LIVE UPDATES
Aktualitet

Rezerva për marrëveshjen e Shqipërisë për migrantët

Për më tepër, Partia Demokratike paralajmëron se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me të.

8 Nëntor 2023, 19:31 Nga I.A
Rezerva për marrëveshjen e Shqipërisë për
Emigrantet

TIRANË- Marrëveshja për migrantët, e firmosur më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shihet me shqetësim nga ekspertët e çështjeve të migracionit dhe sigurisë në Tiranë.

Opozita atje e kundërshton po ashtu dhe kërkon interpelancë urgjente me Ramën. Për më tepër, Partia Demokratike paralajmëron se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me të.

“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, thuhet në komunikatën e PD-së.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Shëngjin, migrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe, do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Zbatimi i saj pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e migrantëve.

Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thotë se ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet ky protokoll.

“Protokolli mes dy vendeve është i pari i këtij lloji, pra nuk ka praktika të ngjashme që të jenë miratuar dhe zbatuar dhe ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet”, thotë Gjipali për Radion Evropa e Lirë.

Ai e vlerëson faktin se Shqipëria është treguar bashkëpunuese, por thotë se beson se përfitimet nga kjo marrëveshje, do të shkojnë për Italinë.

Sa i takon Shqipërisë, thotë Gjipali, ajo konfirmon me këtë marrëveshje marrëdhënien e saj të mirë me Italinë.

“Nga leximi i protokollit është e qartë se do të zbatohet legjislacioni italian dhe si rrjedhojë ai evropian, por, në praktikë, do të shihet se si do të zbatohet, a kanë garanci më shumë apo më pak nga ato që u jepen azilantëve në territorin italian”, shprehet Gjipali.

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, shpreh disa rezerva për këtë marrëveshje.

Ai thotë se po të ishte në interes të Shqipërisë, ajo do të diskutohej publikisht edhe në Kuvend.

Sipas tij, ka një kontradiktë mes ligjit ndërkombëtar dhe asaj që është firmosur në marrëveshje.

“Nëse aplikohet ligji italian në kampe, azilkërkuesit i kanë të drejtat që i kanë azilkërkuesit në Itali, pra kanë të drejtë të dalin... Problemi më i madh është se çfarë ndodh nëse Italia tërhiqet dhe ti i ke 3.000 migrantë që nuk ke aftësi dhe kapacitete t’i mbash”, thotë Qiriazi.

Sipas tij, është i paqartë dhe i pakuptimtë interesi i Shqipërisë në këtë marrëveshje.

“Nuk jemi aq të zgjuar sa Turqia. Ajo, kur bëri marrëveshje dhe mori migrantë në vitin 2016, përfitoi 6 miliardë euro në vit dhe iu premtua heqja e vizave. Dhe, kur pati kufizime për vizat, Turqia i hapi kufijtë, vendosi njëfarë presioni”, thotë Qiriazi.

“Nuk mendoj se Shqipëria është treguar aq e zgjuar në hartimin e kësaj marrëveshjeje që ta kishte si një levë për ta përdorur ndaj Italisë në negociata apo për të kërkuar diçka mbrapsht. Nuk e kuptoj interesin e Shqipërisë. Është cenuar institucionalizmi. Fakti që deputetët nuk e dinin, është i papranueshëm”, shton ai.

Ai thekson se nuk është kundër marrëveshjeve që forcojnë interesat e përbashkëta mes dy vendeve, por thotë se duhet të kishte më shumë studim dhe reflektim. Sipas tij, kërcënimi ndaj sigurisë mund të jetë real.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, tha se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia i dërgon migrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend joanëtar të BE-së.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se “individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.

“Nuk më duket e arsyeshme si marrëveshje. Shoh një kontrast shumë të madh me situatën ku shumë të rinj po ikin dhe po e lënë Shqipërinë për arsye të ndryshme, ndërsa ne marrim migrantë”, thotë Kamela Cuka, studente në Tiranë.

Peter Roci, gazetar, thotë se do ta kuptonte këtë qëndrim të Shqipërisë vetëm nëse do të ishte ndonjë kusht nga Bashkimi Evropian.

“Nëse është punë kushti nga BE-ja - dakord, por nëse jo, nuk e kuptoj përse duhej të firmosej. Nga ana tjetër, duhej të kishte diskutim, konsultim publik dhe kalim në Parlament”, thotë ai.

“Jam kundër. Italia t’i mbajë vetë... sado të ardhura të sjellin, nuk kemi leverdi, do të sjellin rrëmujë”, thotë Isuf Shkurti, pensionist.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.

Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.

Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian. Rama tha se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë dhe se një marrëveshje të tillë nuk do ta kishte firmosur me asnjë shtet tjetër.

Marrë nga REL

shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri