LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma gjyqësore/ Pa veting janë vetëm 117 subjekte, por sfidë mbetet zëvendësimi i mbi 380 të larguarve nga sistemi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri sot me dije Zërit të Amerikës se kanë mbetur ende 117 subjekte për t’u shqyrtuar nga procesi i vetingut, nga 805 gjithsej.

1 Shtator 2023, 20:23 Nga I.A
Reforma gjyqësore/ Pa veting janë vetëm 117 subjekte, por
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna mbi 380 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa aktualisht gjykatat po punojnë me një numër të kufizuar gjyqtarësh. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri sot me dije Zërit të Amerikës se kanë mbetur ende 117 subjekte për t’u shqyrtuar nga procesi i vetingut, nga 805 gjithsej.

Por ndërsa ky proces po shkon drejt fundit, zëvendësimi i të larguarve me gjyqtarë të rinj mbetet një sfidë kryesore.

Nga një studim i qendrës INFOCIP doli se, kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një numër i madh çëshjesh gjyqësore kanë kapërcyer afatet e arsyeshme të gjykimit, ndërsa janë krijuar stoqe me mijëra dosje në Gjykatën e Apelit, e cila ka aktualisht vetëm një të tretën e gjyqtarëve, që duhet të ketë.

Nga studimi i Qendrës INFOCIP doli se tejkalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit është një dukuri shqetësuese në rritje e sipër në gjykatat shqiptare, duke nisur nga Gjykata e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Apelit. Gjykata e kryeqytetit gjatë vitit të kaluar kishte mbi 670 vendime të dhomes civile jashtë afatit të arsyeshëm të gjykimit.

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës gjatë vitit të kaluar, 72 për qind e çështjeve civile të themelit dhe 57 për qind e çështjeve penale të themelit tejkaluan afatin ligjor të gjykimit të arsyeshëm. Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, ka ndërmarrë një studim për të vlerësuar situatën e vendimeve gjyqësore që dalin jashtë afateve të arsyeshme dhe kostot e lidhura me to. Drejtuesi i Qendrës, Gerti Shella, thotë që nëse këto çështje të tejkaluara në afate do të ankimoheshin në Gjykatën e Strasburgut, kostot dhe dëmet do të arrinin në disa milionë euro për shtetin shqiptar.

“Kodi i Porcedurës Civile parashikon një dëmshpërblim edhe nga gjykatat vendase, nëse pala konstaton tejkalim të afateve të arsyeshme të gjykimit. Po ashtu Gjykata e Strasburgut mund të kërkojë dëmshpërblime, nëse kjo provohet. Nga vlerësimi i ndërmarrë dukuria është në rritje. Nëse vlerësimi do të shtrihej në të gjithë gjykatat, volumi i vonesave gjyqësore është shumë i lartë”, thotë zoti Shella.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konfirmoi sot Zërit të Amerikës shifrat më të fundit të procesit të vettingut.

Sipas këtyre të dhënave, nga shkurti 2018 dhe deri në 31 gusht 2023, për 805 subjekte të vetingut gjithsej, janë marrë deri tani 688 vendime dhe mbeten për t’u shqyrtuar 117 subjekte deri në fund të 2024, kur mbaron mandanti i KPK-së. Një ritëm mesatar prej 125 vendime në vit.

Nga 688 vendimet e deritanishme, 296 subjekte janë konfirmuar në detyrë, 237 u shkarkuan nga detyra, 96 kanë ikur me dorëheqje, 47 kanë dalë në pension, 8 u larguan sapo hyri ligji në fuqi, dhe 4 u pezulluan nga detyra.

Ndërsa procesi i vetingut po shkon drejt fundit, sfida më e madhe mbetet plotësimi me gjyqtarë i gjykatave në të tre nivelet. Largimet e gjyqtarëve vijojnë, ndërkohë që prurjet nga shkolla e Magjistraturës kanë qenë të pamjaftueshme për të plotësuar shkarkimet.

Gjykata e Apelit ka 25 gjyqtarë nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë, ose më pak se 1/3 e trupës gjyqësore.

Ekspertët e Qendrës INFOCIP vlerësojnë se kjo mesatare e punës së tyre është shumë e lartë, ndërsa plotësimi i vendeve bosh mbetet një nevojë e madhe.

“Që tani ne jemi përtej standardit të ngarkesës gjyqësore për secilin gjyqtar. Nga një llogari e thjeshtë për 30 mijë dosje që presin një vendim në Apel, për 300 ditë pune dhe 24 gjyqtarë, do të duhen minimalisht 4 vite punë për t’u trajtuar”, thotë zoti Shella.

Apeli i kryeqytetit u shndërrua nga marsi i këtij viti në të vetmen gjykatë Apeli kombëtare, pasi u shkrinë në të edhe 6 apele të rretheve.

Stoku i çështjeve që prisnin gjykimin në Apel për vitin 2022 ishte 23 mijë e 375 dosje. Ndërsa me dosjet e prapambetura që u sollën nga Apelet e tjera, që u shkrinë, e ngritën në 30 mijë numrin e çështjeve që presin një vendim nga Apeli i Tiranës.

Nga stoku prej afro 30 mijë dosje INFOCIP vlerëson se rreth 14 mijë prej tyre janë dosje themeli, dhe një pjesë e konsiderueshme rrezikojnë të dalin jashtë afatit të arsyeshëm të gjykimit, dhe kostot për ankimime të mundshme ndaj këtyre vonesave janë sërish miliona euro. Ato që vonohen më shumë janë çështjet e themelit, dhe gjatë vitit 2022 ato zunë 47 për qind të vendimmarrjes në Apel.

Marrë nga VOA

reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen