All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Qindra të moshuar presin pensionet/ Fenomeni i zhdukjes së dokumenteve në ish-Kooperativa, ende pa zgjidhje

Objekti i padisë të të moshuarës i dorëzuar në Gjykatën e Krujës kishte si të paditur Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe objekti ishte vënia në lëvizje e gjykatave për ti provuar asaj angazhimin në ish kooperativat bujqësore.

6 Korrik 2022, 16:50 Nga k.m.
Qindra të moshuar presin pensionet/ Fenomeni i zhdukjes së dokumenteve
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Marjana D. është një ndër ata qindra pensionistë që ju drejtua gjykatave për të vërtetuar se ajo kishte punuar në kooperativë gjatë komunizmit dhe se dokumentet ishin zhdukur. Të moshuarës, nga trazirat nuk i përmbusheshin vitet dhe në këto kushte ajo nisi betejën dhe zvarritjen në gjyqësor. Objekti i padisë të të moshuarës i dorëzuar në Gjykatën e Krujës kishte si të paditur Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe objekti ishte vënia në lëvizje e gjykatave për ti provuar asaj angazhimin në ish kooperativat bujqësore.

“Kërkoj vërtetim të faktit juridik se unë M.D kam qenë në marrëdhënie pune pranë ish kooperativës Bilaj për periudhën nga vitit 1981 deri në vitin 1988 dhe se kam realizuar normën 230 ditë për çdo vit kalendarik”.

Por e moshuara, “ndonëse këmbëngulte se punoi në kooperativë, nuk kishte me vete asnjë dokument që e provonte diçka të tillë”, përmend gjykata për Gazetasi.al, duke prekur një nga fenomenet më të spikatura në të gjitha gjykatat shqiptare. E lodhur nga mohimi i të drejtës së pensionit, e moshuara  këmbëngul se në vitin 2020 u publikua një vendim i Këshillit të Ministrave numër 432/2021 ku flitej për ish kooperativat dhe mungesën e dokumenteve.

“Në këtë listë gjendet edhe rrethi Krujë, ku përfshihen ish Kooperativa Bujqësore Borizanë, Thumanë dhe Bushnesh duke mos u përfshirë ish Kooperativa Bujqësore Bilaj”, këmbëngul e moshuara sipas të cilës shteti nga mos përmbushja e dokumenteve i lidhi pension të pjesshëm për vjetërsi në punë prej 18 vite e 3 muaj.

“Nuk mu njoh periudha e punës në kooperativë”, shton e moshuara në gjykatë.

Gjykata vlerëson se duke depozituar një kërkesë me numër 540 në vitin 2020, gruaja nisi proceset pasi ju dha pension pleqërie i paplotë dhe ajo ende vazhdon të presë në gjykatën e Krujës. Por teksa ligji thotë se “Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991” dhjetra të moshuar vazhdojnë të presin gjykatat dhe për pasojë vendimet e tyre për të fituar pensionin e plotë.

“Nuk mund të deklaroj me përgjegjësi dhe saktësi se sa është numri i paditësve që janë të moshuar dhe që presin aktualisht në Gjykatën e Apelit Administrativ”, deklaroi një nga gjyqtarët e Gjykatës Administrative në kryeqytet, sipas të cilit gjatë prononcimit për Gazetasi.al fluksi i dosjeve ka krijuar ngërç dhe për pasojë drejtësi të vonuar për këtë kategori.

“Ka prej atyre të moshuarve që mund të kenë ndërruar jetë dhe është për të ardhur keq që ne nuk mundemi të shqyrtojmë në kohë padi të tilla”, deklaroi më tej gjyqtari në anonimitet.

Por mes shumë kërkesave të drejtuara gjykatës, ka nga ata shtetas që kërkojnë përshpejtim të procesit për shkak të moshës.

“Po shkoj 72 vjeçe dhe dua që ta shijoj pensionin e pleqërisë”, thotë Fitnete P., një grua e cila vuan nga diabeti dhe ka një sërë komplikacionesh të tjera, por që edhe ajo nuk po vërteton dot 12 vite të zhdukura në ish kooperativat e Bulqizës.

Të njëjtin fat pati edhe Floresha A. e cila aktualisht jeton në kryeqytet por dikur jetoi dhe punoi në fshatin Damës. Ajo vazhdon të presë nga gjykatat pasi Drejtoria Rajonale e ISSH e njoftoi se nga verifikimet e kryera rezulton se nuk disponohet dokumentacion nga Arkivi i Fierit.

“Për vitin 1986 në ish kooperativën bujqësore Damës nuk figuron emri i paditëses dhe se për muajt shtator-tetor 1997 dhe tetor 2002, paditësja nuk ka emrin në listëpagesa. Pala e paditur ka vlerësuar se paditësja ka 13 vite e 4 muaj punë duke kthyer dokumentet deri në përmbushjen e kushtit të vjetërsisë”, shkruan institucioni i paditur për zhdukjen e dokumenteve duke i dhënë vërtetim negativ për vjetërsinë në punë ndonëse në shkresa pranohet se dokumentacioni për këtë ish kooperativë është djegur në atë kohë.

Historitë që ju vendosën në dispozicion Gazetasi.al nga Gjykatat administrative për të moshuar që nuk po sigurojnë dot dokumentacionin janë nga më të ndryshmet që lidhen jo vetëm me zhdukjen e shkresave gjatë kohës së kumunizmit për ish kooperativat por edhe për ndërmarrjet gjatë vitit të trazuar 1997.

Një ndër ta, Zamir T. gjendet nën proces gjyqësor pranë Gjirokastrës pasi angazhimi i tij në ndërmarrjen e farave në Përmet nuk vërtetohet.

“Ky shtetas ka punuar në këtë ndërmarrje nga 1 janari 1988 deri në mars 1997 por vitet nuk provohen për shkak të zhdukjes së dokumenteve”, përmendet në padinë administrative.

“Nëse do të jepja një shifër të përafërt mund të them se numri i të moshuarve që vazhdojnë prej vitesh të kenë këtë problem, për të mos thënë dekada histori gjyqësore shkon nga 5 mijë deri në 6 mijë të tillë dhe është një fenomen shqetësues, diçka që shteti nuk po arrin ta zgjidhë ndonëse në fund të vitit të kaluar u kërkua një shfryrje e dosjeve në Gjykatën e Lartë duke listuar rastet se kur shteti heq dorë nga rekurset. Ndoshta institucionet që kanë rekursuar padi të tilla duhet të tërhiqen sepse është kaluar përtej çdo limiti human për ti garantuar qytetarëve të drejtën e një pensioni”, mbyll për Gazetasi.al burimi pranë Gjykatës së apelit administrativ.

Nga ana tjetër, shumica e çështjeve që lidhen me ish kooperativat po procesohen nga gjykatat me thirrjen e dëshmitarëve si banorë apo punëtorë që vërtetojnë se paditësi ka punuar në ish kooperativën bujqësore por edhe kjo mënyrë kërkon kohë dhe seanca që vetëm zgjatin dhe që rrallë herë japin drejtësi në kohë./Marrë nga GazetaSi

ish-kooperativa bujqësore pensionet e te moshuarve

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet