Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Plani parashikon pesë hapa kryesorë: identifikimin e të gjitha profesioneve që rregullohen me ligj ose praktikë administrative; përcaktimin e aktiviteteve dhe titujve të mbrojtur për secilin profesion; testimin nëse kufizimet aktuale janë proporcionale; miratimin dhe dërgimin e listës zyrtare në Komisionin Evropian; si dhe publikimin dhe përditësimin periodik të saj.
Qeveria po përgatitet të nisë një rishikim të plotë të rregullave që përcaktojnë aksesin në qindra profesione, në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një projektvendimi të Ministrisë së Arsimit, pritet të miratohet Plani Kombëtar i Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, dokumenti që do të shërbejë si bazë për inventarizimin dhe analizimin e 323 profesioneve të rregulluara në vend. Këto tashmë janë në fazë konsultimi.
Nisma është pjesë e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të Grupkapitullit 2 “Tregu i Brendshëm” dhe synon përmbushjen e kërkesave të Direktivës 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale. Sipas relacionit, kriteri përmbyllës kërkon që “Shqipëria ka miratuar dhe i ka paraqitur Komisionit Europian një listë të profesioneve të rregulluara… duke specifikuar aktivitetet që mbulohen nga secili profesion, si dhe justifikimet përkatëse mbi rregullimin e tyre.”
Procesi nuk kufizohet në hartimin e një liste. Plani parashikon pesë hapa kryesorë: identifikimin e të gjitha profesioneve që rregullohen me ligj ose praktikë administrative; përcaktimin e aktiviteteve dhe titujve të mbrojtur për secilin profesion; testimin nëse kufizimet aktuale janë proporcionale; miratimin dhe dërgimin e listës zyrtare në Komisionin Evropian; si dhe publikimin dhe përditësimin periodik të saj.
Dokumenti thekson se objektivi është krijimi i një sistemi të unifikuar për identifikimin, analizimin dhe monitorimin e profesioneve të rregulluara, duke garantuar transparencë më të madhe dhe përafrim me standardet europiane. Në këtë kuadër, qeveria synon edhe “identifikimin sistematik dhe konsolidimin e listës kombëtare të 323 profesioneve të rregulluara, të shtrira në 11 autoritete rregullatore qendrore”, si bazë për raportimin pranë Komisionit Evropian.
Plani parashikon gjithashtu ngritjen e një baze kombëtare elektronike të profesioneve të rregulluara, e cila do të funksionojë si pikë e vetme informacioni për qytetarët, profesionistët dhe institucionet, ndërsa në fazën e dytë do të lidhet edhe me databazat rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian.
Në praktikë, rishikimi do të prekë një gamë të gjerë profesionesh nga drejtësia, shëndetësia dhe inxhinieria, te arsimi, transporti, financat, turizmi dhe sigurimet, duke krijuar për herë të parë një inventar të plotë kombëtar të profesioneve të licencuara dhe kritereve që justifikojnë rregullimin e tyre./Monitor
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe ...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë. Një automje...
Pamje BRUKSEL- Emigratët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme përballë godinës së Këshillit Europian, pë...
Pamje Cërrik- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në fshatin Qyrkan te Një...
Foto TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika ka reaguar për çështje që lidhen me integ...
Foto TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, një qytetare ka mbajtur fjalimin e saj ku ka shprehur shqetësimin për ...
Pamje nga vendngjarja CËRRIK- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare, pas aksidenti falat i cili ndodhi pak orë më par...
Pamje TIRANË- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar tubimin me një marshim përgjat&eum...
Foto TIRANË- Një vogëlush i cili ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, tha se edhe fëmij&...
Foto TIRANË- Një biznesmen nga Vlora, ka marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë këtë te martë, ku k...