LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë, AOS, në bashkëpunim me organizata të tjera mjedisore shprehin shqetësimin se projektet e qeverisë po dëmtojnë habitatet e larmishme natyrore të vendit bashkë me speciet e rralla që i popullojnë ato.

30 Janar 2023, 19:10 Nga k.m.
Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë
Pamje nga parku Divjakë-Karavasta

Teksa i afrohesh njërit prej parqeve kombëtare më të mëdha të vendit, tingujt e shpendëve që popullojnë hapësirat e ligatinës Divjakë-Karavasta i përngjajnë një simfonie shlodhëse të natyrës. Laguna e Divjakë-Karavastasë është “shtëpia” e qindra specieve, ku më të njohurit janë pelikanët kaçurrelë, flamingot, rosat, pulëbardhat, strucat dhe zogj të llojeve të larmishme. Prej momentit të parë që hyn në parkun kombëtar të Divjakës vihen re shpendët e shumtë që fluturojnë mbi pyllin e dendur të pishave, në afërsi të lagunës që ngjan sikur nuk ka fund.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS, organizoi një vizitë në terren në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku morën pjesë ornitologë, aktivistë dhe qytetarë për të vëzhguar specie të zogjve dhe shpendëve që janë pjesë e popullatës së një prej ligatinave më të rëndësishmë në Shqipëri.

“Zona e Divjakë-Karavastasë është zona më e pasur përsa i përket larmisë biologjike, ku ndodhen rreth 265 specie të ndryshme, që përbëjnë rreth tre të katërtën e numrit total të specieve në Shqipëri, ku simboli i zonës është pelikani kaçurrel,” i tha BIRN Taulant Bino.

Ai shtoi se në Divjakë ndodhen rreth 25 mijë shpendë dimërues, por gjatë viteve të fundit ka patur një rënie të numrit tyre për shkak të urbanizimit të zonës. Në Shqipëri ka gjithsej 11 parqe kombëtare, të cilat po rrezikohen dhe po reduktohen prej vendimeve të qeverisë mbi investimet strategjike.

“Do të ketë zënie të habitateve me sera, me impiante frigoriferike, me aeroporte, me parqe fotovoltaike, resorte, etj”, theksoi Bino gjatë një forumi mbi zonat e mbrojtura që u zhvillua më 26 Janar në “Europe House”.

“Habitatet po zihen, po humbasin, ose po degradojnë”, u shpreh drejtori i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë, AOS. “Zënia e habitatit do të thotë largimi i specieve,” shtoi ai.

Gjithashtu, ekspertë të tjerë ngritën alarmin mbi rrezikun që investimet e qeverisë përbëjnë për ruajtjen e zonavë të mbrojtura, edhe pse ligji nuk i lejon ato.

“Kemi 75% të investimeve strategjike që janë planifikuar brenda zonave të mbrojtura,”- deklaroi Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”, prej vitesh në mbrojtje të lumit Vjosa.

Avokati Dorian Matlija gjithashtu theksoi se dëmtimi i habitateve përbën vepër penale sipas legjislacionit shqiptar.

“Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm duhet të zhvillohet për aq kohë sa nuk dëmton mjedisin deri në dëm të pakthyeshëm,”-tha Matlija, duke nënkuptuar se vendimet e qeverisë shqiptare për projektet në zonat e mbrojura përbëjnë dëme të pakthyeshme.

Bino u shpreh se ngacmimet dhe ndërhyrjet e njeriut mund të ndikojnë edhe në vonesat e folezimit të vezëve për shpendët që i popullojnë këto ligatina.

“Sivjet akoma nuk ka filluar folezimi i vezëve të pelikanëve, gjë që duhet të kishte filluar, në krahasim edhe me vitet e kaluara,”- tha Bino.

“Kjo vonesë mund te ketë ardhur prej shkaqeve të ndryshme, të tilla si ndërhyrja e njeriut në këto zona, ngacmimet nga kafshët grabitqare ose shqetësimet nga përmbytjet e foleve nga ngritja e nivelit të ujrave,” shpjegoi eksperti.

Numri i çifteve të pelikanëve kaçurrelë është shtuar nga 35 në 85 përgjatë viteve 2013-2020. Foto: Nensi Bogdani.
Gjithsesi, edhe me vështirësitë e shumta, aktivistët dhe ornitologët shqiptarë vijojnë përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur këto shpendë dhe në tërësi ekosistemin e ligatinave.

“Për shkak të ndërhyrjeve tona dhe mirëmbajtjes së foleve gjatë viteve të fundit, numri i pelikanëve kaçurrelë është rritur nga 35 çifte në vitin 2013 në 85 çifte në vitin 2020,”- përfundoi Bino./BIRN

parku divjake-karavasta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet