LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria tha se nuk ka paguar tatimet për 20 vjet/ "Bankers Petroleum": Kemi investuar 4.5 mld dollarë në ekonominë shqiptare, do të bashkëpunojmë me autoritetet

Në reagim thuhet se kompania vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, rimbursime të TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në vlerën mbi 36 milionë dollarë.

3 Korrik 2025, 13:17 Nga r.ll
Prokuroria tha se nuk ka paguar tatimet për 20 vjet/ "Bankers
foto ilustruese

FIER- Kompania "Bankers Petroleum" ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Fier lidhur me lëshimin e 14 masave të sigurisë. Në reagimin e kompanisë thuhet se për 20 vjet, kanë investruar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare, kanë siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto dhe kanë mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit. 

Më tej thuhet se kompania vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, rimbursime të TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në vlerën mbi 36 milionë dollarë.

Gjithashtu theksohet se kompania është e përkushtuar të bashkëpunojë më autoritetet shqiptare, ndërsa shtohet se mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË: 

BANKERS PETROLEUM LTD.

BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD.
3 Korrik 2025

Për njëzet e një vjet, Bankers Petroleum Albania (BPAL) ka qëndruar krah për krah me Shqipërinë në fuqizimin e së ardhmes së saj energjetike. Që prej vitit 2004, operacionet tona kanë sjellë vlera të prekshme: kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare (68.9% e totalit të Shqipërisë) për zhvillimin e sektorit energjetik, 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve – një trashëgimi që e konsiderojmë të shenjtë. Ndërkohë, kompania vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, rimbursime të TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në vlerën mbi 36 milionë USD.

Që pas blerjes nga aksionerët e mëparshëm në vitin 2016, ekipi ynë i ri drejtues ka integruar ndershmërinë në çdo aspekt të operacioneve të BPAL. Kemi dëshmuar angazhimin tonë ndaj partneritetit përmes prokurimeve më transparente, përputhshmërisë më rigoroze me ligjet dhe uljes së ndjeshme të mosmarrëveshjeve.

Në përgjigje të hetimeve të fundit rregullatore, BPAL dhe kompania jonë mëmë, BPL, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare. Jemi në proces të emërimit të një përfaqësuesi të lartë për të garantuar një bashkëpunim të plotë dhe transparencë operacionale. Respektojmë dhe mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri. Deri më tani, operacionet tona mbeten të qëndrueshme, ekipi ynë bazë është i plotë dhe aktivitetet tona të përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë të shërbejmë klientët dhe partnerët tanë. Duke parë përpara, BPAL mbetet e vendosur në qëllimin e saj për të garantuar stabilitetin energjetik të Shqipërisë përmes operacioneve të besueshme, thellimit të rrënjëve në punësimin lokal dhe investimeve në komunitet, si dhe duke nderuar besimin që Shqipëria na ka dhënë që prej vitit 2004.

Ne ecim përpara me përkushtim për të përmbushur përgjegjësitë tona ndaj Shqipërisë me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të vazhdueshme.

Bankers Petroleum Ltd.
Bankers Petroleum Albania Ltd.

Prokuroria e Fierit doli me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj.


Gjithashtu bëhet me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro. 

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

bankers petroleum albania fier

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë