15 Gusht 2024, 16:34
Nga M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ka shprehur shqetësime të thella lidhur me marrëveshjen e Italisë për të shqyrtuar disa kërkesa për azil të emigrantëve në dy qendra në Shqipëri, është pajtuar që të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes.
UNHCR theksoi se nuk është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ende ka rezerva lidhur me marrëveshjen. Kjo agjenci tha po ashtu se ka kërkuar sqarim se si do të zbatohet marrëveshja. Por, UNHCR-ja tha më 15 gusht se është pajtuar të monitorojë zbatimin, në mënyrë që të ndihmojë “në respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të personave që janë subjekt” i marrëveshjes.
Agjencia tha se do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut, të jenë të drejta dhe të ofrojnë mbrojtje dhe zgjidhje për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”.
Italia dhe Shqipëria vitin e kaluar arritën paktin pesëvjeçar. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të strehojë emigrantë që do të shpëtohen në det, teksa Italia me procedurë të përshpejtuar do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Dy qendrat ku do të vendosen emigrantët është dashur të funksionalizohen këtë javë, por për shkak të vonesave në ndërtim, hapja e tyre është shtyrë. Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit./ REL
emigrantet
Aktualitet
15 Gusht 2024, 16:27
E. D
fotot ilustruese
MALËSIA E MADHE- Policia iu shkon në ndihmë dy turistëve belgë, të cilët mbetën të bllok...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 15:49
E. D
pamje nga zjarri
DURRËS- Një 83-vjeçar është proceduar pasi dyshohet si autor i një zjarrvënieje në fshatin Shete...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 15:42
M.B
Personat e përfshirë
KORÇA- Autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, Denis Meçe nuk...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 15:31
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Strukturat e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës kanë përditësuar të dhënat lid...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 15:08
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 29-vjeçar u arrestua në Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Sa...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 14:55
E. D
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
PALASË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private ...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 14:55
N.F
Aksident
POGRADEC- Një aksident është regjistustruar në afërsi të kishës se re në Pogradec pak minuta më ...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 14:44
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Policia në Durrës ka vënë në pranga një 26-vjeçare nga Tirana për vjedhje. Mëso...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 14:32
N.F
TIRANË- Garuesit në Race Across Europe (Gara nëpër gjithë Europën) duhet të udhëtojnë nga Londra në kry...
Aktualitet
15 Gusht 2024, 13:56
E. D
pamje nga zjarri
LUSHNJE- Një 70-vjeçar është arrestuar në Lushnje. Mësohet se i moshuari kishte ndezur një zjarr n&eu...