25 Maj 2022, 18:39
Nga DOSJA
Rebani Jaupi
TIRANË- Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e të gjithë situatës mbrëmjen e sotme ku në orën 21:00 do të luhet finalja mes Romës dhe Feynord për ‘Conference League’.
Jaupi në një intervistë për Fax News foli për përplasjet e djeshme ku tha se ishin riatëdhesuar 80 tifozë italianë të cilët ishin tepër të dhunshëm, ndërsa shtoi se policia nuk kishte në plan të përdorte gaz lotsjellës dhe se ishin marrë masat për kontrollin e personave që do të hyjnë në stadium.
‘Nuk kemi qëllim që policia të përdorë lëndë të tilla por as dhunë, ne shpresojmë që tifozeritë të kuptojnë mikpritjen që Shqipëria ka bërë ndaj tyre. Ne kemi bërë të gjithë shoqërimet e autobuzëve dhe e kemi lënë zonë të lirë qarkullimin Tiranë-Durrës.
Nuk kemi qëllim të përdorim gaz lotjsellës. Tashmë e shihni se policia është vënë e gjitha në dispozicioon të perimetrit të stadiumit. Do të kontrollohen rreptësisht personat që do të hyjnë në stadium, të kontrollohen për sende të ndaluara. Kthyem në Itali 80 tifozë italianë. Ishte veprim i domosdoshëm për t’i riatdhesuar në Itali të gjithë ata tifozë të cilët ishin tepër të dhunshëm’, tha Jaupi.
Mes të tjerave, ai foli edhe për mundësinë e ‘infiltrimit’ të tifozëve grekë të PAOK dhe atyre turq të Fenerbache të cilët janë kundërshtarë të Feynord, duke thënë se kishin informacione për mbështetës të tillë.
’Ne gjatë shoqërimit të djeshëm nuk patëm shtetas të tillë, megjithatë sipas informacioneve, ka mbështetës qoftë nga grekët apo turqit. Kemi nga 14 punonjës policie nga secila palë, ajo holandeze dhe italiane’, tha ai.
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
25 Maj 2022, 18:29
Tifozet
TIRANË- Çmimet e biletave për ndeshjen e sotme kanë shkuar në shifra marramëndëse. Për këtë dy ...
Aktualitet
25 Maj 2022, 18:34
TIRANË- Një tifoz holandez i Feyenoord ëshët vënë në pranga para se të hynte në stadiumit "Air Albania". Si&ccedi...
Aktualitet
25 Maj 2022, 18:31
Francesco Totti
DURRËS- Legjenda e skuadrës së Romës, Françesko Toti ka zgjedhur të qëndrojë në plazhin e Go...
Aktualitet
25 Maj 2022, 18:16
sekuestrimet
FUSHË KRUJË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë Krujë pasi ka thyer mas&...
Aktualitet
25 Maj 2022, 18:18
Foto nga momenti
TIRANË- Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Confere...
Aktualitet
25 Maj 2022, 16:45
Tifozat holandeze
TIRANË- Simbolizmat dhe përplasjet mes tifozerive të Romës dhe Feynoord, ende vazhdojnë. Pak para finales, tifoz...
Aktualitet
25 Maj 2022, 17:58
te ftuarit
TIRANË- Në fotot e mëposhtme paraqitet tavolina ku ndodhen krerët e finales së Conference League, nga presidenti i UEFA...
Aktualitet
25 Maj 2022, 17:48
Nuredin Dumani
Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së 8 grupeve kriminal...
Aktualitet
25 Maj 2022, 17:41
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Rotterdam-it, Ahmed Aboutaleb, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Tir...
Aktualitet
25 Maj 2022, 17:43
Pamje nga dreka e sotme
TIRANË- Kapiteni legjendar i skuadrës së Romës, Francesco Totti është ftuar sot për drekë ...