LIVE UPDATES
Politike

"Rama sulmon gjykatësit që zbatojnë ligjin"/ Berisha: Unë luftoj për ligjin, nuk kam sulmuar asnjë gjykatës apo prokuror pa fakte

Berisha tha se ndryshe nga Rama, ai nuk ka sulmuar kurrë asnjë përfaqësues të drejtësisë pa fakte dhe prova konkrete.

7 Tetor 2025, 13:26 Nga I.A

"Rama sulmon gjykatësit që zbatojnë ligjin"/ Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se sulmon gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin. Berisha tha se ndryshe nga Rama, ai nuk ka sulmuar kurrë asnjë përfaqësues të drejtësisë pa fakte dhe prova konkrete.

Ai përmendi raste konkrete, përfshirë gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin Altin Dumani, për të cilët deklaroi se ka bërë publike dokumente zyrtare që sipas tij vërtetojnë shkelje serioze ligjore dhe penale. Berisha e cilësoi reagimin e Ramës si një akt frikë dhe tentativë për të kontrolluar sistemin e drejtësisë përmes presionit politik dhe sulmeve personale ndaj atyre që nuk i binden urdhrave të tij.

Deklarata e Berishës:

Ju lutem, mos krahasoni të pakrahasueshmen. Çfarë mund t’u them unë ju? Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës dhe në qoftë se ti mban në detyrë një gjykatëse delinkuente, dhe e mban atë vetëm për qëllime politike, se ka dosjen e Ilir Metës apo tjetër kujt, ti damkos drejtësinë. Unë nuk mund të mos u them shqiptarëve të vërtetën. Dhe në qoftë se unë kam folur për Irena Gjokën, besoj se jeni dëshmitarë se për çdo denoncim kam nxjerrë dokumente. Nuk kam bërë asnjë denoncim pa dokumente. Kam deklaruar se e kam shkarkuar për korrupsion dhe e ka mohuar, kam nxjerrë vendimin për korrupsion. Kam deklaruar se është përzënë nga Greqia për falsifikim dokumentesh, e ka mohuar. Kam nxjerrë dokumentet nga autoritetet greke që ka qenë.

Kam deklaruar se ka qenë e dënuar me burg nga gjykata greke, e ka mohuar. Kam nxjerrë para jush dokumentet e drejtësisë greke që e ka dënuar. Kam deklaruar se ajo këto nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Kam nxjerrë formularin e dekriminalizimit ku nuk janë të deklaruara dhe kjo përbën krim. Kam deklaruar se kjo nuk i ka deklaruar në formularin e vetingut. Kam nxjerr formularin që kjo bën krim. Dhe kjo mbrohet nga Altin Troplini, i cili ka hapur dosje pa emër vetëm e vetëm për ta mbajtur në detyrë. A nuk është detyrë e imja si deputet, si kryetar i një partie politike që të bëj publike të gjitha? A e dini që kjo që bën ajo është krim në vazhdim? Se kur unë solla dokumentin me vulë apostile të dënimit të saj me burg, ajo i tha BIRN se unë nuk kam asnjë dënim.

Ky quhet krim në vazhdim dhe ajo mbahet në detyrë. Atë e mban Edi Rama me Altin Troplinin, sepse ç’kusur kanë gjykatësit dhe prokurorët e tjerë të mbajnë turpet e saj? Ose po marr Altin Troplinin, asnjë gjë, asnjë akuzë, absolutisht asnjë nuk i kam bërë dhe nuk i lejoj kurrë t’i bëj pa fakte. Po, e kam akuzuar për dosjet elektorale, 184 dhe 339, po ky është fakt, është fakt botëror. Fakt ndërkombëtar. Dhe ky mercenar, ky ushtar i Ymer Lalës, që e merr në pyetje, i bën 19 pyetje dhe nuk e pyet për vrasjen, për të cilën duhej ta pyeste, ky amniston krimin elektoral. Kam paraqitur para jush dosjet e kolegëve të tij që marrin para nga banda e Elbasanit. Aty i ka.

Çfarë duhet të bëj unë? T’i fsheh këto? A është detyra ime t’i bëj publike këto? Dhe ky, jo që nuk ka mbajtur qëndrim, por mendoi se do më kërcënonte po të publikoja dosjen. Pra, t’i fshihja unë sipas tij. Ndërkohë kur thirri njërin prej tyre pasi e ngrita unë, ai i tha: shihi pak ato pyetjet që i bën Ymer Lalës ti. Dhe e uli kokën. Ymer Lala u akuzua për vrasje nga i penduari i drejtësisë dhe ky vetëm për vrasje nuk e pyeti dhe Ymer Lala është i lirë.
Tjetër. Ka 4 banesa. Tre të vetat dhe njërën kollovar tek vjehrri. Pra, unë nuk akuzoj kurrë njeri pa fakte, por natyrisht nuk mund të pranoj kurrë akte të tilla kriminale. Dhe të garantoj se këto janë arsyet pse është ai reagim.

Shihni pak se si ka reaguar pas statusit tim e të tjerëve me radhë, që për mua është i papranueshëm reagimi. Por vetëm një gjë, të mos mendojmë se njerëzit hanë har. Jo. Njerëzit kanë logjikën e tyre. Ama kanë dhimbje të tmerrshme nga mungesa e procesit ligjor. Mjafton vetëm kjo për të përmbysur çdo regjim. Edi Rama i ka sulmuar sepse nuk arrestuan Sali Berishën. Jo, këtu jemi. Kujto fjalën e tij, Spakun që e krijuam ne. Sepse nuk arrestuan Ilir Metën. Edi Rama i ka sulmuar sepse ata që i paguajnë miliona për katet shtesë, ua legalizon, kurse prokurores që zbaton vendimin e tij strikt, i bën gjyqin publik dhe i kërkon të largohet. Apo gjykatësit, se mua më tha një gjykatës i ndershëm, që jep një vendim në përputhje me vendimet ekzistuese, i vërsulet si rrugaç ordiner.

Nuk mund t’i thuash tjetrit ashtu ti, të shfrytëzosh pushtetin për të sharë tjetrin, je më keq se rrugaç. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Po kur i vërsulesh një njeriu që bën ligjin aty, çfarë krahasimi ka aty?
Ata zbatojnë ligjin, ky i sulmon. Kurse unë luftoj për ligjin. Unë nuk sulmoj gjykatës pa fakte dhe pa interes publik. Nuk kam asgjë personale në këtë mes. Jo. Nuk duhet t’i ngatërrojmë gjërat se nuk i shërben.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet