LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim mjekët që shisnin metadon kundrejt pagesave

Personi që bëri lidhjen mes bashkëpunëtores së emisionit dhe mjekes ishte roja i parkingut të spitalit, i cili të orienton edhe për pagesën që duhet të kryhet.

23 Nëntor 2023, 11:09 Nga r.ll
Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim mjekët që shisnin
foto ilustruese

DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim mjekët e një qendre shëndetësore të cilët shisnin metadon kundrejt pagesave. Rasti u denoncua nga një emision investigativ, sipas të cilit, mjekja kundrejt parave të hedh metadon, pa e ditur kush do e konsumojë dhe në çfarë sasie do e konsumojë.

Personi që bëri lidhjen mes bashkëpunëtores së emisionit dhe mjekes ishte roja i parkingut të spitalit, i cili të orienton edhe për pagesën që duhet të kryhet.

Në të treja rastet e shitjes, mjekja ishte e bindur se kjo gjë nuk ishte e lejuar, por vazhdonte e shiste.

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në përfundim të hetimit të procedimit penal, të filluar në datën 19.07.2023, dërgon në gjyq çështjen penale me të pandehur: M.L. banuese në Marinës, Durrës, e hetuar në gjendje të lirë. Akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal; dhe

Xh.Z., banues në Durrës, i hetuar në gjendje të lirë. Akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga neni 245/1 paragrafi 3 te K. Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka rregjistruar procedimin penal mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ku referohet ndër të tjera se më datë 12.07.2023, oficerët e policisë gjyqësore, kanë marrë dijeni se në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin publik “Top Channel”, është publikuar një video-audio ku denoncohet një rast i korrupsionit në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës”.

Nga hetimi, janë provuar elementë të figurës së veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal, pasi e pandehura M.L., në cilësinë me detyrë infermiere në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës” me veprimet e saj kriminale, ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve publike të ngarkuara me shërbimin dhe trajtimin personave me vartësi nga narkotikët, të cilët trajtohen me “metadon”, të mbrojtura nga legjislacioni penal.

E pandehura M.L., me detyrë infermiere në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës”, ka marrë drejtpërdrejtë përfitim të parregullt material në vlerën 3.000 lekë, për vete ose për persona të tjerë, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën e saj si infermiere që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

Ndërkohë, i pandehuri Xh.Z., u provua se ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 3 i K. Penal, pasi me veprimet e tij kriminale ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar funksionimin normal të organeve publike (Qendra “Aksion Plus Durrës”, etj) si dhe autoritetin dhe integritetin e punonjësve që ushtrojnë funksione publike, marrëdhënie këto të mbrojtura nga legjislacioni penal.

I pandehuri Xh.Z, e ka kryer veprën nëpërmjet kërkimit apo pranimit drejtëpërdrejtë të përfitimeve të parregullta për të tjerë, duke premtuar apo siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, e konkretisht me qëllim që të nderhyjë tek infermieria M.L., që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, duke i kërkuar që në kudërshtim me ligjin të japë metadon për persona që nuk iu takon.

prokuroria e durresit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet