All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Rini e armatosur/ 'Pistoleta', aksesori më në ‘modë', por i mbrojnë edhe prindërit. Gënjeshtrat që u thonë policëve

E moshuara tha se i dyshuari është djali i Arben Beqirajt, i vrarë  tre vjet më parë në qytetin e Vlorës për një kalë dhe një ngjarje që dërgoi në qeli më pas njërin nga të dyshuarit, i identifikuar si Eduart Xhezo. Për hakmarrje pak muaj më parë, dyshohet se Eduart Xhezos, aktualisht në burg, iu vra në një atentat mafioz i vëllai Hakim Xhezo dhe së bashku me të edhe Geno Lena.

10 Tetor 2022, 17:18 Nga k.m.
Rini e armatosur/ 'Pistoleta', aksesori më në
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Muajt e fundit policia ka zbuluar disa depo armatimi. Garazhe të përshtatura si strehë të armëve të zjarrit, deri edhe silenciatorë. Disa prej të arrestuarve janë nën hetim për lidhje me grupet kriminale, jo vetëm si anëtarë, por edhe si furnizues. Por përpos këtij zinxhiri që funksionon fare mirë, ka të tjerë që muajt e fundit po përfundojnë në pranga, pasi arma u është zbuluar rastësisht nga një patrullë policie.

Ose siç ndodhi me 32-vjeçarin D.Z, i cili pasi rrahu të shoqen, ajo telefonoi në sallën operative. Gruaja nuk tregoi që ishte keqtrajtuar, por se i shoqi mbante një armë dhe të gjithë familjarët kishin frikë prej tij. Në polici, burri që punon në një servis makinash në Kombinat, ia hodhi fajin bashkëshortes se ajo kishte krijuar një skenar-grackë, por dëshmia ishte e pabesueshme, përderisa ajo kishte shenja të dukshme dhune që tregonin se kryefamiljari ishte agresiv.

E.V ishte duke dalë xhiro, ditën kur një patrullë policie i ngriti tabelën për të ndaluar. 23 vjeç, së paku pa asnjë problem me ligjin, ai nuk dinte si ta shpjegonte se përse i duhej një pistoletë tip “Bereta”.

Ai më pas e habiti gjyqtaren e masës të sigurisë në Durrës, kur tha se “shokët e mi mbajnë armë, mbase ata e kanë harruar”. Por i riu nuk dha asnjë detaj tjetër dhe avokati i tij që kërkoi lirinë me arsyetimin se 23-vjeçari është student, deklaroi në gjykatë justifikime shtesë: Duhet të mbajmë parasysh që të rinjtë sot mbajnë pistoleta për modë, mjafton të shikoni në internet.

Kjo deklaratë e avokatit, pavarësisht se ra ndesh me qëndrimin e klientit të tij, në përfundim tregoi një të vërtetë.

Të rinjtë përherë me më shumë po konstatohen me pistoleta dhe armë zjarri pa leje.

E njëjta histori u përsërit në të njëjtën ditë edhe në Tiranë për E.B, 29 vjeç nga fshati Vakuf, tanimë edhe ai nën akuzë për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, neni 287/1 i Kodit Penal.

Policia i thotë Gazetasi.al se si përherë ata kapen nga postblloqe të rastësishme, apo oficerë të policisë, menjëherë sapo lënë një ambient publik. Ergesi gjendej në afërsi të një lokali në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

“U mor informacion në rrugë operative, se në afërsi të restorantit ‘V... .’ lëviznin persona të armatosur. U ndalua E.B, i cili gjendej nën shoqërinë e nënës së tij, dy kushërinjve dhe shokut të ngushtë”, shkruan policia e kryeqytetit në proces-verbalin që iu tregua Gazetasi.al.

Nga kontrolli personal në çantën marsup, policia i gjeti pistoletën, një armë tip ‘Bereta’ me numër ‘e 45’. Në të, oficerët konstatuan edhe 15 fishekë luftarakë kalibër 9 mm. Për policinë kjo do të thoshte se ata duhet të shkonin në banesat e të gjithë të shoqëruarve, përfshi nënën, shokët dhe kushërinjtë e 29-vjeçarit. Por tek të tjerët nuk u konstatua asgjë e paligjshme. Policia përshkruan dëshmitë e secilit, që edhe në këtë rast bëjnë të paditurin.

Në fillim, C.B., i tregon oficerëve se kishte udhëtuar drejt Tiranës së bashku me nënën e të arrestuarit.

“Nuk kisha dijeni që ai mbante armë zjarri me vete”, - deklaron nga ana tjetër dëshmitarja në akt-konstatimin policor.

“Ne drekuam në një lokal, - shprehet e ëma e të riut, - dhe shoku i dha tim biri një çantë supi, të cilën, pasi policia e kontrolloi, ishte brenda saj një pistoletë”, - mbron të arrestuarin gruaja.

Megjithatë, policia shprehet se palët nuk janë të sinqerta. Ajo i thotë Gazetasi.al se i dyshuari është djali i Arben Beqirajt, i vrarë  tre vjet më parë në qytetin e Vlorës për një kalë dhe një ngjarje që dërgoi në qeli më pas njërin nga të dyshuarit, i identifikuar si Eduart Xhezo. Për hakmarrje pak muaj më parë, dyshohet se Eduart Xhezos, aktualisht në burg, iu vra në një atentat mafioz i vëllai Hakim Xhezo dhe së bashku me të edhe Geno Lena.

Por, ndërsa palët thonë për armatosjen e 29-vjeçarit se e mbante për t’u ruajtur, i shoqëruari tjetër, shok me të riun, e konfirmon këtë gjë. Policia i thotë Gazetasi.al se ai ka thënë që “nuk kam dijeni për pistoletën, por e kam parë gjatë kësaj kohe me armë dhe kishte arsyetimin se kishte probleme”.

Por I.P., sipas burimeve policore, ka refuzuar të japë detaje se për çfarë problemesh bëhej fjalë, ndaj thekson policia se “edhe ai do të hetohet për mos kallëzim krimi”. Policia i thotë Gazetasi.al, se çdo ditë përfundojnë nën arrest 4 deri në pesë shtetas, që të gjithë mosha të reja, të cilët gjenden me pistoleta kryesisht të llojit “Bereta”.

Disa prej tyre, duke parë profilin respektiv, nuk janë problematikë evidenton një zyrtar policie. Ky fenomen po ndeshet çdo ditë, shton zyrtari i policisë dhe shumë prej të rinjve e mohojnë dijeninë e armës, deri aty sa pretendojnë se është armë për në muze, apo armë trofe.

Por historia më e çuditshme, është ajo e S.K., emigrant në Greqi. Ai erdhi në Paskuqan, ku ka familjen me rastin e pushimeve të verës. Në një prej ditëve, patrulla e repartit “Shqiponja” i kërkon të ndalojë. Në bagazhin e makinës, atij iu gjet një armë e llojit pushkë.

Deklarata e tij ishte e pabesueshme. “Po pastroja shtëpinë dhe pranë disa sendeve të vjetra pashë një pushkë. E mora dhe e futa në makinë. Isha në dilemë ta hidhja në lumë apo ta çoja në komisariat. Kështu që ende nuk e kisha ndarë mendjen kur më ndalën policët“, - dëshmoi burri që pavarësisht justifikimeve përfundoi në paraburgim./GazetaSi

policia e shtetit armembajtje pa leje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet