23 Tetor 2022, 14:36
Nga A.B
Fotoja e Learit (blur) dhe spitali
TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës. Hetimi ka nisur për faktin se pak ditë më parë, spitali i Traumës ka deklaruar se Lear Kurti mbërriti pa shenja jete në spital. Mirëpo, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një foto të të riut, i cili ishte i shtrirë në krevatin e spitalit, duke marrë serum.
Natën kur Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital. Hetimet po vijojnë dhe pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që sipas ekspertizës, Kurti ndërroi jetë pasi gëlltiti qesen me kokainë dhe kaloi në overdozë.
Ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja. Ajo tregoi për 'News24', përjetimin e lajmit tronditës që nga orët e vona të mbrëmjes së 19 tetorit e deri në momentin e varrimit. Mustafaj fajëson policinë dhe shtetin.
32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
lear kurti hetohen mjeket e traumes
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:35
A.B
Zjarrefikesi
FIER- Një zjarr ka rënë pranë një banesë të braktisur në fshatin Suk 1 të Roskovecit. Në ven...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:30
A.B
Fituesit
TIRANË- Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:23
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Estien Dine është arrestuar nga policia. 24-vjeçari me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gje...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:08
A.B
Pashk Syziu
KORÇË- Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, Pashk Syziu ka dhënë deklaratën e tij rreth orës 0...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:07
A.B
Policia
TIRANË- Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur ditë e sotme. Në hyrje të Ksamilit, nj&e...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 13:47
A.B
Lear Kurti
TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për v...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 13:43
A.B
Fatmira Mustafa
TIRANË- Familja e Lear Kurtit ka dyshime se djali i tyre është dhunuar nga policia e shtetit. Nëna e 32-vjeçarit...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 13:39
A.B
Fatmira Mustafa
TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervis...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 13:34
A.B
Marsel Buçi
KORÇË- Marsel Buçi ka treguar për mediat se është dhunuar nga shefi i krimeve në Devoll, Pashk Sy...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 13:30
A.B
Policia
KORÇË- Marsel Buçi ka denoncuar për dhunë, shefin e krimeve në Komisariatit Devoll, Pashk Syziu.
Mbrëmjen e...