LIVE UPDATES
Aktualitet

Psikiatrja lëshon raportin kundrejt 5.000 lekëve pa parë pacientin/ E bën të sëmurë pa e ditur se mund të jetë një maniak apo vrasës serial

Pasi bien dakord psikiatrja i lë takim në poliklinikë të nesërmen në ora 13:00 ku merr edhe turnin. Aty ajo do i japi edhe raportin mjekësor, ku e interesuara do e paraqesë në ambasadë.

2 Maj 2023, 20:53 Nga I.A
Psikiatrja lëshon raportin kundrejt 5.000 lekëve pa parë
Mjekja

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik mbi dhënien e diagnozës nga një mjeke psikiatre për një person, pa e vizituar dhe pa ditur asnjë të dhënë për të. Edhe pse në terr të plotë informativ mbi personin, mjekja psikiatre Greta Guga plotësoi një diagnozë kundrejt pagesës prej 5.000 lekësh.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se një mjeke psikiatre në Durrës lëshon raport mjekësor pa e parë pacientin. Mjafton t’i thuash diagnozën që do dhe kundrejt pagesës  psikiatrja ta dorëzon në dorë.

Fakti bëhet edhe më interesant, por i rëndë njëkohësisht, kur Fiks Fare kupton se këtë gjë e dinë edhe mjekët e familjes. Emri i parë ku të adresojnë është mjekja Greta Guga.

Kështu fillon edhe investigimi i Fiksit. Një bashkëpunëtore e emisionit fillimisht i drejtohet një mjeke familjeje, të cilës i thotë hallin që ka. Ajo i tregon se bashkëshortit të saj i është refuzuar viza për jashtë shtetit dy herë dhe kërkojnë që të paraqesin një dokument, ku ai ka probleme të shëndetit mendor dhe duhet t’i bashkohet vëllait të tij për t’u kuruar atje. Këtë sugjerim sipas bashkëpunëtores së Fiks-it ia ka bërë një avokat dhe kërkon ndihmë se si mund ta marrë këtë raport mjekësor.

Mjekja e familjes e cila i  ka dhënë një rekomandim tek një neurolog më përpara e pyet se çfarë ndodhi. Bashkëpuntorja e Fiksit i tregon se neurologu e kishte shumë të lartë pagesën rreth 100 mijë lekë për t’i dhënë raportin mjekësor që donte. Kështu mjekja e familjes i jep rekomandimin tjetër edhe pse personit që iu lëshua nuk ishte pacient i saj, kësaj radhe  i përmend emrin e psikiatre Gretës duke i thënë bashkëpunëtores së Fiks-it që t’i fliste edhe asaj hapur se për çfarë e donte dokumentin.

Fillimisht duke mësuar se mjekja psikiatre ka dhe një klinikë private, bashkëpunëtorja drejtohet atje duke i thënë se i duhej një diagnozë për të shoqin sikur kishte probleme të shëndetit mendor, edhe pse në të vërtet ai gëzon shëndet të plotë. Mjekja psikiatre pranon pa asnjë hezitim t’i japë raportin kundrejt 5000 lekëve. Madje ajo e pyet edhe sesi e interesuara e do diagnozën. Pasi bien dakord psikiatrja i lë takim në poliklinikë të nesërmen në ora 13:00 ku merr edhe turnin. Aty ajo do i japi edhe raportin mjekësor, ku e interesuara do e paraqesë në ambasadë.

Pasi bën pagesën prej 5000 lekësh bashkëpunëtorja e Fiksit pajiset me diagnozën nga psikiatrja Guga. Në të shkruhet  ekzaminimet “Çrregullim ankthi, pacienti me ankth, pagjumësi, ulje të oreksit, me atake paniku të herë pas hershme…” etj madje edhe trajtimi i rekomanduar. Më pas, në raport shkruhet “Të mbështetet nga familjarët, të rikonsultohet pas tre muajsh, por më kryesorja të shoqërohet nga familjarët sidomos vëllai që qëndron larg“.

Raporti përmban numrin e regjistrit 584, datën 28.03.2023 si dhe vulën e mjekes psikiatre Greta Guga. Pacientin për të cilin mjekja lëshoi raportin, as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë asnjëherë në jetën e saj.

Por çfarë mund të bëhet më një dokument të tillë në dorë?

Fiks Fare pyeti disa avokatë që çfarë vlere ligjore ka ky raport dhe çfarë lehtësirash sjell për njerëzit që kanë kryer vepra penale.

Avokatët pranojnë që raporti është i ligjshëm dhe në çdo situatë që mund të ndodhet i akuzuari për vepra të ndryshme penale ka lehtësira ligjore. Me paraqitjen e një raporti të tillë një gjyqtar mund të ndërrojë masën e sigurisë të një akuzuari si për shembull nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Marrë nga Top Channel

greta guga

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Maj 2023, 14:50 m.s

Arrestohen disa persona në Tiranë

TIRANË- Policia ka marrë një sërë masash ndaj katër shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penal...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet