LIVE UPDATES
Aktualitet

“E mora për sevap, më vodhi”, pronari lë punonjësit pa rroga e sigurime

Kristofor Hasa i ka bllokuar çdo kontakt dhe Erindi kërkon pagesën e tij prej 3 milionë lekësh të vjetra. Duke qenë se Erind Murati ka punuar i pasiguruar në atë biznes, angazhimin e tij e konfirmojmë përmes kolegëve të punës. Ata vetëm provojnë se Erindi ka punuar me ta.

6 Dhjetor 2024, 21:34 Nga M.B
“E mora për sevap, më vodhi”, pronari lë
Foto nga emisioni


SPILLE- Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka punuar në një biznes bar-restorant në Spille gjatë sezonit veror. Pagesa do të merrej në fund të sezonit. Qytetari thotë se ka punuar si pastrues rëre, kamarier dhe çdo punë që i jepej, por në fund nuk është paguar nga pronari i biznesit.

Kristofor Hasa i ka bllokuar çdo kontakt dhe Erindi kërkon pagesën e tij prej 3 milionë lekësh të vjetra. Duke qenë se Erind Murati ka punuar i pasiguruar në atë biznes, angazhimin e tij e konfirmojmë përmes kolegëve të punës. Ata vetëm provojnë se Erindi ka punuar me ta.

Erind Murati: A punuam 4 muaj atje ne se më takoi mua ai, thotë s’kemi punuar fare?

Punonjësi 1: Po, kemi punuar.

Gazetarja: Ju  keni punuar në të njëjtin restorant?

Punonjësi 2: Po, po. Unë isha te pjesa e fast food-it.

Gazetarja: Pra, ju jeni dëshmitar që Erindi ka punuar së bashku me ju apo jo?

Punonjësi 2: Po, po!

Gazetarja: Punonjësi 3: O Ero, ome!

Erind Murati: Si ia kalove? Ore, kemi punuar bashkë ne te bar-restorant “25” nga 1 maji deri më 1 shtator?

Gazetarja: Po!

Punonjësit konfirmojnë se kanë edhe ata vetë probleme me mospagesat.

Punonjësi 1: Nuk jam paguar, siç i bëmë muhabetet në fillim, por është faji ynë që s’e bëmë me kontratë. Ai çdo vit kështu e bën me të gjithë punëtorët. E kupton?

Gazetarja: Ju jeni siguruar në atë punë?

Punonjësi 1: Tha do të siguroj dy muajt e fundit. Dy muajt e parë më siguroi, pastaj…

Punonjësi 2: Si je? Unë jam Rei. Kemi punuar afër 4 muaj në Spille me Kristofor Hasën.

Gazetarja: Çfarë pozicioni pune keni pasur aty?

Punonjësi 2: Mua në fillim më ka marrë si menaxher. E kemi bërë lokalin, ishte 0, e kemi rregulluar të gjithin komplet.

Gazetarja: Ju jeni siguruar?

Punonjësi 2: Jo, nuk jemi siguruar.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa që duhet t’ju jepte?

Punonjësi 2: Tani, ai në fillim tha 1 milionë në muaj. Ai 1 milionë, tha do të jap dhe më shumë.

Gazetarja: Ju keni marrë ndonjë pagesë?

Punonjësi 2: Jo, unë kam marrë vetëm 350 mijë lekë të vjetra.

“Stop” komunikon edhe me pronarin e biznesit, Kristofor apo Gazmor Hasa, i cili përveçse nuk e paguan qytetarin, e akuzon edhe për vjedhje, por pa thënë asgjë më tepër.

Kristofor Hasa: Po ca zgjidhje të gjejmë? Ai më ka sjellë mua 100 shqetësime. Hajdut e kam, vjedhës e kam, denoncues e kam, lekë më ka borxh. Për ca? Do më japësh lekët që më ka borxh Erindi mua ti?

Gazetarja: Ça lekësh të ka borxh?

Kristofor Hasa: Po më ka borxh Erindi mua. Më ka nja 5 milionë lekë. M’i jep dot?

Gazetarja: Pse t’i ka kaq shumë lekë borxh?

Kristofor Hasa: Po tani, pse t’i ka? Unë s’do t’i jap shpjegim fisit të Erindit. Unë me Erindin nuk kam ca flas, se nuk më lan dot Erindi mua. S’ka det të më lajë dot Erindi ato që më ka bërë mua. Prandaj shiko terezinë!

Gazetarja: A e ke paguar ti Erindin për punën që ka bërë?

Kristofor Hasa: Po ca pune Erindi ka bërë. Erindin e mora për sevap. Më ka 5 milionë lekë, s’m’i ka kthyer, ti më thuaj mua ke paguar. Më bën këto muhabete në telefon me mua. Ik shiko punën! Mos i bjer më telefonit!

Gazetarja: Po unë për t’u takuar të mora në telefon…

Kristofor Hasa: Po ik shiko punën, se unë s’e takoj gjithë familjen e Erindit!

Gazetarja: Këto 5 milionë lekë, ore do t’i paguaj unë.

Kristofor Hasa: Ore, mos m’i bjer më telefonit! Kaq!

Gazetarja: A më the që t’i ka borxh?

Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit, se do të kallëzoj!

Gazetarja: Po pse s’e ke kallëzuar ti Erindin?

Kristofor Hasa: Oj zonjë, e kam kallëzuar në polici, mos e vrit mendjen!

Gazetarja: S’e ke bërë pra! Nuk e ke bërë pra! Ti nuk po më thua çfarë të ka vjedhur!

Kristofor Hasa: Po ik oj zonjë, mos i bjer më telefonit!

Gazetarja: Çfarë të ka vjedhur?

Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit!

Gazetarja: Çfarë të ka vjedhur?

Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit!/ TV Klan

spille

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen