LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet/ VOA: SHBA dhe BE thirrje partive të zbatojnë rekomandimet

3 Tetor 2023, 22:52 Nga I.A
Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet/ VOA: SHBA dhe BE thirrje partive të
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit europian i bënë thirrje të martën partive politike dhe institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore, që të zbatojnë rekomandimet e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit, të publikuar pak ditë më parë.

Në vlerësimin e përgjithshëm për zgjedhjet, raporti i referohej deklaratës së bërë nga misioni të nesërmen e ditës së votës, ku theksohej se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe të mbajtura me pjesëmarrjen e forcave kryesore politike, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike. partive dhe ndarjes së thellë brenda opozitës. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”duhet të lexohen në lidhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it, të cilat mbeten për t'u adresuar”.

Në ato që konsiderohen si rekomandime parësore, ODIHR sugjeron se “organet ligjzbatuese duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, në mënyrë të plotë, në kohë dhe transparente”. Po ashtu kërkohet që “autoritetet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve.

Rekomandimet e tjera prekin çështjen e fshehtësisë së votës, keqpërdorimin e burimeve administrative, çështjet që lidhen me mediat si dhe ato që lidhen me stabilitetin e administratës zgjedhore. Sipas ODIHR-it “për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, të gjitha entitetet vendimmarrëse, duke përfshirë parlamentin, partitë e tij politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore, duhet të angazhohen për një reformë kuptimplote zgjedhore dhe të adresojnë të gjitha rekomandimet e ODIHR”.

Në deklaratën e Delegacionit europian për raportin përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtar, vihet theksi te fakti që ndonëse “zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese”, ato “u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash”. Deklarata “nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë”.

Ndërsa deklarata e ambasadës amerikane vë në dukje rekomandimet kryesore të ODIHR-it “të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara “nxit qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it”, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë”.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët arritën fitoren më të thellë të rregjistruar ndonjëherë nga një forcë politike, duke marrë 53 nga 61 bashkitë e vendit, përballë një opozite të përçarë. Koalicioni “Bashkë fitojmë”, i ish kryeministrit Sali Berisha dhe partisë së Lirisë së ish presidentit Ilir Meta, fitoi vetëm në 7 bashki të vogla, ndërsa në Finiq, fituese u shpall MEGA, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, e mbështetur nga socialistët. Opozita, ka folur për një deformim të thellë të procesit zgjedhor, duke vënë nën akuzë shumicën në pushtet dhe kryeministrin Edi Rama.

Marrë nga VOA

odihr zgjedhjet e 14 majit raporti i odihr

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet