LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i 32-vjeçarit/ Lapaj ngre disa PYETJE: Pse vdiq Lear Kurti?

Pyetjet e Lapajt për vdekjen e Lear Kurtit.

23 Tetor 2022, 14:54 Nga A.B
Rasti i 32-vjeçarit/ Lapaj ngre disa PYETJE: Pse vdiq Lear Kurti?
Adriatik Lapaj

TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur disa pyetje për vdekjen e të riut, Lear Kurti. Ai deklaron se ka gjykuar këtë çështje e cila vijon prej ditësh, e se ka nxjerrë disa pyetje të cilat mund të çojnë në një analizë më të detajuar. 

Ai pyet se përse një person i cili ecën në rrugë duke folur në telefon, klasifikohet nga policia si person i dyshimtë. Po ashtu, Lapaj kërkon të dijë se përse nuk është dërguar në spital kur është parë që ishte pa ndjenja, e përse nuk është lejuar i ati që ta shikojë. 

POSTIMI I PLOTË I ADRIATIK LAPAJ:

PËRSE VDIQ LEAR KURTI?

Si njeri i fushës së ligjit kur bëhet fjalë për ngjarje policore kam gjykuar se duhet folur bazuar në fakte. Përmbahem në çastet e para e nuk nxitohem. Pas më shumë se 48 orë nga ngjarja, tashmë në lidhje me humbjen e jetës së 32 vjeçarit Lear Kurti ka fakte mbi të cilat mund të bëjmë një analizë e të ngremë disa pyetje:

1. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit (si media ka publikuar) pas ngjarjes është pretenduar se:

"Në datën 19.10.2022 ora 23.07 pranë market "Lufra" në rrugën "Riza Çuka" gjatë patrullimit punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë konstatuar një person të dyshimtë duke qëndruar përpara këtij marketi."
Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike nga Euro Neës Albania rezulton i pavërtetë. Nga pamjet e publikuara nga media duket qartë që shtetasi Lear Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon. Në asnjë çast nuk duket që sjellja e tij të lërë shkas për ta klasifikuar si person të dyshimtë. Në asnjë çast ai nuk ka qenë duke qëndruar përpara një marketi, por duke ecur në rrugë të vetë.

Pyetje: Përse duhet të thotë të pavërteta Policia e Shtetit në lidhje me dinamikën e ngjarjes?

Përse një shtetas që ka qenë duke ecur në rrugë e duke folur në telefon është klasifikuar si person i dyshimtë dhe është vënë në ndjekje policore?

2. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit pas ngjarjes është pretenduar gjithashtu se:

"Për verifikimin e tij punonjësi i policisë D.H e ka pyetur për gjeneralitetet dhe adresën e banimit dhe pasi ka mësuar se quhej Lear Kurti dhe nuk ishte banor i zonës i ka kërkuar atij një dokument identifikimi, por në këtë moment ai është larguar me vrap. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra ai është neutralizuar nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar në komisariat."

Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike rezulton të ketë mangësi pasi nga pamjet duket që shtetasi në fjalë i rrethuar nga disa punonjës policie ndodhet i shembur në tokë në gjendje të fikti. Një prej punonjësve të policisë e ngre, por duket se trupi i të riut është i këputur.

Pyetje:

Përse është dërguar në Komisariat dhe jo në spital një njeri që duket pa shenja jete?

Përse i janë vendosur pranga një personi të shoqëruar dhe aq më shumë në gjendje të fikti?

Përse nga pamjet në spital rezulton se në pjesën e ijeve të tij ka shenja që ngjajnë me ato të mavijosjes nga goditjet mekanike?

3. Nga të dhënat zyrtare rezulton se Lear Kurtit i është bërë autopsia brenda 5 orëve nga ngjarja. Babai tij ka pretenduar se nuk është lënë ta shikojë trupin e djalit.

Ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 "Për autopsinë" në nenin 2 përcakton se: "Autopsia që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjekoligjore nuk mund të kryhet pa kaluar 12 orë nga çasti i vdekjes. Në raste të jashtëzakonshme autopsia mund të bëhet edhe në një interval kohe më të shkurtër, por jo më parë se katër orë pas vdekjes dhe vetëm pasi vdekja të jetë vërtetuar nga dy mjekë."

Ka arsye pse autopsia bëhet pas kalimit të 12 orëve. Koha bën që hematomat të bëhen të dukshme e për pasojë rezultatet e autopsisë të jenë më të plota. Gjithashtu koha shërben që të vërtetohet dhe vdekja.

Pyetje:

Përse është shkelur ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 "Për autopsinë" në nenin 2?

Përse nuk është lejuar babai ta shikojë trupin e tij para autopsisë?

Përse është nxituar me bërjen e autopsisë duke shkelur ligjin?

Cila ishte rrethana e jashtëzakonshme që të detyronte kryerjen e autopsisë përpara afatit të përcakuar nga ligji?
Në orën 18.00 është thirrur protestë. Sa kohë nuk ka përgjigje përsa pyeta ka vend për të kërkuar përgjigje.

Çfarë ndodhi më 19 tetor?

Lear Kurti u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

adriatik lapaj lear kurti

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para