LIVE UPDATES
Aktualitet

Pronarit i zaptojnë tokën me dokumente false, nuk rrethon dot pjesën e mbetur

Bëhet fjalë për qytetarin Selim Mcini, i cili tregon se ka përfituar një pronë me ligjin 7501, për të cilën ka nxjerrë certifikatë pronësie.

28 Qershor 2022, 21:55 Nga I.A
Pronarit i zaptojnë tokën me dokumente false, nuk rrethon dot
Selim Mcini

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronarit të një toke në Kamzë, të cilin i kanë zaptuar pronën dhe atë që ia kanë lënë të lirë, nuk e lejojnë që as ta rrethojë. Bëhet fjalë për qytetarin Selim Mcini, i cili tregon se ka përfituar një pronë me ligjin 7501, për të cilën ka nxjerrë certifikatë pronësie. Selimi u largua në Shqipëria në vitin 1997 dhe kur kthehet në 2014 e gjen pronën të zaptuar nga 4 persona.

Një zotëri me emrin Petrit Cumrraku ka bërë një akt-shitblerje, sikur Selimi ia ka shitur pronën, gjë që nuk është e vërtetë. Për të zotin, zaptuesit kishin lënë të lirë vetëm 1600 m2. Selimi bën kallëzim dhe nga hetimet që bëri prokuroria rezultoi se dokumenti i noterizuar tek noterja Myrvete Përmeti ishte i falsifikuar.

“Kam qenë banor nga viti 1950, kam përfituar një pronë me ligjin 7501. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1997 për nevojat e mia ekonomike jashtë vendit. Sipërfaqia e pronës ka qenë 5600 m2. Unë kam nxjerrë një certifikatë për 5600 m2. Jam kthyer në 2014. Në 2010 kam marrë vesh që prona më ishte pushtuar nga 4 persona; Mhill Meta, Simon Prendi, Isa Kabashi dhe Qamil Kabashi. Është një person, Petrit Cumrraku, i cili ka bërë një kontratë akt-marrëveshje shitje prone në emrin tim, sikur ma ka blerë mua pronën, kur unë nuk kam dijeni fare dhe nuk e njoh fare këtë person. Shkoj te noterja Myrvete Përmeti, më tha që nuk je ti personi që ke ardhur për këtë problem, janë dy burra dhe një femër. E gjej pronën të pushtuar. Më kishin ngelur vetëm 1600 m2 bosh. Dhe si përfundim bëj kallëzim në polici. Policia kallëzimin e dërgon në Prokurori. Prokuroria ia çon gjykatës së rrethit, ku gjykata e rrethit e nxjerr të falsifikuar dokumentin e akt-marrëveshjes së shitjes së pronës. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që prona të shkojë tek i zoti. Se çfarë do bëjë Apeli unë nuk di gjë fare. Çështja ka shkuar në Apel në 25.5.2017 edhe prej asaj kohe deri më sot unë nuk kam marrë asnjëlloj përgjigje”, thotë denoncuesi Selim Mcini.

Gjykata e Shkallës së parë vendos që prona të kthehet tek i zoti dhe çështja është tashmë në Apel. Problemi i dytë është se Selim Mcini kërkon të rrethojë tokën e mbetur, por njëri prej zaptuesve ka bërë një rrugë kalimi e për pasojë, njësia nuk i jep të drejtën për rrethim.

“Problemi i dytë është që unë kam 1600 m2 bosh. Këtë pronën bosh unë dua t’i bëj rrethim. Disa herë unë nuk shkuar në bashki dhe nuk ma ka aprovuar këtë vendim. Njëherë në 2016 ma dha vendimin rrethim nga Xhelal Mziu. Inspektori i zonës që quhet Ladovik Hysa ma hoqi rrethimin sepse pretendonte se një person aty ka bërë rrugë që ai rrugën e kishte në krahun e kundërt. Sipas njësisë thotë që nuk duhet të bllokohet rruga, kurse bashkia më ka dhënë lejen që në atë pronë nuk ka projekt rruge. Unë nuk po mundem dot që të rrethoj pronën time, nuk di ku të gjej zgjidhje. Ç’e dua pronën kur tjetri më kalon aty në rrugë mes pronës time, ka hapur rrugë 3 metra të gjerë, 100 metër gjatësi. Ai ngado që do kalojë prapë toka ime është ajo se është 200 metra linearë e gjatë. Andej e ka pas rrugën, këtu s’ka pasur rrugë fare, këtu ka qenë parcelë. Pres gjykatën që të japë vendimin e caktuar, por në pronën e lirë ku e kam dua që të bëj rrethimin se aty nuk ka projekt rruge”, shprehet Selimi.

Denoncuesi i është drejtuar Bashkisë së Kamzës, që thotë se aty nuk ka projekt për rrugë. Por njësia administrative numër 1 nuk e zbaton, megjithëse i kërkuan certifikatën e pronësisë dhe Selimi e paraqiti.

Administratori: Të kam thënë, në qoftë se e shkruan në deklaratë, që nuk ia bllokon rrugën atij tjetrit dhe të mbyllet procesi gjyqësor…Drejtohu gjykatës, se unë nuk mund ta gjej atë punë! Ma sill vendimin e gjykatës edhe të kalojnë andej! Pa sjellë një vendim gjykate, nuk mund ta lëshoj. Ti do me i blloku rrugën burrit të huaj dhe me hy në konflikt. Jo, s’të çoj unë në konflikt me dëshirën teme. Nga do kalojë ai? Ik tek bashkia, ankohu! Unë nuk mund ta nxjerr atë leje.

Por Bashkia Kamzë i ka kthyer përgjigje Selimit ku e informon se në atë zonë nuk ka patur projekt për rrugë, e mëgjithatë sërish administratori edhe pse ka dokumentin nga bashkia që kërkonte, refuzon të bëjë detyrën.

Marrë nga tvklan.al

selim mcini petrit cumrraku

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para