6 Dhjetor 2024, 22:39
Nga M.B
Foto nga emisioni
DURRËS- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e djeshme denoncimin e Eljana Koçit, e cila akuzoi si mjekët e urgjencës ashtu edhe mjeken kardiologe për neglizhencë, gjë e cila solli humbjen e jetës së nënës së saj 62 vjeçare në spital.
Nga ajo çka Fiks Fare transmetoi u pa se nga neglizhenca e mjekëve për t’i dhënë ndihmën mjekësore në kohën e duhur e ndjera humbi jetën nga infarkti.
Por papërgjegjshmëria e stafit të Spitalit Rajonal Durrës shkon edhe më tej, pasi kartela mjekësore e së ndjerës përfundon në duart e një avokati pa dijeninë e familjarëve. Avokati njofton familjarët të shkojnë të marrin kartelën mjekësore.
Në një bisedë midis vajzës së të ndjerës me avokatin, ky i fundit shpjegohet se kartelën e ka gjetur poshtë derës së zyrës së tij.
Eljana i drejtohet spitalit, ku drejtori fillimisht i thotë se kartela është marrë nga një e afërme e familjes. Më pas ai del me një tjetër version ku thotë se do e gjejë fajtorin dhe motivin se pse është nxjerrë kartela nga spitali. Drejtori i spitalit tregoi emrin e zonjës që kishte tërhequr kartelën, duke mos qenë e afërme e viktimës e pohuar nga Eljana, drejtori i spitalit tha se do ta ndiqte çështjen ligjërisht. Kartela mjekësore e një pacienti mund të tërhiqet vetëm nga familjarët dhe askush tjetër dhe të dhënat personale të çdo individi mbrohen me ligj.
Eljana kontakton me zonjën që kishte tërhequr kartelën e nënës së saj të ndjerë, kjo e fundit pohon se ja ka dhënë spitali. “Unë kam kërkuar kartelën e burrit, shkova dhe më dhanë këtë” i shpjegon ajo Eljanës.
Në këto kushte Eljana i drejtohet sërish Spitalit Rajonal Durrës dhe pikërisht tek personeli që ka nxjerrë kartelën e nënës së saj. Ajo ishte sekretarja e spitalit dhe shpjegon se e gjitha ka qenë një gabim njerëzor, nuk është bërë me dashakeqësi “Më vrit nëse do, e bëmë pa dashje”./ Top Channel
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 22:20
Dosja
HAS- Javën e shkuar ju treguam historinë e dashurië së Leonidës 18 vjeçe me Spektër Autik dhe Prapambetje Mend...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 22:02
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paket&eum...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:44
E. D
foto ilustruese
GREQI- Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi. Kastriot Cenko pasi ësht&eum...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:47
M.B
Foto nga emisioni
FIER- Rasti i sotëm na dërgon në Fier, për tu takuar me Marjana Tankun, një grua e ve që i duhet t&eum...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:39
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Në portalin e-Albania ofrohen shërbime të ndryshme e ndër të tjera mund të kryhen pagesa elekt...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:34
M.B
Foto nga emisioni
SPILLE- Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka punuar në një biznes bar-restorant n&eu...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:28
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi gjatë pasdites së kësaj të premte që të...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:23
M.B
Martin Cani
TIRANA- Avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë, Martin Canit, Redi Ramaj tha sot se i vetmi dizinformim ësh...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:24
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me bashkëpunime,...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 21:09
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar ditën e sot dy autobusë të linjës Shqipëri-Greqi. Gjithas...