LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes Pajtoni shpk, GJKKO njofton kompaninë e ndërtuesit

49 vjeçari nga Lezha, u akuzua nga Policia në vitin 2023 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

16 Mars 2026, 11:25 Nga I.A
SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të
Foto Ilustruese

TIRANË- Një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një automjeti në pronësi të tërthortë të dy personave nga Lezha ka përfunduar në Gjykatën e Apelit të GJKKO. Bëhet fjalë për shtetasin Flori Pali.

49 vjeçari nga Lezha, u akuzua nga Policia në vitin 2023 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në maj të vitit 2025, GJKKO vendosi konfiskimin e disa pasurive që sipas gjykatës rezultonin në zotërim të tërthortë të Palit. Pasuritë përfshijnë dy apartamente në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë dhe një automjet.

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të

Sipas vendimit, apartamenti me sipërfaqe 93 metra katrorë me numër pasurie 1**/40+1-4, në zonën kadastrale 3292, është i regjistruar në emër të kompanisë “Pajtoni shpk”, por sipas gjykatës është në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

Një tjetër apartament në të njëjtën zonë, me sipërfaqe 69.7 metra katrorë dhe numër pasurie 1**/40+1-5, rezulton gjithashtu i regjistruar në emër të “Pajtoni shpk”, ndërsa sipas GJKKO konsiderohet në pronësi faktike të Palit përmes personave të tretë.

Në të njëjtin vendim është konfiskuar edhe një automjet tip Mercedes Benz E 220 CDI, i prodhimit të vitit 2012, me targë AB630BK. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të shtetasit Flavian Lazri, por sipas gjykatës është përdorur dhe kontrolluar në mënyrë të tërthortë nga vëllezërit Pali.

Flori Pali ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO duke kërkuar rikthimin e pasurive, duke pretenduar se ato janë në pronësi të personave të tjerë. Nga dokumentet e konsultuara rezulton se GJKKO ka njoftuar si palë të interesuar në proces edhe pronarët ligjorë të pasurive.

Në këtë kuadër është njoftuar edhe kompania “Pajtoni shpk”, në pronësi të biznesmenit Armando Pajtoni, pasi dy apartamentet në Tiranë rezultojnë të regjistruara në emër të kësaj shoqërie. Sipas konstatimeve të gjykatës, kompania ka shërbyer si mbulesë për pronësinë reale të pasurive që sipas hetimit i përkasin Florit Palit.

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të

Armando Pajtoni është edhe biznesmen ndërtimi dhe duket se kërkimet speciale të SPAK kanë zbuluar dy apartamentet e Palit të regjistruara në emër të kompanisë Pajtoni shpk. Hetimi pasuror ndaj Palit është zhvilluar nga SPAK, i cili arriti të identifikojë pasuritë që sipas prokurorisë ishin fshehur përmes personave të tretë dhe subjekteve juridike.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, seanca në Gjykatën e Apelit të GJKKO për këtë çështje është caktuar të zhvillohet më 19 mars në orën 09:00 në ambientet e kësaj gjykate./Skyweb.al

spak pajtoni flori pali


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale