmbi ka ...
Aktualitet
16 Mars 2026, 11:25
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuest...
Aktualitet
16 Mars 2026, 11:06
I.A
Anxhela Byku
ITALI- Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin italian të Piacenza-s, ku një e re shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga ...
Aktualitet
16 Mars 2026, 10:40
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një 48-vjeçar i huaj, në një banes&e...
Aktualitet
16 Mars 2026, 10:33
D.S
FOTO NGA VENDNDGJARJA
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugë...
Aktualitet
16 Mars 2026, 10:22
D.S
Në dhjetor të vitit 2019, një shtetas shqiptar, rezident në Anversë të Belgjikës, po mburrej për listën e gjat&eu...