LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Komitetit të Helsinkit: Krizë politike dhe gjuhë urrejtje

Raporti vlerëson punën e nisur nga institucionet e reja të drejtësisë pas reformimit, ndërsa sheh me shqetësim shkrirjen e gati gjysmës së gjykatave të vendit për shkak të hartës së re gjyqësore.

22 Dhjetor 2023, 18:50 Nga I.A
Raporti i Komitetit të Helsinkit: Krizë politike dhe gjuhë
Erida Skëndaj

TIRANË- Në Tiranë Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha sot në një raport se tensionet në jetën politike të vendit po pengon zhvillimin e qëndrueshëm të shumë sektorëve, mes të cilëve të drejtat e njeriut dhe institucioneve demokratike. Raporti vlerëson punën e nisur nga institucionet e reja të drejtësisë pas reformimit, ndërsa sheh me shqetësim shkrirjen e gati gjysmës së gjykatave të vendit për shkak të hartës së re gjyqësore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot gjetjet kryesore të Raportit Krahasimor 2-vjeçar të Monitorimit (2022 - 2023) mbi respektimin e drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri. KSHH shprehu shqetësim për zhvillimet politike në Shqipëri, të cilat kanë dëmtuar institucionet demokratike dhe jetën e qytetarëve.

Komiteti vëren në Raport një mungesë sistematike të reagimit të Kuvendit për tu dhënë përgjigj kauzave, që ngrihen nga shoqëria civile përmes peticionesh, si dhe mungesën e konsultimeve me grupet e interesit me komisionet parlamentare dhe institucioneve të pavarura. Kuvendi i jep përparësi nismave ligjore të ardhura nga qeveria, duke krijuar një praktikë jo të barabarta.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha jeta politike në vend është shumë e tensionuar dhe kjo pengon zhvillimin e qëndrueshëm të shumë fushave, mes të tjerave edhe respektimin e të drejtave njerëzore.

“Kriza e brendshme politike këto dy vitet e fundit ka sjellë një polarizim të tejskajshëm, gjuhë të paprecedentë urrejtje, konflikte në parlament dhe mungesë të dialogut, i cili është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe qëndrueshmërinë e reformave. Kjo situatë ka dobësuar vlerat themelore të demokracisë si toleranca, gjithëpërfshirja, transparenca dhe llogaridhënia”, theksoi zonja Skëndaj.

Në Raport thuhet se harta e re gjyqësore solli shkrirjen e 18 gjykatave, ose afro e gjykatave në shkallë vendi, duke sjellë një situatë të jashtëzakonshme, ku kostot avokatore janë rritur nga 50-200 për qind, nga ana tjetër integriteti i institucioneve të reja të drejtësisë si KLGJ dhe KLP, sepse ka të dhëna për emërime nepotike në prokurori dhe polici gjyqësore persona me lidhje familjare mes tyre dhe me politikanë të lartë.

Vetingu, sipas raportit, ende nuk ka dhënë efektet e pritura për të vënë para drejtësisë ata që dolën me pasuri të pajustifikueshme.

Zonja Skëndaj vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë kundër korrupsionit, por tha se edhe parandalimi i korrupsionit është një fushë ku nevojitet vëmendje më e madhe.

“Komiteti i Helsinkit vlerëson si pozitivë veprimtarinë e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat po hedhin bazat e para në luftën kundër pandëshkueshmërisë, si zyrtarëve të nivelit të lartë të akuzuar për korrupsion. Të dhënat e procedimeve të SPAK-ut nxjerrin në pah një besim të shtuar të denoncuesve në misionin e tij. Por nga ana tjetër, ky besim nuk reflektohet në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm”, theksoi zonja Skëndaj.

Raporti krahasimor dyvjecar mbi të drejtat e njeriut u paraqit sot në tubimin e 33 vjetorit të krijimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si një nga forumet e para të shoqërisë civile në shqipëri. Regjisori i njohur Kujtim Cashku është një nga bashkëthemeluesit e kësaj organizate, ku për herë të parë u ngrit zëri për mbrojtjen e të drejtave njerëzore pas afro gjysmë shekulli diktaturë komuniste.

“Shqiptarët ishin shumë të lodhur nga ligjet e diktaturës, dhe nga frika u detyruan t’i zbatojnë ato. Por më pas demonstruam që ne nuk ishim ende të zotë të administronim ligjet në liri. Sot kemi disa ligje sipas standarteve nga vendet e qytetëruara demokratike, por vërej se shumë ligje dhe zbatimi i tyre janë shumë larg nga individi. Kjo sjell një konflikt të madh shoqëror. Ende jemi viktima idolatrish, viktima fetishesh, sepse e projektojmë shoqërinë në funksione vertikale dhe jo në funksione të përgjegjësisë qytetare”, tha zoti Çashku.

Raporti i KSHH-së mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konstaton gjendjen e dobët infrastrukturore në disa burgje. Po ashtu në të renditen një seri shkeljesh në proceset zgjedhore dhe në të drejtën e informimit dhe lirisë së shprehjes, ku vështirësitë janë bërë edhe më sfiduese.

Marrë nga VOA

komiteti shqiptar i helsinkit erida skëndaj kujtim cashku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet