Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve (FOTO)
Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës.
21 Shtator 2025, 08:56Nga I.A
Zjarri
All - Paragraf - 1
GRAMSH- Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin Shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit. Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës.
Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , por situata mbetet ende mjaft e vështirë.
Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë e Gramshit, Ilir Llapushi tha se situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor.
“Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar,”u shpreh Llapushi.
Autoritetet lokale si zakonisht edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.