30 Nëntor 2023, 09:19
Nga A.B
Arma
VLORË- Dy persona janë arrestuar sot në Vlorë, pasi u kapën ndërsa lëviznin me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.
Jurges Gurthi dhe Egent Alku, përkatësisht 27 dhe 45 vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur duke udhëtuar me armë në makinë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Jurgen Gurthi dhe pasagjer shtetasin Egent Alku., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
jurges gurthi egent alku
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 07:28
A.B
Moti
TIRANË- Ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me altern...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 07:19
A.B
Aksident
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin nacional Berat-Dimal, në fsha...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 07:12
A.B
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Rap...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:51
a.l
Open
TIRANË- Shkrimtari Ben Blushi thotë se në studion e “Open” në News 24, se beson se do të ketë një ...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:33
a.l
Ben Blushi
TIRANË- Ben Blushi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për librin e tij më t&e...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:23
a.l
Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu
ELBASAN- Arrestimi i bujshëm i dy të rinjve në Elbasan në tetor 2022, me një arsenal armës...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:18
a.l
Atentati
LEZHË- Por ndërsa pritej që Erind Bardhi dhe babai i tij Martin Bardhi të përgjigjeshin përpara drejtësisë...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:13
a.l
Reçet
TIRANË- Por kush ishte Marjan Marku, që kishte ndryshuar gjeneralitetet në Martin Bardhi dhe cila ishte ngjarja e ndodhur jo s...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 20:47
a.l
Policia Korçë
KORÇË- Një 20-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Korçë dhe nuk ësh...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 20:35
a.l
Martin Bardhi
RRËSHEN- Martin Bardhi sapo ishte liruar nga qelia. Ku po qëndronte prej disa muajsh, pas një tentative të dështuar...