LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhuesit e birrës letër kryeministrit: Unifikimi i akcizës do jetë goditje finale për industrinë

Me paketën e re fiskale është propozuar që të unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

20 Tetor 2022, 07:43 Nga A.B
Prodhuesit e birrës letër kryeministrit: Unifikimi i akcizës do
Birra

Pesë prodhues vendas të birrës i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ministrave të  Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalësi mosheqjen e taksimit të diferencuar për këtë produkt.

Me paketën e re fiskale është propozuar që të unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Prodhuesit vendas të birrës ngrenë shqetësimin se ndryshimet jo vetëm godasin strategjitë e tyre për zhvillimin e bizneseve, por janë në kundërshtim me vendet e BE-së që kanë në zbatim akcizën e diferencuar në mbrojtje të prodhuesve të vegjël.

Prodhuesit pohojnë se unifikimi i akcizës do të favorizojë shitjen e birrave të importit, pasi nga ana fiskale vendosen në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha të importit, që kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta. Për rrjedhojë prodhimi vendas do të humbë konkurrueshmërinë e çmimeve të ulëta, duke rrezikuar falimentimin.

Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit sipas prodhuesve kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset e birrës me pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Ju drejtohemi ne cilësinë e përfaqësuesve të disa prej kompanive prodhuese te birrës në vendin tonë të cilat prej vitesh e kane ndërtuar strategjinë e tyre te biznesit bazuar në legjislacionin në fuqi në fushën e taksimit te produkteve alkoolike.

Jemi njohur me paketën e re fiskale te vitit 2023 ku me keqardhje konstatojmë që në mënyrë të nxituar, të pa studiuar dhe në dëm të politikes 15 vjeçare të adaptuar në përputhje me legjislacionin dhe praktikat e vendeve te Bashkimit Europian, është propozuar heqja e taksimit të diferencuar për produktin birrë, sipas sasive të prodhimit mbi dhe nën 200,000 HL në vit.

Kjo praktike buron nga Direktiva 92/83/EEC  mbi harmonizimin e strukturës se taksimit me akcizë të pijeve alkoolike (COUNCIL DIRECTIVE 92/83/EEC of 19 October 1992 on the harmonization of the structures of excise duties on alcohol and alcoholic beverages: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:31992L0083&from=EN

Shumica e shteteve të BE aplikojnë akcizë të diferencuar për prodhues nën 200 mijë hektolitra të reduktuar deri në rreth 50% të nivelit të taksimit bazë.

Neni 4 i Direktivës 92/83/EEC  mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar të parashikuar në Ligjin 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 te Komisionit Evropian:

“Article 4 1 . Member States may apply reduced rates of duty, ëhich may be differentiated in açordance ëith the annual production of the breëeries concerned, to beer breëed by independent small breëeries ëithin the folloëing limits : — the reduced rates shall not be applied to undertakings producing more than 200 000 hi of beer per year, — the reduced rates, ëhich may fall beloë the minimum rate, shall not be set more than 50 % beloë the standard national rate of excise duty”.

Ne mënyrë te përmbledhur ju sjellim ne vëmendje argumentet përse masa e propozuar nuk duhet të miratohet:

Heqja e diferencimit do të ishte në kundërshtim me politikat e taksimit në Bashkimin Evropian ku duam të jemi vend anëtar. Niveli i Akcizës sipas direktive se BE është 0,03 Euro për 1 shishe 330 ml për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 Euro për litër për ata nën 200 mijë HL: https://taxfoundation.org/beer-taxes-in-europe-2022/

Ndërkohë ne Shqipëri paguajmë 3 herë më shumë se niveli bazë i parashikuar në direktivën   92/83/EEC:

Prodhuesit nën 200 mijë HL               0,05 Euro (5.94 Lekë)  për shishe 330 mililitra

Prodhuesit mbi 200 mijë HL               0.1 Euro (11.7 Lekë)  për shishe 330 mililitra

Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset tona që do të sillte pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Sa i takon lëndëve të para na duhet të theksojmë se jemi në kushtet që jo vetëm nuk mund të përzgjedhim se ku të marrim lëndët e para për të ruajtur karakteristikat individuale të produkteve tona, por tashmë jemi në kushtet kur kemi shtruar pyetjen: A do të mund të arrijmë të furnizohemi? Një gjë e tillë na ka venë në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha prodhuese të cilat kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta se ato që mund të marrim ne.

Turizmi si degë strategjike e ekonomisë ku janë orientuar dhe investime të mëdha në infrastrukturë nuk do të kishte me elementin prodhim vendas që është shumë atraktiv për të huajt që vizitojnë vendin.

Përveç akcizës më të lartë për birrën se shumë vende të BE-së në Shqipëri rëndon edhe kostoja e vendosjes së pullave gjë që nuk ekziston ne asnjë vend të botës me një kosto rreth 0,022 Euro për shishe. E thënë ndryshe aq sa paguajnë akcizë në Gjermani etj ne paguajmë “pullën që ruan akcizën”. Në kushtet e Shqipërisë paguhet 20% e vlerës se akcizës për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe 50% për prodhuesit nën 200 mijë HL.

Referuar sa me sipër jemi të gatshëm te bëhemi pjesë e konsultimeve për të shmangur këtë deformim shumë të madh që fatmirësisht është në fazë konsultimi.

SHOQËRITË E PRODHUESVE TË  BIRRËS

ALFA SHA        STEFANI&CO SHA    BIRRA KORÇA SHPK       BIRRA TIRANA SHA     TEA SHPK

Marre nga MONITOR

birra prodhimi i birres

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën