LIVE UPDATES
Aktualitet

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, fisi i autorit të vrasjes i ngujuar! Babai i të ndjerit: Mos t’ju dëgjoj zërin

Vetëm 20 ditë më parë në fshatin Dragoç të Shkodrës u vra 33 vjeçari Ramazan Mataj, nga Arjon Hasaj banor i të njëjtit fshat. Ky i fundit ka deklaruar pas arrestimit nga policia se e vrau 33 vjeçarin, pasi i kishte ndarë të motrën 2 herë nga burrat, pasi u dërgonte atyre video intime.

22 Janar 2025, 20:54 Nga E. D
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, fisi i autorit të vrasjes i
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli fakte të pakundërshtueshme se familja Mataj ka ngujuar fisin Hasaj pas vrasjes së djalit të tyre. Vetëm 20 ditë më parë në fshatin Dragoç të Shkodrës u vra 33 vjeçari Ramazan Mataj, nga Arjon Hasaj banor i të njëjtit fshat. Ky i fundit ka deklaruar pas arrestimit nga policia se e vrau 33 vjeçarin, pasi i kishte ndarë të motrën 2 herë nga burrat, pasi u dërgonte atyre video intime.

E ndërsa 2 vëllezërit Hasaj janë në burg, familja e tyre është e ngujuar. Fiksi solli dëshminë e babait të autorit, Rustem Hasaj, i cili tregon se familja e tij është e ngujuar dhe jo vetëm aq, por plotë 11 familje të fisit të tij janë të gjithë të ngujuar. “Para 3 ditësh më vdiq djali i xhaxhait , i kërkuam familjes së të ndjerit 3 ditë leje, që fisi të bënte varrimin, dhe ai na lejoi, por sapo u bënë 3 ditë të gjithë janë të mbyllur brenda” thotë Rustemi. Ai shpreh shqetësimin për 4 fëmijët e autorit, njëra prej tyre 8 vjeçare e cila është në klasë të dytë dhe nuk po shkonë në shkollë. “Nuk po shkon vajza në shkollë kemi frikë” thotë Hasaj.

Ndërkohë të njëjtin shqetësim ka edhe bashkëshortja e autorit, Ersilda Hasaj, e cila po kujdeset e vetme për 4 fëmijët e tyre. “Nuk kam ditur asgjë, bashkëshorti nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, vajzën nuk po e çoj në shkollë sepse kam frikë” thotë e reja.

Gazetarët e Fiksit nuk ndaluan vetëm te njëra familje, por shkuan edhe te familja Mataj po në atë fshat. Fatmir Mataj, babai i viktimës pranon se nuk e lejon fisin Hasaj të dalë nga shtëpia. “Të mos mërzitet aq shpejt fisi Hasaj se mua më ka vdekur djali dhe nuk më kthehet më, mos t’jua dëgjoi zërin e gojës atyre, brenda do rrinë” thotë Fatmir Mataj.

Babai i viktimës pretendon se djali i tij po përflitet nëpër media si një individ që ka patur të gjitha fajet ai, ndëkohë nuk është kështu. “Djali doli të takonte një vajzë që i shkruante në internet, dhe u vra, vajza i ka nis dhe mesazhe zanore dhe ka qenë zë femre, ku është ky person që nuk arrestohet?” thotë Fatmiri.

I pyetur nga gazetarët për lejen 3 ditore që i dha fisit Hasaj për të bërë varrimin e të afërmit, ai tha se i vajti kryeplaku dhe i kërkoj leje, ndaj i lejoi.

Gazetarët takuan dhe kryeplakun, Caf Çela i cili tregoi se nëse do familja Mataj me e fal fisin Hasaj e fal, nëse nuk do nuk e fal. “Unë shkova në shtëpinë e viktimës dhe kërkuam 3 ditë leje meqë në fisin Hasaj kishte vdekur dikush dhe na u dha leja, por vetëm 3 ditë dhe u mbyllën brenda sërish” thotë Çela.

Për kryeplakun hapi i radhës do jetë që gjithë fshati t’i kërkojë familjes Mataj ta fali fisin Hasaj, të paktën fisin. Sepse familjen ata nuk e falin. Ndërkohë pranon se e di dhe policia situatën mes familjeve. Pra institucionet shtetërore janë në dijeni dhe nuk reagojnë për këtë vetëgjyqësi të paralajmëruar./Top Channel

gjakmarrja në dragoç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet