LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Save the Children, një në katër fëmijë të BE në rrezik të varfërisë, si është situata në Shqipëri

Një raport i OJQ-së i publikuar të martën thotë se një në katër fëmijë në bllok ishte në prag të varfërisë dhe përjashtimit social në fund të vitit 2021, për shkak të një kombinimi faktorësh duke përfshirë koston e jetesës, krizën klimatike dhe pandeminë COVID- 19, e cila rezultoi në humbje të të ardhurave për shumë familje.

8 Mars 2023, 07:10 Nga A.B

Raporti i Save the Children, një në katër fëmijë

Numri i fëmijëve të shtyrë në prag të varfërisë në Bashkimin Europian u rrit me 200,000 në vitin 2021, në 19.6 milionë, sipas organizatës Save the Children.

Një raport i OJQ-së i publikuar të martën thotë se një në katër fëmijë në bllok ishte në prag të varfërisë dhe përjashtimit social në fund të vitit 2021, për shkak të një kombinimi faktorësh duke përfshirë koston e jetesës, krizën klimatike dhe pandeminë COVID- 19, e cila rezultoi në humbje të të ardhurave për shumë familje.

Eric Großhaus, menaxher në Save the Children Gjermani, e përshkroi shifrën si “shkatërruese” dhe i kërkoi Gjermanisë, e cila përbën mbi 10% të fëmijëve, që jetojnë në varfëri në BE, “që më në fund të përmbushë premtimet e saj për për të trajtuar varfërinë e fëmijëve”.

Por Rumania dhe Spanja kishin përqindjen më të lartë të fëmijëve në rrezik të varfëris,ë me norma që arrinin respektivisht 41.5% dhe 33.4%. Ndërkohë, Finlanda dhe Sllovenia kishin përqindjet më të ulëta, me shifra të ulëta për adoleshentët.

Situata në disa vende për të cilat Save the Children mblodhi të dhëna më të fundit, ka të ngjarë të jetë bërë më e zymtë për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojave negative që ka pasur në çmimet e ushqimeve dhe energjisë.

40% e familjeve rumune, për shembull, pësuan rënie të të ardhurave të tyre në 2022, krahasuar me një vit më parë. Kjo pavarësisht se shpenzimet e tyre janë rritur me 98%.

Fëmijët me prindër emigrantë, refugjatë, azilkërkues, fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar, janë ndër më të goditurit. Në rezik janë gjithashtu fëmijët në familjet me një prind, familjet me disavantazhe të mëdha, fëmijët me aftësi ndryshe dhe fëmijët që u përkasin pakicave etnike.

Save the Children tha se sheh shpresë në zbatimin e Garancisë Europiane të Fëmijëve (European Child Guarantee), për të parandaluar dhe luftuar përjashtimin social, duke garantuar akses efektiv të fëmijëve në një sërë shërbimesh kyçe, duke përfshirë edukimin dhe kujdesin falas në fëmijërinë e hershme, arsimin falas, kujdesin shëndetësor falas, ushqimin e shëndetshëm dhe strehim të përshtatshëm.

Propozimi u prezantua nga Komisioni Europian në vitin 2019, me miratimin e Këshillit Europian në qershor 2021. Megjithatë, vetëm 19 nga 27 shtetet anëtare të bllokut kanë dorëzuar Planin Kombëtar të Veprimit, që duhej të hartonin deri në mes të marsit 2022.

“Garancia Europiane e Fëmijëve, mban çelësin për adresimin e pabarazisë në rritje dhe ofrimin e një të ardhmeje më të mirë për miliona fëmijë. Qeveritë duhet të sigurohen, qe ta shfrytëzojnë plotësisht këtë kornizë kundër varfërisë së fëmijëve, si dhe të përdorin planet kombëtare të veprimit për të zbatuar atë”, tha në një deklaratë Drejtuesja e Save the Children për Europën.

“Tani është koha për vendime të guximshme dhe financime strategjike, për të zgjeruar me shpejtësi mbrojtjen dhe për të zbutur krizat për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të fëmijëve,” shtoi ajo.

Çfarë përmban raporti për Shqipërinë

Shqipëria është ndër vendet më të varfra në Europë. Në vitin 2020, 53.9% e fëmijëve në Shqipëri po rriteshin në kufirin e varfërisë ose përjashtimit social.

Vetëm 1% deri në 5% e romëve dhe egjiptianët e Ballkanit, të moshës 7-20 vjeç, kanë përfunduar shkollën e mesme.

Rreth 60% e nxënësve në Shqipëri ishin analfabetë funksionalë në vitin 2018. Vendi u rendit i 61-ti nga 78 vende në renditje.

Gratë dhe vajzat përballen më shumë me rrezikun e dhunës në familje dhe gjinore, si dhe janë më të rrezikuarat për të hasur vështirësi ekonomike dhe përkeqësim të shëndetit emocional dhe mirëqenies.

Në 2020, pandemia e COVID-19 ndikoi negativisht në ekonominë shqiptare, duke përforcuar më tej pabarazitë ekzistuese.

Reagimi i qeverisë dhe përdorimi i fondeve

Shqipëria ka bërë përmirësime në aksesin në arsim dhe në rritjen e rezultateve të të mësuarit nëpërmjet zbatimit të disa reformave, që përfshijnë zhvillimin e një kuadri të kurrikulës të bazuar në kompetenca, standardet e mësuesve dhe një tregues për vlerësimin e institucioneve arsimore.

Së fundmi, Shqipëria ka ristrukturuar agjencitë kryesore përgjegjëse për mbështetjen e sistemit arsimor, një përpjekje më tepër për të decentralizuar kontrollin e insitucioneve qendrore dhe për të përmirësuar shërbimin e arsimit.

Megjithatë, pabarazitë në mundësitë dhe rezultate, vazhdojnë të ekzistojnë në të gjitha gruper e popullsisë

Përgjigja Strategjike Kombëtare, ka identifikuar zbatimin e Axhendës për Fëmijët 2022 – 2026.

Ky plan synon eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, në përputhje me Prioritetin IPA III, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi.

Ekziston gjithashtu Plani Kombëtar i ardhshëm i veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.

Në vitin 2019, shpenzimet kombëtare për arsimin përbënin vetëm 3.3% të GDP-së, më pak se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në 2021-2023, buxheti i arsimit do të vazhdojë të tkurret dhe shumica nga fondet do t’i ndahen mësuesve për paga dhe shpenzime operative.

Shqipëria do ta ketë të vështirë ta bëjë hapa të rëndësishme në arsim, pa investime më të larta në këtë fushë. Në një rishikim të fundit të Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017–2020, 39 % e treguesve të rënë dakord ishin arritur, me 44 % të arritur pjesërisht, dhe 87 % të shpenzimeve të parashikuara janë shpenzuar, me mbulim nga buxheti i shtetit 59% e shpenzimeve të raportuara dhe financimi i donatorëve ishte 41 %.

Këto të dhëna tregojnë një shpërndarje shumë të ulët dhe të paqëndrueshme të buxhetit nga ana e qeverisë. /MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet