LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi/ KLSH: Pa objektiva të qarta, problematika në menaxhim dhe planifikim

Në raportin e Buxhetit Faktik 2023 ky institucion evidenton zhvillimet përgjatë viteve duke nënvizuar mënyrën sesi janë shpenzuar paratë publike për investimet e këtij zëri.

11 Nëntor 2024, 14:45 Nga M.B
Rindërtimi/ KLSH: Pa objektiva të qarta, problematika në menaxhim
Foto ilustruese

TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se procesi i rindërtimit i nisur pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ende aktiv sot shfaq problematika në menaxhim dhe planifikim. Në raportin e Buxhetit Faktik 2023 ky institucion evidenton zhvillimet përgjatë viteve duke nënvizuar mënyrën sesi janë shpenzuar paratë publike për investimet e këtij zëri.

“Fondi i rindërtimit, krahas luhatjeve të ndjeshme në planifikim nga 5,000 milion lekë në ligjin e buxhetit, në 17,000 milion lekë në AN nr. 5 dhe realizimi për 9-mujorin ka qenë 5,012 milion lekë, për periudhën e mbetur 3 mujore fondi është 3.4-fishuar, nuk është arritur që të realizohen as sa viti 2022 që ishte 28,877 milion lekë, por 16,201 milion lekë, çka do të thotë rënie e ndjeshme e financimeve në planifikim dhe realizim në këtë drejtim”, thuhet në buxhet.

Sipas raportit për 9 mujorin janar-shtator janë realizuar 31 % investimit vjetor, 7 % më ulët se shpenzimet kapitale, ndërsa në dhjetor janë shpenzuar 64 % e shpenzimeve vjetore gjithsej, duke mos ruajtur shpërndarjen e tyre në mënyrë të balancuar dhe në përputhje me objektivat strategjikë.

“Referuar VKM-vë të dala për rindërtimin, gjatë periudhës 2020-2023, konstatohet se janë miratuar 120,726 milion lekë projekte rindërtimi për qeverisjen qendrore dhe vendore dhe janë realizuar sipas raportimeve të MF deri më 31.12.2023 financime në vlerën gjithsej prej 91,298 milion lekë, gjë që do të thotë që, financimi i pritshëm për periudhat e ardhshme (viti 2024 e në vijim) mbetet rreth 29,428 milion lekë.

Ndërkohë në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, fondet për rindërtimin janë planifikuar në vlerën 7,000 milion lekë dhe për vitin 2025 është 0 lekë. Pra, rezulton se, kosto totale e projekteve të deritanishme të miratuar me VKM, nuk është mbuluar me planifikimin e fondeve buxhetore të nevojshme për rindërtimin në vitet ardhshme është rreth 22,428 milion lekë”, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se mos përfundimi i procesit të rindërtimit, sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit edhe si rezultat i subvencionimit të qirave për familjet që banesat e tyre janë ende në proces rindërtimi, që sipas kërkesave të muajit shkurt 2023 të bashkive të dëmtuara nga tërmeti janë 8,528 familje që e përfitojnë këtë bonus.

“Duhet theksuar se fondi i rindërtimit ka një rëndësi të dyfishtë pasi, përveç se vijon të mbetet një çështje emergjente që kërkon menaxhim efektiv në kohë, ka një peshë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Ndryshimet e shpeshta dhe të konsiderueshme të fondit të rindërtimit në vite dhe mungesa e mbulimit me fonde buxhetore e projekteve të miratuara evidentojnë problematika në planifikimin dhe menaxhimin e procesit të rindërtimit, duke mos pasur objektiva të qarta dhe monitorim të ecurisë së këtij procesi, me pasoja në humbjen e trajtimit emergjent në këtë rast”, thuhet në raportin e KLSH./ Monitor

klsh rindertimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet