LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI- Pseudo pronari në Zvicër, ofron vende punë në këmbim të seksit

Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë.

18 Maj 2023, 21:14 Nga k.m.

DENONCIMI- Pseudo pronari në Zvicër, ofron vende punë në

Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra më e preferuar e komunikimit të mashtruesve.

I tillë është edhe rasti që Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes, ku një pseudo-menaxher kishte postuar njoftim për punë në Zvicër. Menaxheri përdorte një firmë pastrimi shumë të madhe  në Zyrih për të kontaktuar me vajzat, ku më pas si kusht kryesor punësimi kishte që ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë. Ajo tregon se ka punuar në Zvicër si dado fëmijësh dhe duke kërkuar ka parë njoftimin për vende pune të lira në një firmë pastrimi banesash. Ajo ka kontaktuar me numrin e afishur në njoftim dhe nga ana tjetër e telefonit i është përgjigjur dikush që ishte prezantuar me emrin Mërgim.  I riu  35 vjeçar siç ishte prezantuar punonte menaxher në këtë firmë në Zyrih dhe pa ndrojtje i kërkon Lorenës foto dhe moshën e më pas kushtin që duhet të punoje tek firma e tij.

”Të bësh seks me mua 1 herë në javë, rrogën e vendos vetë sa të duash” këto ishin fjalët e shkruara në whatsapp nga menaxheri.

Lorena shprehet se u shokua nga gjuha e përdorur  dhe nga kushtet e punës. “Ai shkruante se të paguante biletën e avionit, rrogën shumë të lartë” shprehet Lorena dhe në bazë të performancës seksuale nënshkruhej edhe kohëzgjatja e kontratës së punës. Të njëjtën gjë denoncuesja tregon se ky person ka bërë edhe me shoqet e saja që janë interesuar për punë. Ajo pohon se asnjëra nuk ka pranuar, por që do ta denoncojë si rast, pasi nuk do që femra të tjera të mashtrohen dhe mashtruesi të dënohet.

Pas denoncimit nga qytetarja, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me personin që mashtronte, duke kërkuar punë në firmën e pastrimit. Personi që ofronte këto punë u prezantua me emrin Mërgim Osmani, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut

Komunikimi me personin në fjalë u bë në rrjetet sociale, aty ku kishte shpallur njoftimin për vende pune së bashku me numrin e celularit.

Në fillim të bisedës, personi kërkon identitetin e vajzës dhe foto të saj. Ai përgjigjet se i pëlqen pamja dhe mund t’i presë menjëherë biletën për të shkuar në Zvicër. Personi, duke nisur nga fotoja, i ofron punë si sekretare personale në firmën e tij. Por ka edhe një kusht “të bëhesh e imja dhe të punosh”. Pyetjes se çfarë kuptimi “e imja”, ai përgjigjet shkurt “e dashura”.

Gazetarja dhe personi në fjalë vijojnë bisedën për kushtet e punës, për rrogën. Ai shkruan se “rrogën ta jap sa të kërkosh”, por vijon sërish me kushtin që një herë në javë të bëjnë seks. Personi e vijon bisedën, jo për kushtet e punës, por për aftësinë në shtrat të “punonjëses”. Dhe nëse atij i pëlqen kjo aftësi, ai të zgjat kontratën e punës dhe të shton rrogën.

Personi ishte i gatshëm që ta bënte kontratën deri në 2 vite, sërish nëse punonjësja bëhej e tij të paktën 1 herë në javë. Gazetarja e refuzon disa herë ofertën, duke u fokusuar më shumë te puna në firmë. Por ai i shkruan se ishte i gatshëm që për disa ditë t’i priste biletën e udhëtimit nga Shqipëria në Zvicër. Akomodimin e siguronte ai. Por, gjithmonë parësor kishte kushtin e provës (seks).

Ai i shkruan se, në momentin që punonjësja do të shkonte në Zvicër, të shkonin bashkë në hotel dhe më pas të diskutonin për kushtet e punës. Në biseda i tregon edhe adresën e punës, e cila sipas tij ishte në Zyrih. Po ashtu gazetarja i kërkon një foto të tij e cila nuk ishte e njëjtë me atë që i kishte nisur Lorenës.

Gazetarët e Fiks Fare vijojnë hulumtimet në internet, teksa gjejnë disa njoftime ku i njëjti person kërkonte punonjëse kujdestare fëmijësh. Gjithmonë vendi i punës ishte në Zvicër. Fiksi e kontakton me një numër dhe identitet tjetër.  Por personi që përgjigjet bën të njëjtën bisedë. Skema është e njëjtë, ai kërkon foto dhe nëse e pëlqen fizikisht, do të vendosë nëse do e marrë në punë!

Fiksi vendosi që të bëj një video-telefonatë me personin që ofron vende pune. Por u pa që nuk ishte asnjë nga personat e fotografive që i kishin çuar si gazetares ashtu edhe denoncueses. Ndërkohë, vajza që denoncoi te Fiksi këtë person, ishte rikthye në Zvicër ku punon si kujdestare fëmijësh në një familje. Ajo shkoi te adresa e firmës që pretendonte personi se ishte e tija, por aty nuk gjeti as firmë dhe as person. Pra çdo gjë ishte mashtrim./TopChannel

zvicer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj