Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm teksa brezat e rinj po tkurren për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm.
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar.
Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e burrave në Shqipëri në vitin 2024 është 43,1 vjeç, ndërsa për gratë është 45,4 vjeç. Diferenca është 2,3 vjet.
Nëse dikur Shqipëria njihej si një nga vendet më të reja të Europës, sot tabloja po ndryshon me shpejtësi. Popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni vazhdon të zbrazë grupmoshat e reja. Në këtë transformim demografik, gratë po shfaqen si grupi që po plaket më shpejt. Sipas INSTAT, mosha mediane e grave ka arritur në 45,4 vjeç, duke kaluar për herë të parë pragun e 45 viteve.
Sipas raportit “Gratë dhe Burrat 2025” të INSTAT, mosha mediane e grave në vend ka arritur në 45,4 vjeç, ndërsa ajo e burrave është 43,1 vjeç. Kjo do të thotë se gjysma e grave në Shqipëri janë mbi moshën 45 vjeç, ndërsa gjysma nën këtë moshë.
Diferenca nuk lidhet me faktin që gratë po lindin më pak apo po largohen më pak nga vendi, por kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Gratë shqiptare jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat dhe si pasojë përbëjnë pjesën më të madhe të grupmoshave të avancuara.
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm teksa brezat e rinj po tkurren për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm. Të dhënat tregojnë edhe se brenda një viti, mosha mediane e grave u rrit me 0.7 vjet.
Në të njëjtën kohë, popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në fund të vitit 2024, vendi kishte 2,36 milionë banorë, 1,2% më pak se një vit më parë.
Numri i grave ra me 1%, ndërsa ai i burrave me 1,3%. Edhe pse gratë vazhdojnë të përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë, struktura e tyre po zhvendoset gradualisht drejt moshave më të mëdha.
Një faktor tjetër që po përshpejton plakjen është emigracioni.
Gjatë vitit 2024, migracioni neto rezultoi negativ si për gratë ashtu edhe për burrat, por numri i largimeve mbetet i lartë. Kur largohen kryesisht të rinjtë në moshë pune dhe lindjet bien nga viti në vit, pesha e grupmoshave të vjetra në popullsi rritet automatikisht.
Për ekonominë, kjo përkthehet në sfida konkrete. Një popullsi më e moshuar do të thotë më pak njerëz në tregun e punës, më shumë presion mbi skemën e pensioneve, rritje të kërkesës për shërbime shëndetësore dhe kujdes afatgjatë.
Për gratë, ndikimi është edhe më i madh, pasi ato jetojnë më gjatë dhe për rrjedhojë kalojnë më shumë vite në pension apo në nevojë për shërbime sociale dhe shëndetësore.
Nëse trendi aktual vazhdon, Shqipëria mund të përballet brenda pak dekadash me një strukturë popullsie ku grupmoshat e treta do të kenë peshë gjithnjë e më të madhe, ndërsa brezat e rinj do të jenë gjithnjë e më të paktë. Dhe siç tregojnë shifrat e INSTAT, kjo plakje po ndihet më fort te gratë sesa te burrat. /Monitor
Pamje VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Novoselë. Zjarri ka rënë në...
Protesta ne zvernec TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një nga rojet e siguris&...
TIRANË- Gazeta gjermane 'Süddeutsche Zeitung' i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Shqipëri, duke e l...
Posta Shqiptare TIRANË- Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyr...
Peter Magyar HUNGARI- Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka dhënë një mesazh unifikues nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor...
rezervuari në fshatin Gjinikas në Bashkinë Maliq KORÇË- Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit G...
Aurora Tila ITALI- Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Piace...
FUSHË- KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë...
Renis Dobra TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj A...