LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë

Në Shqipëri, atyre do t’iu procedohen aplikimet për azil dhe më pas ata do të dërgohen në qendrën në Gjadër.

28 Janar 2025, 09:13 Nga M.B
REL: Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë
Anija e marinës italiane, Cassiopea, me emigrantë në bord, arrin në portin e Shëngjinit. 28 janar 2025.

SHËNGJIN- Një anije e marinës italiane ka arritur më 28 janar në Shqipëri me 49 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare. Në Shqipëri, atyre do t’iu procedohen aplikimet për azil dhe më pas ata do të dërgohen në qendrën në Gjadër. Kjo është përpjekja e tretë për strehimin e emigrantëve në Shqipëri, pasi paraprakisht gjykatat italiane kishin ndaluar një gjë të tillë.

Ministria e Brendshme italiane nuk ka specifikuar nacionalitetin e emigrantëve që u dërguan në portin e Shëngjinit, por mediat në Itali kanë raportuar se bëhet fjalë për persona nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. Përpjekja për procesimin në Shqipëri vjen pas dy përpjekjesh të dështuara tetorin dhe nëntorin e kaluar, kur gjykatësit italianë refuzuan të miratonin urdhra për ndalimin e dy grupeve të vogla emigrantësh në qendrat e ngritura në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë. Gjykatat vendosën se vendet e origjinës së emigrantëve nuk ishin të sigurta për ta, nëse aplikimet për azil do t’iu refuzoheshin dhe emigrantët do të ktheheshin në shtetet e tyre.

Rastet janë dërguar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila më herët ka vendosur se azilkërkuesit nuk mund t’iu nënshtrohen procedurave të përshpejtuara që mund të çojnë në riatdhesim nëse shtetet e tyre të origjinës nuk vlerësohet se janë plotësisht të sigurta. Seanca dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë është caktuar për 25 shkurt. Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është zotuar se do të rihapë dy qendrat për emigrantë në Shqipëri, pasi ato mbeten bosh pas vendimeve të gjykatave italiane.

Qëndrimi i Melonit është mbështetur pjesërisht nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Italisë në dhjetor, në të cilin gjykatësit italianë thanë se nuk mund të zëvendësojnë politikat e Qeverisë sa i përket vendimit se cilat shtete janë të sigurta për riatdhesimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Ky vendim lejon që gjykatat e niveleve më të ulëta të bëjnë përcaktime të tilla, në bazë të shqyrtimeve të rasteve individuale, pa vendosur për politikën e përgjithshme. Emigrantët priten të regjistrohen në qendrën e pritjes në portin e Shëngjinit dhe më pas të dërgohen në qendrën e strehimit në Gjadër.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, e arritur në nëntor të vitit 2023, lejon që deri në 3.000 emigrantë të kapur nga rojet bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj të strehohen në Shqipëri, ku do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit për marrjen e mundshme të azilit në Itali.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit. Sipas marrëveshjes, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra. Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të tyre derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma. Emigrantët që fitojnë azil do të mirëpriten në Itali, ndërkaq atyre që iu refuzohet kërkesa për azil, sipas marrëveshjes, do të riatdhesohen drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se krijon një precedent të rrezikshëm. Deri më tani gjatë këtij viti, 3.704 emigrantë kanë arritur në Itali, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin 1.305 imigrantë. Vitin e kaluar, 66.317 imigrantë arritën në Itali, apo 58 për qind më pak se viti paraprak. Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, Siria, Tunizia dhe Egjipti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane./ REL

emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj