LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma territoriale nuk duhet të prodhojë periferi më të mëdha

Shpesh, përgjigjja jepet përmes një logjike të ftohtë aritmetike: më pak institucione, më pak struktura, më pak kosto.

8 Prill 2026, 12:19 Nga D.S

Reforma territoriale nuk duhet të prodhojë periferi më të

Debati mbi reformën territoriale në Shqipëri po rikthehet sërish rreth një pyetjeje që, në pamje të parë, duket e thjeshtë: a duhet të zvogëlohet numri i bashkive përmes bashkimit të tyre në njësi më të mëdha?

Shpesh, përgjigjja jepet përmes një logjike të ftohtë aritmetike: më pak institucione, më pak struktura, më pak kosto.

Por pikërisht këtu nis edhe keqkuptimi më i madh. Reforma territoriale nuk është thjesht një ushtrim teknik mbi hartë apo një formulë kursimi administrativ.

Ajo është një ndërhyrje që prek drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik, shpërndarjen e investimeve, aksesin në shërbime dhe qëndrueshmërinë ekonomike e demografike të zonave periferike.

Kjo analizë nuk vjen vetëm nga vëzhgimi i debatit publik, por edhe nga përvoja ime si drejtues në qeverisjen vendore dhe si pedagog në fushën e ekonomisë. Pikërisht për këtë arsye, reforma territoriale nuk mund të trajtohet vetëm si problem kufijsh administrativë, por si çështje zhvillimi, përfaqësimi dhe ekuilibri territorial.

Pyetja e vërtetë, prandaj, nuk është thjesht sa bashki duhet të ketë Shqipëria, por çfarë organizimi territorial i shërben më mirë ekonomisë vendore, kohezionit të vendit dhe balancës mes qendrës dhe periferisë.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet parë fillimisht se ku shkojnë investimet. Sepse aty ku përqendrohen investimet, aty përcaktohet edhe pesha reale e territorit në zhvillim. Sa më e madhe të bëhet njësia administrative, aq më i madh bëhet rreziku që investimet të përqendrohen te qendra e saj më e madhe. Kjo ndodh shpesh sepse aty është përqendrimi më i lartë i popullsisë, aty duket më shumë ndërhyrja publike, aty kostot janë më të leverdishme dhe aty presioni politik është më i fortë.

Por pasoja është e qartë: zonat më të largëta zënë më pak vend në shpërndarjen e investimeve dhe mbeten më lehtë në plan të dytë. Në këtë mënyrë, reforma nuk sjell vetëm centralizim administrativ; ajo mund të sjellë edhe përqendrim të investimeve, duke i lënë zonat më të largëta me më pak infrastrukturë, më pak shërbime dhe më pak mundësi reale zhvillimi.

Por zhvillimi i një zone nuk përcaktohet vetëm nga sasia e investimeve që merr. Zhvillimi varet edhe nga aftësia e zonës për të mbrojtur interesat dhe për të orientuar prioritetet sipas profilit ekonomik që ka. Pikërisht këtu qëndron një tjetër pasojë e rëndësishme e reformave lineare: kur një zonë humbet peshën e vet institucionale, e ka më të vështirë të artikulojë nevojat, të mbrojë prioritetet e veta dhe të shtyjë përpara nisma që lidhen me potencialin ekonomik të zonës. Një bashki e vogël nuk është vetëm njësi administrative; ajo është edhe një instrument për të përfaqësuar interesa konkrete zhvillimi.

Në zonat periferike, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse potenciali ekonomik nuk aktivizohet pa mbështetje publike dhe pa prioritet institucional. Kjo do të thotë se, kur këto zona përfshihen në njësi më të mëdha dhe më pak të fokusuara mbi karakteristikat e tyre, dobësohet edhe mundësia e tyre për të ndërtuar një profil të qartë ekonomik dhe për ta kthyer atë në zhvillim real.

Pikërisht këtu vlen të përmendet edhe një shembull si Almería në Spanjë. Sot ajo është një nga zonat më të fuqishme të bujqësisë në Europë, me një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregut europian (mbi 25%) me fruta dhe perime në çdo stinë (me sipërfaqe më të vogël se Bashkia e Memaliaj). Mësimi që jep një rast i tillë nuk është se çdo territor duhet të bëhet Almería, por se territore relativisht të kufizuara, kur identifikojnë qartë profilin e tyre ekonomik dhe marrin vëmendje institucionale, mund të shndërrohen në motorë zhvillimi shumë më të mëdhenj sesa sugjeron pesha e tyre demografike.

Pikërisht për këtë arsye, një reformë që i zhyt këto territore brenda njësive më të mëdha dhe më pak të fokusuara rrezikon të dobësojë aftësinë e tyre për të ndërtuar një identitet ekonomik të veçantë.

Kjo ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, sepse në një territor të vogël gjenden zona me profile zhvillimi krejt të ndryshme: zona me potencial për turizëm veror dhe dimëror, zona me potencial bujqësor, pyjor, blegtoral, minerar apo energjetik. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për një formulë të vetme territoriale. Ajo ka nevojë për një qasje që njeh dallimet e territorit dhe kupton se ajo që mund të funksionojë në një hapësirë urbane të integruar, nuk funksionon domosdoshmërisht në zona malore, të shpërndara dhe me rënie demografike.

Nga kjo rrjedh natyrshëm edhe një tjetër problem: humbja e peshës institucionale sjell shpesh edhe humbjen e peshës zhvillimore. Një zonë që humbet zërin e vet institucional e ka më të vështirë të artikulojë nevojat e veta, të mbrojë prioritetet dhe të shtyjë përpara projekte që lidhen me profilin e tij ekonomik, qoftë ai turizëm, agrokulturë, pylltari apo blegtori.

Me kalimin e kohës, zona rrezikon të kthehet në periferi jo vetëm gjeografike, por edhe ekonomike. Kjo është një nga kostot më pak të dukshme, por më të rënda të reformave lineare: ato mund të prodhojnë një hartë më të thjeshtë, por edhe zona me më pak -ose aspak- peshë reale në vendimmarrje.

Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni politik i këtij realiteti. Kur humbet pesha institucionale e një zone, humbet shpesh edhe vëmendja politike. Përvoja e këtyre viteve ka treguar se vëmendja politike, institucionale dhe elektorale priret të përqendrohet te qendrat administrative, ndërsa njësitë më të largëta mbeten jashtë radarit të debatit publik. Sa më shumë përqendrohen votat, media, administrata dhe dukshmëria në qendër, aq më pak incentiva krijohen për të dëgjuar zonat e tjera. Kjo është arsyeja pse, në praktikë, pjesë të tëra të territorit rrezikojnë të mos përfaqësohen më sipas nevojave të tyre konkrete, por të shihen vetëm nga larg, përmes logjikës së qendrës.

Kjo është arsyeja pse demokracitë e qëndrueshme ndërtojnë mekanizma që ruajnë peshën e territorit edhe kur ai është më i vogël në numra. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, çdo shtet ka përfaqësim të barabartë në Senat, pavarësisht madhësisë së popullsisë.

Natyrisht, Shqipëria nuk është SHBA dhe nuk ka pse të kopjojë të njëjtin model. Por parimi mbetet i vlefshëm: një sistem i qëndrueshëm nuk mbështetet vetëm te logjika e shumicës numerike, por edhe te ruajtja e peshës së territoreve që përndryshe do të mbeteshin në hije. Kur kjo peshë dobësohet, dobësohet njëkohësisht edhe aftësia e tyre për të tërhequr vëmendje, investime dhe për të patur përfaqësim real.

Dhe pikërisht këtu lidhet një nga pasojat më afatgjata të reformës territoriale: ndikimi mbi shpopullimin. Në zonat e vogla dhe periferike, reforma territoriale nuk është vetëm çështje organizimi administrativ.

Ajo ndikon drejtpërdrejt mbi perceptimin që komuniteti ka për të ardhmen. Kur një zonë humbet prioritet në investime, afërsinë e shërbimeve dhe peshën e vet institucionale, atëherë banorët e ndiejnë më qartë mungesën e vëmendjes institucionale dhe rritet mundësia që të largohen. Dhe kur kjo ndodh në zona që tashmë përballen me largimin e të rinjve, me rënien demografike dhe me dobësimin e aktivitetit ekonomik, pasoja nuk është vetëm institucionale; është zhvillimore.

Pikërisht për këtë arsye, Shqipërisë i duhet një qasje më e kujdesshme ndaj reformës territoriale: jo thjesht një riorganizim kufijsh, por një model organizimi vendor që ruan efikasitetin, afërsinë e shërbimeve dhe balancën e zhvillimit.

Kjo do të thotë një reformë të diferencuar sipas karakteristikave të territorit, ku zonat urbane dhe zonat malore nuk trajtohen me të njëjtën logjikë, ku pesha ekonomike e çdo territori nuk matet vetëm nga dendësia e popullsisë dhe ku periferia nuk shihet si barrë, por si pjesë e domosdoshme e zhvillimit kombëtar.

Në thelb, problemi është ky: barazia formale në hartë mund të prodhojë pabarazi reale në zhvillim. Pikërisht këtu duhet të vendoset qendra e debatit. Reforma territoriale nuk duhet të gjykohet nga sa më e thjeshtë bëhet administrata, por nga sa më e drejtë, më funksionale dhe më zhvillimore bëhet mënyra si organizohen shërbimet, përfaqësimi dhe investimet në të gjitha zonat e vendit.

Sepse pyetja nuk është vetëm sa bashki i duhen Shqipërisë, por nëse reforma do të prodhojë më shumë zhvillim, më shumë balancë territoriale dhe më shumë mundësi që çdo zonë të ndërtojë të ardhmen e vet sipas potencialit që ka. Nëse reforma nuk i jep përgjigje kësaj pyetjeje, atëherë mund të kemi ndryshuar hartën, por jo domosdoshmërisht Shqipërinë./Monitor.al

reforam territoriale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj