LIVE UPDATES
Aktualitet

Rënia e Euro-s dhe kërkesës lëkund industrinë mbështetëse automotive 

Prej vitit 2015, kur industria mbështetëse automotive shënoi fillesën në tregun shqiptar, vetëm viti 2020 i pandemisë së COVID-19 e detyroi të bënte hap pas. Rritja e vazhdueshme, si në numër kompanish të pranishme me fabrika prodhimi të fasonerisë së thjeshtë edhe në vlerë eksportesh, u frenua sërish në fund të 2023, duke u thelluar më shumë këtë vit. Kompanitë pohojnë se zhvlerësimi i theksuar i Euro-s përballë Lekut, kombinuar me faktorët e tregjeve të huaja, ku mbizotëron rënia e kërkesës në tregun e automobilave, janë shkaktarët kryesorë të kësaj situate. Në kahun optimist, ata presin që ky efekt të jetë i përkohshëm dhe 2025-a, të kthejë tendencën rritëse të sektorit. Në një përpjekje për të gjetur hapësira për të përmirësuar bilancet e tyre të shpenzimeve, kompanitë po marrin masa të vazhdueshme, pjesë e të cilave janë edhe planet e investimeve në fotovoltaikë për vetëkonsum.

7 Dhjetor 2024, 07:25 Nga r.ll
Rënia e Euro-s dhe kërkesës lëkund industrinë
foto ilustruese

TIRANË- Bilanci i vitit të shkuar dha për herë të parë sinjalin se ndoshta 2024 nuk do të ndiqte me bindje trendin rritës që industria mbështetëse automotive kishte parë për vite me radhë.

Grupi në të cilën bëjnë pjesë prodhimet e kësaj industrie, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, regjistroi në eksporte vlerën 39 miliardë lekë, apo 390 milionë euro, me rënie 1.5% në raport me vlerën e vitit 2022. Kjo rënie ka mbetur konstante gjatë gjithë vitit 2024, duke u theksuar sidomos në tetor.

Mallrat e këtij grupi në janar-tetor shënuan vlerën 31.6 miliardë lekë, apo rreth 316 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia ishte me 5.1%. Lëkundja e këtij grupi e bën tashmë të qartë ndikimin e faktorëve të brendshëm, të lidhur kryesisht me kursin e këmbimit, por edhe atyre të jashtëm, që u atribuohen zhvillimeve në tregjet e shitjes së automobilave.

Në një situatë si kjo, kompanitë automotive në Shqipëri, që janë hallka mbështetëse të disa prej prodhuesve të automobilave në botë, po përpiqen të minimizojnë efektet nëpërmjet marrjes së masave në disa drejtime.

Rënia e Euro-s vështirëson terrenin për kompanitë automotive

Fabrikat shqiptare që prodhojnë fasoneri të thjeshtë (pajisje, gomina apo kabllo) për kompani si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugeot, Renault, Fiat Group apo Sumitomo Electric Industries kanë kontrata paraprake mbi porositë që duhet të dërgojnë pranë klientëve.

Këto kompani kanë çmime të paracaktuara për punën e tyre dhe pagesat i marrin në Euro, teksa pagesat në tregun vendas për zëra të ndryshëm duhet t’i bëjnë në Lek. Niveli i ri i Euro-s që këtë vit ka njohur rekorde të tjera të minimumit historik në raport me Lekun, duket se ka rritur presionin për këto kompani, ashtu siç ka ndodhur me shumicën e eksportuesve.

“Ky trend shqetësues i Euro-s pa diskutim që ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rezultatet e kompanisë, kryesisht bazuar në faktin që mbi 75% e kostove tona operacionale janë në monedhën vendase, duke na krijuar pamundësinë e marrjes së masave për të shmangur këtë efekt.

Ky faktor shoqërohet edhe me presionin e vazhduar të klientëve për të mbajtur një çmim të pandryshuar, pavarësisht ndryshimit të kostove e vendos edhe sektorin automotiv në të njëjtën linjë rreziku si gjithë bizneset eksportuese në vend”, pohon Eris Jaçaj, Drejtor Menaxherial i Forschner Albania.

Duke qenë të destinuara të prodhojnë vetëm për tregjet e huaja thuajse të gjitha kompanitë automotive në vend janë të ndikuara nga zhvlerësimi i Euro-s. Sot në vend operojnë disa të tilla, duke nisur nga Forschner Albania te Delmon Group Albania, PSZ Albania, Yura Corporation, SEWS Cabind Albania apo Everest Automotive. Zgjerimi i vazhdueshëm i fabrikave të kësaj fushe në vend duket se vihet në pikëpyetje me kushtet e reja që shfaqen.

“Efektet e rritjes së vlerës së Lekut në krahasim me Euro-n janë negative për bizneset eksportuese, që kanë kontrata të rëna dakord për shitje në Euro. Për çdo euro shitje, kostot e prodhimit në Shqipëri, nëse konvertohen në Euro, janë rritur prej forcimit të Lekut me hapa galopantë.

Kjo sigurisht ndikon negativisht në konkurrueshmërinë e Shqipërisë për projektet e reja”, – shprehet Ertjan Çabiri, Drejtori Menaxherial i “Delmon Group Shqipëri”.

Zbehet kërkesa nga prodhuesit e automobilave, sytë te 2025-a

Ecuria e përgjithshme e tregut të automobilave globalisht ka qenë dinamike, por sidomos ka dominuar efekti i Kinës. Prodhimi i makinave elektrike të kësaj të fundit kanë vënë në pozitë të vështirë si tregun amerikan, ashtu edhe atë europian, diçka që solli si efekt zinxhirit masat e marra së fundmi që lidhen me tarifat për të kufizuar disi këtë efekt.

Përpos kësaj duket se ka një rënie të përgjithshme të shitjeve të makinave, kryesisht e shfaqur te segmenti elektrik, por sinjalet kanë qenë të njëjta në të gjithë segmentet.

Një panoramë si kjo duket se ka dhënë efektin në të gjithë hallkat e industrisë së automobilave, duke bërë pjesë të saj edhe industritë mbështetëse të pjesëve më komplekse, por edhe ato të pajisjeve të thjeshta.

“Gjatë këtij viti, tregu i automobilave ka pasur rënie të shitjeve në krahasim me shitjet e buxhetuara për shumicën e kompanive të mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen etj. Kjo ka ndodhur kryesisht prej rënies së kërkesës, por edhe rritjes së ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze”, – tha z.Çabiri.

Rënia e kërkesës, e cila duket se është theksuar në fund të këtij viti, pritet të kompensohet disi në vitin pasardhës, ose të paktën kështu është pritshmëria nga ana e kompanive.

“Në tregun global përballemi me rënie të kërkesës, e theksuar kryesisht në tremujorin e fundit të vitit 2024, megjithëse pritshmëritë dhe parashikimet ishin për një rritje. Një pjesë e klientëve kanë shtyrë kërkesat e tyre për tremujorin e parë të vitit 2025, fakt ky që na jep besim se ky ngadalësim ka karakter të përkohshëm dhe në 2025 do t’i rikthehemi trendit rritës të industrisë”, – nënvizon z.Jaçaj.

Energjia, kompanitë me sytë te fotovoltaikët për të amortizuar kostot

Kriza e energjisë, që nisi në vitin 2021 dhe kulmoi në vitin 2022, u shndërrua në nxitësen më të madhe për të parë alternativat më të përshtatshme të uljes së ekspozimit ndaj çmimeve të çmendura që u regjistruan në bursa.

Të lidhura në tension 20/10 kv, këto fabrika bëjnë pjesë në grupin e bizneseve që energjinë duhet ta marrin nga tregu i lirë. Ky i fundit, edhe pse jo si në vitin 2022, sërish vijon të ketë çmime më të larta se mesatarja historike edhe gjatë 2024, ose luhatshmëria e çmimeve ka vijuar të mbetet më e lartë.

Përballë kësaj situate duket se kompanitë i kanë drejtuar sytë te fotovoltaikët. Sipas kuadrit ligjor, çdo biznes mund të instalojë kapacitet deri në 500 KWp për vetëkonsum, duke amortizuar një pjesë të kostos përmes këtij prodhimi.

“Momentalisht të favorizuar edhe nga klima në Shqipëri, Shoqëria jonë po planifikon të investojë në panele diellore, duke shmangur në këtë mënyrë rrezikun e luhatjes së çmimeve të energjisë në tregun lokal”, – pohon z. Jaçaj. Duket se në të njëjtën linjë është edhe Delmon, duke marrë në konsideratë alternativën e vetëkonsumit, një model që e ka parë edhe te fabrikat simotra të grupit që operojnë në vende të tjera.

“Çmimi i energjisë është i stabilizuar, por mbetet i lartë. Për të kompensuar këto kosto, kompania jonë po merr në konsideratë instalimin e paneleve diellore. Edhe në këtë drejtim, mendoj se

Qeveria mund ta nxisë edhe më shumë këtë proces dhe të garantojë lehtësi fiskale për kompanitë që investojnë në panele diellore. Sa për krahasim, dega e kompanisë sonë në Spanjë, për të njëjtin projekt të instalimit të paneleve, u financua direkt me grant për 15% të vlerës së projektit nga BE dhe ju zbrit nga tatimi i fitimit 25% e vlerës së projektit nga shteti spanjoll.

Kjo sigurisht u jep mundësi kompanive që të rrisin dhe vlerën e investimit dhe kapacitetin e paneleve diellore”, – shprehet z.Çabiri.

Industria mbështetëse automotive në shifra, të ardhurat, fitimi dhe rritja në gati një dekadë

Vitet 2015-2016 shënojnë vendosjen e fabrikave të para shqiptare që janë pjesë mbështetëse e industrisë automotive në botë.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi ku bëjnë pjesë produktet e kësaj industrie makineri, pajisje, pjesë këmbimi u rritën më pas në mënyrë të shpejtë ku një pjesë të mirë të kësaj peshe e kanë mbajtur këto kompani sa u takon eksporteve.

Në vitet 2015-2016, vlera e eksporteve ishte 10-11 miliardë lekë, apo 110 milionë euro, teksa vlera e eksporteve është thuajse afër 4-fishimit.

Kjo rritje e beftë në më pak se një dekadë, që bëri një hap pas vetëm gjatë pandemisë, lidhet sidomos me rritjen e numrit të shoqërive të reja të hapura dhe kanë kontrata me klientë të huaj.

Përtej rritjes së sigurt deri në vitin 2022, panorama është bërë më e komplikuar në vitin 2023.

Kjo më së shumti lidhet me ecurinë e përgjithshme të të ardhurave të kompanive, fitimit, planeve të zgjerimit apo numrit të punonjësve, të cilat në dy vite kanë shfaqur luhatje.

Konkretisht, sipas përpunimit të bilanceve nga “Monitor” rezulton se kompania më e madhe për nga qarkullimi i të ardhurave në vend në vitin 2023 është Yura Corporation, në Fier. Kompania shënoi 5.8 miliardë lekë të ardhura, por një humbje 218 milionë lekë.

Vihet re rritje e numrit të punonjësve me 11.2% në raport me vitin 2022.

E dyta është Sews Cabind Albania, në Kamëz. Të ardhurat e kësaj të fundit u rritën me 40.3% në vitin 2023 në raport me vitin 2022, teksa kompania shënoi fitim prej 281 milionë lekësh apo 2.8 milionë euro. Në raport me vitin 2022, kompania shënoi ulje të numrit të punonjësve.

Forschner Albania, e vendosur në Domje, kishte në fund të vitit 2023, 865 punonjës, duke shkurtuar të paktën 14.3% të tyre në raport me 2022. Të ardhurat ishin 1.2 miliardë lekë, me rritje me 31%.

Everest Automotive, edhe pse është ndër më të rejat në treg, duket se është pozicionuar e katërta për nga pesha në treg, edhe pse të ardhurat e saj në vitin 2023 ranë me më shumë se 3 herë në raport me vitin 2022. Kompania kishte në fund të vitit të shkuar 256 punonjës.

Delmon, me aktivitet në Elbasan, shënoi 423 milionë lekë të ardhura dhe fitim prej 21 milionë lekësh në vitin 2023. Numri i punonjësve në fund të 2023 ishte 139 persona. PSZ Albania shënoi 412 milionë lekë të ardhura në vitin 2023, çka ishte në rënie në raport me vitin paraardhës.

Fitimi ishte vetëm 0.5 milionë lekë, ndërsa numri i punonjësve 373./MONITOR

renia e euros

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër