LIVE UPDATES
Aktualitet

Belgjikë, Shqipëri e kthim/ BIRN: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Gjatë bisedës së shkujdesur me një tjetër shqiptar, ai zbuloi gjithashtu skemën e tij të pastrimit të parave në marrëveshje me një tregtar lokal hidrokarburesh nga qyteza e tij e origjinës.

16 Mars 2026, 10:22 Nga D.S

Belgjikë, Shqipëri e kthim/ BIRN: Skema e pastrimit të parave nga

Në dhjetor të vitit 2019, një shtetas shqiptar, rezident në Anversë të Belgjikës, po mburrej për listën e gjatë të pasurive të tij në Shqipëri, ndërsa ndodhej në përgjim ambiental nga autoritetet belge për implikim në tregtinë e drogës.

Gjatë bisedës së shkujdesur me një tjetër shqiptar, ai zbuloi gjithashtu skemën e tij të pastrimit të parave në marrëveshje me një tregtar lokal hidrokarburesh nga qyteza e tij e origjinës.

“Kam aty në Fier, 17 më duket se kam, 17 hyrje, kam në Durrës nja 15, kam në Tiranë nja 7, kam nja 3 dyqane,” citohet të thotë Besjan Ramaj në dosjen gjyqësore. “Kisha ca ullinj në Belishovë unë, Ardjani m’i bleu, gjoja,” tregon ai.

Besjan Ramaj, 56 vjeç, ishte i përfshirë të paktën prej një dekade në aktivitetin kriminal të tregtisë së narkotikëve dhe kishte mbi shpinë një dënim penal të vitit 2012 nga drejtësia norvegjeze, në kohën që po përgjohej nga autoritetet belge.

Por precedentët e tij penalë në Evropë nuk e penguan atë që të investonte më shumë se 1 milion euro në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, duke përdorur si front biznesmenin e Ardjan Malasi dhe kompaninë e tij “Ledio – 04”.

Ndryshe nga Ramaj, Malasi kishte një skedë të pastër penale dhe e ushqente biznesin e tij në dukje të ligjshëm nga paratë cash me origjinë nga tregtia e drogës. Sipas hetimeve të kryera fillimisht nga belgët, biznesi i Malasit shërbeu gjithashtu si maskim për transferta prej dhjetramijëra eurosh nga Shqipëria në Belgjikë përmes kanalesh bankare.

Në skemat e hetuara të pastrimit të parave, ky nuk është një rast i izoluar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët e krimit të organizuar po kujdesen gjithnjë e më shumë që të rekrutojnë persona pa precedentë penalë dhe me lidhje biznesi për operacionet e tyre të qarkullimit dhe pastrimit të parave.

“Personat e përfshirë në pastrimin e parave, jo domosdoshmërisht janë të lidhur me trafikun e narkotikëve,” tha Dorina Bejko, prokurore e SPAK.

“Më së shumti janë persona me profil të pastër, për të lënë të kuptohet se aktiviteti është i ligjshëm dhe gjithçka është në përputhje me ligjin,” shtoi ajo.

Frontet e pastrimit të parave

Shqipëria është destinacioni kryesor i fitimeve të rrjeteve shqiptare të krimit të organizuar dhe një ndër vendet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Europë. Vetëm gjatë vitit 2025, Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte sekuestruar dhe konfiskuar asete kriminale me vlerë 45.4 milionë euro – ku mbi 98 për qind dyshohet se e kanë origjinën nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

Skemat e pastrimit të parave janë sofistikuar me kalimin e viteve, duke përdorur kanale të ndryshme të transferimit dhe maskimit të fondeve përmes sistemeve informale, përdorimit të kriptovalutave dhe qarkullimit intensiv të parave në cash.

Sipas një analize të Prokurorisë së Posaçme, krimi i organizuar shqiptar përdor gjithashtu subjekte tregtare formalisht të ligjshme si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve. Faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë të parave të thata dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët.

Sipas prokurores Dorina Bejko, grupet kriminale shqiptare janë vazhdimisht në kërkim të personave të tretë të besuar për t’i përdorur si front në operacionet e tyre të pastrimit të parave; të cilët mund të jenë ortakë biznesi, themelues kompanish fiktive apo lidhje miqësore të tyre.

“Në rastet e familjarëve, besimi është i kuptueshëm, pasi për shkak të lidhjes, risku për t’i tradhtuar është më i ulët. Por në rastin e personave të tjerë të tretë, [besimi] mund të krijohet nëpërmjet dokumenteve noterialë, varësisë financiare që mund të kenë personat e tretë në raport me personin e përfshirë në trafikun e narkotikëve apo edhe nëpërmjet presionit,” shpjegoi Bejko.

Bazuar në dosjet e hetuara nga Prokuroria e Posaçme, personat e tretë janë më së shumti sipërmarrës në fushën e ndërtimit, menaxherë baresh apo restorantesh, tregtarë në fushën e hidrokarbureve apo agjentë të pasurive të paluajtshme.

“Janë pikërisht ata sektorë ku qarkullimi i cashit është më i ndjeshëm, çka e bën më të lehtë dhe të mundur pastrimin e parave për të bërë miksimin mes parave të krijuara nga aktivitete të kundraligjshme dhe parave që mund të gjenerohen nga aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare,” shtoi Bejko.

Fluksi i parasë kriminale nuk ndjek më një drejtim, por transferohet gjithashtu nga Shqipëria drejt shteteve të Bashkimit Europian apo Amerikës Latine, ku veprojnë grupet e krimit të organizuar shqiptar. Për këtë arsye, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për gjurmimin dhe hetimin e këtyre rasteve.

“Trafiku i narkotikëve si vepër penale është me elementë transnacional. Në këtë formë, edhe pastrimi i parave dhe të ardhurat që përfitohen nga ky process mund të investohen edhe në vende të huaja, duke e bërë edhe më komplekse skemën kriminale,” tha Bejko për BIRN.

Qyteti i Anversës në veri të Belgjikës konsiderohet si një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, bashkë me portin e Roterdamit në Holandë. Sipas një vlerësimi të Europol, rreth 70% e kokainës hyri në tregun europian përmes këtyre dy porteve gjatë vitit 2024.

Anversa është gjithashtu një bazë e hershme operacionale e grupeve kriminale shqiptare, sipas të dhënave të përftuara nga mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit Sky ECC.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga BIRN, policia belge ra në gjurmët e Besjan Ramajt në shtator të vitit 2017, pas hetimit për shitjen e një sasie kokaine. Një informacion i dytë në vitin 2019 e lidhte atë me një plantacion kanabisi në një ndërtesë në Ternat, një komunë rurale jo shumë larg Brukselit.

Pasi u arrestua në vitin 2020, Ramaj u dënua në tetor të vitit 2021 me tetë vite burg dhe 80 mijë euro gjobë për kultivim të paligjshëm kanabisi dhe eksportim dhe transportim të 1550 kilogramëve kokainë. Si pjesë e grupit u shpall fajtor edhe vëllai i tij, Leonard Ramaj, i cili u dënua me 2 vjet burg dhe 8 mijë euro gjobë.

Sipas informacioneve të përcjella me letër-porosi nga autoritetet belge, Ramaj akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë ka organizuar shitje fiktive të pasurive të tij në Shqipëri me qëllim sigurimin e “parave të pastra”, të transferuara përmes llogarive bankare për t’i investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në Belgjikë.

Hetimi ka dokumentuar se si një ullishte në Belishovë të Mallakastrës i është shitur fiktivisht Malasit për 102 mijë euro – para këto të transferuara përmes bankës në Belgjikë dhe që shërbyen si burim kryesor për blerjen e një apartamenti me vlerë 198 mijë euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në Belgjikë pas arrestimit, u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës dokumente që lidheshin me apartamentet në Fier apo transkasione të tjera të kryera nga Malasi.

Bazuar mbi të dhënat e siguruara nga homologët belgë, Prokuroria e Posaçme regjistoi në vitin 2023 një procedim penal për pastrim parash ndaj vëllezërve Ramaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tyre, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi – një ish-drejtoreshë e Kadastrës në lidhje miqësore me Ramajn. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme sekuestroi 19 apartamente dhe garazhe në qytetet e Fierit dhe Tiranës me një vlerë të llogaritur në 1.2 milionë euro; të blera kryesisht nga Malasi, kompania e tij “Ledio -04” si dhe Leonard Ramaj.

Në tetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme i shpalli të katërt fajtorë për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” si pjesë e një hetimi të bazuar në ligjin “Antimafia”, ndërkohë që hodhi poshtë akuzat e grupit të strukturuar kriminal. Katër të pandehurit i mohuan akuzat dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Sipas vendimit të gjykatës, Ramaj kishte ndërtuar një skemë që karakterizohej nga përdorimi i parasë në dorë, integrimi i saj në shoqëri tregtare, transaksione huaje dhe transfertat ndërmjet llogarive të shoqërisë dhe llogarive personale.

“Shtetasi Ardjan Malasi ka futur në mënyrë të vazhdueshme para në dorë në shoqërinë e tij tregtare dhe më pas i ka përdorur ato për blerjen e pasurive të paluajtshme për të pandehurin Besjan Ramaj. Gjithashtu, ata janë përfshirë edhe në veprime fiktive shitblerje, duke mundësuar futjen e parasë në qarkullim bankar dhe më pas janë transferuar në llogari personale të të pandehurit Besjan Ramaj,” thuhet në vendimin e gjykatës.

“Lëshimi i faturave fiktive është realizuar edhe nëpërmjet shoqërive tregtare të krijuara në Belgjikë nga dy vëllezërit dhe shoqërisë së shtetasit Ardjan Malasi. Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntë milion lekë,” përfundon vendimi i gjykatës./Reporter.al

skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge birn

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës