LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia kap pas 6 orësh “Radarin”, peshkatarin e dënuar më parë për drogë dhe plagosje

•Pas gjashtë orë kërkimesh, policia e Sarandës ka kapur 52-vjeçarin Fatmir Jashari, i cili plagosi me thikë dy persona. •Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, plagosi gjatë mesditës së sotme me thikë dy persona në Sarandë, të cilët janë jashtë rrezikut. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari ka plagosur me thikë Edmond Sulon, 54-vjeç dhe Spiro Llambrin, 62- vjeç. •Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës. • Fatmir Jashari i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar, rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz për “trafik droge”, ngjarje për të cilën u dënua me 2 vjet burg. • Po kështu është arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës, pasi është kapur me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Është arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuanë. • Gjatë kontrollit të banesës se Fatmir Jasharit në 2009, u gjetën 3 armë zjarri automatike tip kallashnikovë, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kapet pas 6 orësh 52-vjeçari që plagosi 2 persona, në banesë iu gjet lëndë plasëse artizanale, kapsolla detonatore dhe fishekë luftarakë

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia kap pas 6 orësh
Fatmir Jashari

SARANDË- Pas gjashtë orë kërkimesh, policia e Sarandës ka kapur 52-vjeçarin Fatmir Jashari, i cili plagosi me thikë dy persona. Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë Edmond Sulon 54-vjeç dhe Spiro Llambrin 62- vjeç, të dy banues në Sarandë.

Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi nga policia

“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. J. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore  dhe 3 fishekë luftarakë. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. J., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Plagosi dy persona në Sarandë, del fotoja e 52- vjeçarit të shpallur në kërkim (FOTO)

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia kap pas 6 orësh
Fatmir Jashari

TIRANË- Personi në foto është Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, i cili plagosi gjatë mesditës së sotme me thikë dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari ka plagosur me mjet prerës (thikë) Edmond Sulon 54-vjeç dhe Spiro Llambrin 62- vjeç, të dy banues në Sarandë. Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës.

Ja për çfarë është dënuar Fatmir Jashari

Ai rezulton me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar tre herë për vepra të ndryshme penale. Fatmir Jashari është arrestuar në vitin 2000 ne Korfuz, nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente 'trafik droge', ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg. Po kështu është arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Është arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.

Gjatë kontrollit te banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë. Ndërsa në vitin 2013 në automjetin që u kap me drogë, i’u gjet 1 kallashnikov ndërsa në banesë disa kapsolla detonatorë.

3 VITE ME PARE

Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatari i dënuar me parë për drogë dhe plagosje

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia kap pas 6 orësh
Rajoni i policise Sarande

SARANDË/Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin i cili plagosi me thikë këtë mesditë dy persona në Sarandë. Autori i dyshuar është Fatmir Jashari, 52-vjeç, i cili plagosi shtetasit Edmond Sulo, 54-vjeç dhe Spiro Llambri, 62-vjeç. Të plagosurit, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoi i njohur me pseudonimin “Radari”, i dënuar për “trafik droge”

Mësohet Fatmir Jashari i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar, rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cili kryente 'trafik droge', ngjarje për të cilën u dënua me 2 vjet burg. Po ashtu i arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit të banesës se Fatmir Jasharit në 2009, u gjetën 3 armë zjarri automatike tip kallashnikovë, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.

3 VITE ME PARE

Plagoset me thikë në kokë 54-vjeçari në Sarandë, Policia në kërkim të autorit (EMRI)

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia kap pas 6 orësh
Policia

SARANDË- Një 54-vjeçar është plagosur në lagjen numër 2 në Sarandë. Bëhet fjalë për Edmond Sulon, 54-vjeçari i cili u paraqit në urgjencë me dy plagë të shkaktuara nga mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Nga të dhënat e para, 54-vjeçari është sulmuar me thikë nga një person, i cili është shpallur në kërkim policor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

radari fatmir jashari sarande

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet