LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi në Rrogozhinë/ Firma kryen punime jo cilësore në banesat e tërmetit, i dorëzon pa dyer e pa dritare

Qerimi Tregon për kameran e “Fiks Fare” se trajtohej me një bonus 149 mijë lekë të vjetra dhe se që prej muajit qershor e ka të pamundur tërheqjen e tij.

5 Tetor 2022, 21:53 Nga DOSJA
Rindërtimi në Rrogozhinë/ Firma kryen punime jo cilësore
Banesat

Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qytetin e Rrogozhinës, nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave në këtë qytet me fonde të qeverisë. Aktualisht, bashkia e Rrogozhinës nuk ka marrë në dorëzim asnjë prej këtyre banesave, ndërkohë që banorët e dëmtuar kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja dhe kanë filluar të jetojnë në to. 32 banesa të ndërtuara janë të papërfunduara, nuk kanë as dyer e dritare, kanë filluar plasaritjet e mureve. Kompania që fitoi tenderin për rindërtimin e 102 banesave individual në qytetin e Rrogozhinës, është Gjikuria.

Qerim Biçaku banor lagjes nr 1 në qytetin e Rrogozhinës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi si një përfitues i projektit të rindërtimit si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të nëntorit 2019 ka shqetësime në lidhje me cilësinë e punimeve të kryera në objektin e ri. Plus kësaj, ai ankohet edhe për moskalimin e bonusit të qirasë prej 2 muajsh. Qerimi Tregon për kameran e “Fiks Fare” se trajtohej me një bonus 149 mijë lekë të vjetra dhe se që prej muajit qershor e ka të pamundur tërheqjen e tij.

Ai tregon se është ndjerë i detyruar të dilte nga shtëpia që kishte marrë me qira në qytetin e Durrësit, pasi nuk kishte mundur ta paguante atë. Qytetari tregon se 2 muaj më parë punonjësit e kompanisë së ndërtimit të banesës së re kishin lënë çelësin e shtëpisë tek një fqinj. Me pretendimin se banesa ishte e përfunduar. Fqinji njofton Qerimin që çelësi i apartamentit ishte tek ai. Kështu Qerimi së bashku me familjen u kthye në shtëpinë e tij dhe pa që shtëpia ishe pa dyer dhe dritare të brendshme po ashtu dhe cilësia e punimeve linte për të dëshiruar. I gjendur në këto kushte ai ju drejtua bashkisë së qytetit për të marrë një informacion mbi kalimin e bonusit dhe gjendjes së shtëpisë, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke qenë se e kishte të pamundur pagimin e një shtëpie me qira, hapësirat në mure që kishte lënë firma ndërtuese mundohet t’i zërë me plasmas. Por Qerimi nuk është i vetmi, firma ndërtuese në të njëjtën gjendje ka dorëzuar edhe disa shtëpi të tjera në po të njëjtën lagje, pra pa dyer e pa drita me mure e kolona të krisura.

Një prej banorëve denoncues kërkon të kontaktojë inxhinierin zbatues të firmës së kontraktuar, “Gjikuria” për ta pyetur se përse po vonohet procesi i vënies së dyerve dhe dritareve. Inxhinieri për këtë gjë fajëson shtetin i cili nuk ka kaluar fondet. Edhe Fiksi kontaktoi me inxhinierin i cili pohoi se “shtëpitë janë në përfundim totalisht, na ka ngel dhe një 5% punë pa mbaruar. Flasim për ndonjë banesë që nuk i kemi vendos akoma dritaret edhe kaq edhe ndonjë banesë që nuk kemi vendos dyert e brendshme. Të tjerat janë të përfunduara që të gjitha”. Ai tregon për Fiksin se pjesë e projektit kanë qenë 102 banesa nga të cilat 70 prej tyre me banorë brenda. I pyetur nga gazetarët nëse i kanë kaluar këto banesa procesit të kolaudimit ai u shpreh se i kanë kaluar, por që nuk mund të përgjigjej se nga kush është kolauduar. Për pjesën e dorëzimit të banesave, inxhinieri tha se duke qenë se këto banesa janë private dhe jo kolektive nuk mund të siguronin 102 roje për secilën banesë, dhe të ndodhur në këto kushte kanë dorëzuar çelësin tek banorët përfitues për t’u kujdesur për sigurinë e shtëpive.

Në lidhje me dhënien e bonusit të qirasë gazetarët u interesuan në Bashkinë Rrogozhinë. Kryetari i kësaj bashkie Edison Memolla u shpreh se qytetari nuk është dashur të futej në shtëpi, pasi është përfitues i bonusit. Në lidhje me vonesën e bonusit ai u shpreh se ky është një fond që kalon përmes qeverisë dhe se bashkia nuk ka fonde për t’i mbuluar vetë. Por ai u zotua se lekët do të kalonin menjëherë pas interesimit të Fiksit.

Marrë nga Topchannel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet