LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësi i burgut akuzohet se porositi vrasjen e dy personave/ Avokatja: S'ka prova, është i gjithi serial me puntata

Avokatja tha se e gjithë kjo ngjarje është një serial me puntata, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

6 Tetor 2022, 23:43 Nga F.M
Punonjësi i burgut akuzohet se porositi vrasjen e dy personave/ Avokatja:
Avokatja e Flamur Bejkos

TIRANË- Avokatja e ish-punonjësit të burgjeve, Flamur Bejko, i cili akuzohet si i implikuar në porosinë e dy vrasjeve, që u zbardhën pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj thotë se drejtësia nuk ka prova të mjaftueshme për klientin e saj. Në një deklaratë për mediat, pas seancës gjyqësore, avokatja tha se e gjithë kjo ngjarje është një serial me puntata, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

"Nuk ka asnjë provë, është i gjithi një serial me puntata, ku asnjëra nga puntatat nuk ka asnjë pikë takimi as në hapësirë as në kohë. Pra nuk ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar jo e jo por as për të marrë një akuzë të tillë secili nga shtetasit. Numri i të pandehurve që u lanë në burg është shumë I madh, janë rreth 15 dhe unë nuk mund të citoj. Klienti im mbeti në burg që është totalisht pa asnjë provë. Masa për vëllezërit Beqiraj është arrest me burg pa afat,"- tha ajo.

Sipas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj, ish-punonjësi i Burgjeve Flamur Bejko, i kishte dhënë atyre paradhënie, për të kryer një atentat ndaj dy personave. Vëllezërit Beqiraj treguan se Bejko, u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Masat që u dhanë sot:

‘Burg pa afat’:

Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës

Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës

Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës

Burg me afat 45 ditë:

Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës

Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë

Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë

Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth

Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë

Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak

Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës

Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës

Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës

Altin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Për Ilirjan Feçin, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, u referuan materialet shtesë në Prokurori.

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.  Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. 

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.

flamur bejko operacioni poorsitesi indrit beqiraj gentjan beqiraj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet