12 Dhjetor 2022, 10:56
Nga a.l
protesta
DIBËR- Banorët e tre fshatrave në Dibër kanë protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit për fshatin Maqellarë. Më konkretisht, projekti prek banorët e Kërçishtit të Poshtëm, Kërçishtit të Sipërm dhe Kllobçishtit të cilët nuk pranojnë marrjen e ujit në malin mbi fshatrat e tyre për banorët e Maqellarës. Ata shprehen se uji është i vetmi që siguron jetesën e tyre pasi merren me bujqësi dhe se nuk do t'a lejojnë Bashkinë të ndërhyjë për ndërtimin e ujësjellësit.
“Në 30 vite demokraci i kanë vënë këmbën në fyt fshatit. Nuk kemi ku të marrim ujë. I bëjmë thirrje pushtetarëve të vejnë dorën në zemër dhe të mendojnë. Çfarë bëjnë kështu? Është gjynah të marrin ujin fëmijëve”, ka thënë një prej banorëve.
“Ne jemi fermerë. Edi Rama thotë fermerët të shtojnë blegtorinë, por ajo blegtori nuk do ujë, tokë. Si do t’ja bëjmë’, ka thënë një tjetër banore.
Banorët paralajmëruan se protesta do të vijojë dhe se nëse do të ishte e arsyeshme do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.
Prej disa ditësh banorët e tre fshatrave në Dibër kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë për ndërtimin e ujësjellësit teksa janë shprehur të revoltuar se ata nuk kanë bërë asnjë marrëvëshje lidhur me këtë projekt. Ata më herët janë shprehur se prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim në këto fshatra, ndërsa tashmë nuk do u lejojnë atyre të marrin edhe ujin.
banoret e dibres ne proteste
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 11:10
k.m.
Foto ilustruese
Shumë qytetarë po zvarriten gjykatave dhe stoku i çështjeve ka shkuar mbi 30 mijë. Por disa nuk dorëzohen e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:56
a.l
Moti i keq
SHKODËR- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit lidhur me situatën e motit të keq në vend. Në njoftimin z...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:48
k.m.
Erjon Alibej
ELBASAN- Tre dronë të kapur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në banes&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:42
a.l
Durrës
DURRËS- Reshjet intensive të shiut që nisën që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:39
A.B
Kudusi Shahu
TIRANË- Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu është shkarkuar nga detya. Atij iu zbuluan probleme në pasuri ç'ka s...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës n&...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 09:56
a.l
Moti i keq në Elbasan
ELBASAN- Moti i keq në Elbasan ku reshjet e shiut kanë qenë prezente edhe gjatë mbrëmjes ka shkaktuar p...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:06
d.a.
Viktima dhe autori
GREQI- 24-vjeçari shqiptar, i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare gjithashtu shqiptare, tentoi të mashtr...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:16
k.m.
Foto nga dokumentat
TIRANË- Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Bren...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:09
A.B
Banoret
FIER- Banorët e Beshanit të Fierit janë ngritur ditën e sotme në protestë, duke bllokuar autostradën Levan-Fier....