18 Qershor 2023, 20:05
Nga k.m.
Alfred Balla
Tre anëtarët e Komisionit të vetting-ut kanë votuar të përçarë për kreun e KLP-së që është një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi.
Xhensila Pine dhe Alma Faskaj kanë vendosur që të ndërpresin Vetting-un ndaj Alfred Ballës, sepse sipas komisionit, zyrtari e ka humbur statusin e magjistratit duke qenë se prej 2017 ishte pushuar nga puna nga kryetari i Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të një kontrate 5-vjeçare si ndihmës ligjor. Por, kundër shprehet anëtarja e tretë Valbona Sanxhaktari që në mendim pakice arsyeton se vettingu duhet ta konsiderojë këtë situatë si dorëheqje të kryetarit Balla për t’iu nënshtruar kontrolleve e për pasojë në zbatim të Kushtetutës, nga ndërprerja e këtij procesi, atij duhet t’i ndalohet e drejta për të qenë pjesë e segmenteve të drejtësisë për 15 vite.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ishte në gjendje të japë një vendim konfirmimi në detyrë apo shkarkimi nga detyra të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që është qeveria e prokurorisë. Për Alfred Ballën, shkak për këtë vendim u bë pozicioni i mëparshëm që ai ka mbajtur si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Duke përmendur konfliktin gjyqësor që Balla hapi në administrative me kundërshtimet për largimin nga puna, KPK kujton se Alfred Balla e humbi përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit. Nga ana tjetër, zyrtari i rëndësishëm i KLP-së rezulton të ketë fituar një vend në këtë institucion si anëtar i shoqërisë civile dhe jo si i votuar nga drejtësia.
Ky vendim u dha në një kohë kur ONM kërkoi vetting-un me prioritet të kreut të KLP-së.
Me një total prej 805 gjyqtarësh e prokurorësh që ju nënshtruan vetting-ut, u përfshinë edhe ndihmësit ligjore të gjyqtarëve të lartë si edhe anëtarët e dy institucioneve të reja. Nga nisja e vetting-ut janë kontrolluar 667 gjyqtare e prokurorë, ndërkohë që mbeten ende për t’u kontrolluar edhe 138 të tjerë./TopChannel
alfred balla
Aktualitet
18 Qershor 2023, 19:46
k.m.
Prej vitesh, tashmë shumë të rinj shqiptarë kanë ikur drejt Anglisë dhe janë etiketuar si “çunat e Londrë...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 19:06
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi. Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesë e organizatës së &c...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 18:51
k.m.
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg Jeton Lamin me akuzën e shpërdorimit t&eu...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 17:25
k.m.
Foto ilustruese
Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të fundit në Tiranë.
Fëmijë e të rritur që...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 17:17
f.i
emigrantë
BRITANI E MADHE- Në dy ditët e fundit sipas medias britanik 'GB News' kanë hyrë mbi 1000 emigrantë shqipt...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 16:27
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, rezultoi ...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 16:16
k.m.
Pamje nga arrestimi
KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur të mbyllë në burg Enes Shaho, 21-vjeçarin e arrestuar...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
KUKËS- Sezoni veror ka nisur, kështu që edhe qytetarët e Kosovës kanë vendosur që fundjavën ta kalo...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 15:17
k.m.
Foto ilustruese
"Dje intervistova një djalë 31-vjeç i sapo kthyer nga Gjermania. Kur e pyeta se sa vite pune eksperiencë kishte, u &c...
Aktualitet
18 Qershor 2023, 14:41
I.A
Safet Gjici
TIRANË- SPAK po heton edhe biznesin e gruas që ishte në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kuk...