"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Aktualitet
RAI 3 për protestat në Ballkan: Vuçiç dha dorëheqjen, a do të ndjekë edhe Rama shembullin e tij?
Në një analizë të thelluar, media italiane raporton dorëheqjen surprizë të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas një presioni disamujor nga protestat masive të udhëhequra nga studentët dhe brezi i ri, Gen Z.
28 Qershor 2026, 22:27Nga D.S
ITALI- Televizioni publik italian, RAI 3, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë situatës politike në rajonin tonë, duke vënë në dukje paralelizmat mes lëvizjeve qytetare në Serbi dhe Shqipëri.
Në një analizë të thelluar, media italiane raporton dorëheqjen surprizë të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas një presioni disamujor nga protestat masive të udhëhequra nga studentët dhe brezi i ri, Gen Z.
Sipas RAI 3, fryma e revoltës që çoi në dorëheqjen e kreut të shtetit serb për shkak të akuzave për korrupsion, është e njëjtë me atë që po vërehet aktualisht në Tiranë. Reportazhi thekson se prej një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë po marshojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mosdakordësinë e tyre për politikat qeverisëse./Dosja.al