15 Korrik 2022, 22:20
Nga I.A
Valentina
GRAMSH- Valentina thotë se trajtohej me ndihmë ekonomike 30 mijë lekë të vjetra, por me ndryshimin e këtyre të dhënave i është ndërprerë. Qytetarja thotë se është interesuar pranë zyrës së ndihmës ekonomike dhe gjendjes civile, por nuk i kanë dhënë asnjë informacion se përse ka ndodhur ky ndryshim. Ajo thotë se me 30 mijë lekë të vjetra që ajo merr si ndihmë ekonomike blinte ilaçe dhe siguronte pak ushqim për veten dhe të birin.
Bashkë me zonjën Valentina, gazetarët e Fiks Fare i drejtohen zyrës së gjendjes civile në bashkinë Gramsh për të pyetur se çfarë ka ndodhur me adresën e shtëpisë së saj. Punonjësi i gjendjes civile tregon se adresa e shtëpisë është ndryshuar si pasojë e sistemit. Regjistri kombëtar i Adresave herë pas here rinovohet dhe merr një komandë. Ky është një gabim i ndodhur nga ky sistem, por që rregullohet dhe me një dokument mund të bëhet. Punonjësi i kësaj bashkie thotë se problemi është rregulluar me datë 13 të këtij muajit Qershor. Për sa i përket ndërprerjes së ndihmës ekonomike nuk është kjo zyra e cila mban përgjegjësi të tillë. Në një bisedë telefonike punonjësja e zyrës së ndihmës ekonomike në fshatin Brasnik të qytetit të Gramshit thotë se zonja duhet të ketë bërë një kërkesë për të ndryshuar adresën e shtëpisë sepse në zyrat e tyre nuk ka gjendje civile.
Ndihma ekonomike i është ndërprerë si pasojë e ndryshimit të adresës. Për të bërë edhe një herë aplikimin zonja duhet të sjellë dokumentin për të riaplikuar. Qytetarja duhet të udhëtojë 2 orë për të mbërritur në qytet (1 orë me këmbë 1 orë me makinë) me shpenzimet e saj për të rregulluar gabimin e adresarit apo të ndonjë punonjësi tjetër për të rifituar ndihmën ekonomike.
Marr% nga Top Channel
valentina ndihma ekonomike
Aktualitet
15 Korrik 2022, 22:04
I.A
Robert Singer
TIRANË- Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, zoti Robert Singer, në një intervistë për News 24, tha se S...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 21:43
I.A
Momenti
FIER- Një drejtues mjeti është gjobitur ditën e sotme në Fier, pasi ka hedhur sende nga dritarja e mjetit. Mësohet se...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 20:49
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një i moshuar ka rrezikuar të mbytet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se i moshuari rreth 75 vj...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 20:39
Foto Ilustruese
LEZHË- 4 persona kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme në Shëngjin. Mësohet se babai dhe tre f&eum...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 20:26
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- 23 shqiptarë janë deportuar nga Anglia për në Shqipëri ditën e sotme. Në njoftimin e autoriteteve...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 19:41
I.A
Majmuni Kiko
SARANDË- Majmuni Kiko që u bë viral në lajme se kishte rrahur tre policë bashkiakë në Sarandë, nuk &eu...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 18:33
k.m.
Harta
TIRANË- Moti në vendin tonë do të jetë sërish me temperatura të larta, për shkak të valë...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 18:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije asnjë viktimë nuk është shënuar nga...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 17:56
k.m
Harta e kultivimit të kanabisit
Këto janë pamjet e parcelave të mbjella me kanabis në malësinë e Shkodrës, të ...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 17:38
k.m.
Sendet e gjetura
GREQI- Protothema.gr ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me të shkuarën kriminale të Kristaq Lecit dhe Bleda...