LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti 100 fshatrat, efekti i pamatur, KLSH: S’ka raporte vlerësimi e as struktura mbikëqyrëse

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me fokus projektin “100 Fshatrat” nënvizon se pamundësia për të matur efektet dhe për të dhënë një ide të qartë vjen për shkak të mungesës së koordinimit institucional për të hartuar plane vjetore dhe për të ndjekur në detaj objektivat.

19 Shtator 2022, 15:18 Nga e.k
Projekti 100 fshatrat, efekti i pamatur, KLSH: S’ka raporte vlerësimi
Foto ilustruese

TIRANË- Projekti i 100 fshatrave i nisur nga qeveria Rama si një formë për të përqendruar vëmendjen tek zhvillimi rural pas “Rilindjes Urbane” po zbatohet prej disa vitesh por efektet e tij mbeten të panjohura.

Të paktën deri më sot nuk ka një raport vlerësues të asaj që është arritur dhe ndikimit që një projekt si ky ka dhënë në zonat ku ka shkuar mbështetja buxhetore. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me fokus projektin “100 Fshatrat” nënvizon se pamundësia për të matur efektet dhe për të dhënë një ide të qartë vjen për shkak të mungesës së koordinimit institucional për të hartuar plane vjetore dhe për të ndjekur në detaj objektivat.

“Në institucionet objekt auditimi MBZHR, MTM, MIE dhe MK, nuk ka patur: dokumente strategjike në lidhje me menaxhimin e programit 100 fshatrat të shoqëruar këto dhe me raporte monitorimi, relacione, vendime, udhëzime, analiza ose studime që lidhen me zhvillimin e programit 100 fshatrat. Gjithashtu nuk ka as plane pune vjetore të hartuara për periudhën e zbatimit të programit qeveritar për 100 fshatrat (2018-2021). MBZHR si drejtuese e strategjisë bazuar në VKM nr. 21, datë 12.1.2018, “Për disa shtesa në VKM nr. 709, datë 29.10.2014, “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe bujqësor 2014–2020”, nuk ka përfshirë në raportet e monitorimit të kësaj strategjie, programin e 100 fshatrave” thuhet në dokument.

Gjithashtu auditimi konstaton se  afati 3 vjeçar i zbatimit te projektit nuk është në përputhje të plotë me vetë termin e “Zhvillimit ekonomik”, pasi konceptimi i këtij termi nënkupton procese që kërkojnë kohëzgjatje kohore më të gjatë.

Ndërkohë problematike në zbatimin e një projekti kaq të madh është shpërndarja në disa institucione.

“Nuk janë ngritur nga ana MBZHR, MTM, MIE dhe MK strukturat e posaçme, të cilat do të bëjnë të mundur administrimin, bashkërendimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e “Programit të 100 fshatrave”, sipas ndarjes së qartë të roleve dhe të autoritetit përkatës, për rrjedhojë nuk ka as monitorim të punës së kryer nga ana e tyre” vlerëson KLSH.

Po kështu nënvizohet se nga dokumentacioni i vënë në dispozicion në subjektet objekt auditimi rezultoi se komisioni ndërministror nuk ka funksionuar, pasi nuk ka asnjë të dhënë mbi përbërjen e këtij Komisioni dhe ndryshimet nëse ka, se nga kush udhëhiqet ky komision, minuta takimi të punës së tij, etj.

“Gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë se sa vendime janë marrë nga ana e këtij Komisioni në lidhje më çështjet që lidhen me administrimin, programimin, financimin, zbatimin dhe monitorimin e programit, sa projekt ide janë administruar në Komision dhe sa nga to janë miratuar, nëse ka dhe sa ka bashkëpunime me bashkitë dhe agjencitë rajonale të zhvillimit, si dhe me partnerë të tjerë publikë apo privatë, që janë të interesuar për të mbështetur programin e 100 fshatrave” thuhet në dokument.

Në finale projekti sipas audituesve MZHBR nuk ka kryer monitorime në investimet e kryera në sektorin e agroturizmit nëpërmjet skemës kombëtare për 100 fshatrat. Edhe për shpenzimet e kryera, rezultoi se nuk është zbatuar në të gjitha rastet kodi i programit 04230, por këto shpenzime kanë kaluar në kode programi të tjera.

“Nuk ka një data-bazë të dhënash me grupet e synuara të interesit ne zonat e 100 fshatrave si dhe nuk është arritur të matet impakti që kanë dhënë investimet e deritanishme në këto zona.

Deri në këtë fazë të procesit të programit të 100 fshatrave, në kushtet edhe të mbarimit të afatit të zbatimit të tij, nuk ka një impakt të konsoliduar të outputeve të tij, pasi nuk është ngritur infrastruktura e nevojshme që diçka e tillë të bëhej e matshme” nënvizohet në përmbledhjen e auditimit.

Marrë nga Monitor

projekti 100 fshatrat kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet