6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.
TIRANA- Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.
Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.
“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.
Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:
– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;
– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha nd&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të vijojë mon...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashiko...
foto nga emisioni TIRANË- E rrethuar nga të gjitha anët me pallate, me një oborr të vogël, pa salla të mjaftueshme, godi...
foto ilustruese TIRANË- Krejt ndryshe nga premtimi për reduktimin e stokut, reforma në sistemin gjyqësor, e cila u finalizua në f...
foto ilustruese TIRANË- E gjitha nisi si një seancë e zakonshme civile. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri ...
foto ilustruese TIRANË- Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u n...
Diella TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pages&eum...
foto ilustruese TIRANË- Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla ...