LIVE UPDATES
Aktualitet

Rreziku i projektit “TID” në Durrës, 76 familje pasiguri me fadromat mbi kokë

Me fizikun e mpakur, por mendjen e kthjellët, në pak minuta Simaku bën historikun shtatë dekadësh të banesës së saj, e cila lidhet ngushtësisht me Amfiteatrin shekullor antik, historia e së cilës ka njohur luftëra, shkatërrime, tërmete të fuqishme, zjarre dhe rindërtime. Ngjashëm me të edhe banorët e tjerë ngrenë të njëjtën shqetësim: Mosvlerësimin real me vlerën e tregut të objekteve të tyre. 

11 Mars 2026, 16:35 Nga E. D

Rreziku i projektit “TID” në Durrës, 76 familje pasiguri

Në buzën fundore të Amfiteatrit të Durrësit po zhvillohet një dramë e re. Qytetarë në përpjekje për të shpëtuar strehën mbi kokë dhe frikë e vazhdueshme, që pas dekadash si banorë autoktonë të qendrës historike të qytetit, do të përfundojnë me shpërblim që vlen pak, ose të degdisur në banesa sociale në Porto Romano apo Spitallë.

“Ne jemi pronarë. Duam nga shteti o të na japë hyrje, ose të na japë lekë dhe ta blejmë vetë shtëpinë, ose nuk dal fare nga shtëpia, të rri brenda e të më zenë përfund. Mezi e kam bërë shtëpinë, kam 70 vite që jetoj këtu”, thotë 86-vjeçarja Sofie Simaku

“Ne jemi pronarë. Duam nga shteti o të na japë hyrje, ose të na japë lekë dhe ta blejmë vetë shtëpinë, ose nuk dal fare nga shtëpia, të rri brenda e të më zenë përfund. Mezi e kam bërë shtëpinë, kam 70 vite që jetoj këtu”, thotë 86-vjeçarja Sofie Simaku për Faktoje.al. 

Me fizikun e mpakur, por mendjen e kthjellët, në pak minuta Simaku bën historikun shtatë dekadësh të banesës së saj, e cila lidhet ngushtësisht me Amfiteatrin shekullor antik, historia e së cilës ka njohur luftëra, shkatërrime, tërmete të fuqishme, zjarre dhe rindërtime. Ngjashëm me të edhe banorët e tjerë ngrenë të njëjtën shqetësim: Mosvlerësimin real me vlerën e tregut të objekteve të tyre. 

Kohë për “kushtet e dorëzimit”

Vizita e beftë e kryeministrit Edi Rama në Durrës më 14 shkurt të këtij viti, në takimin e tensionuar me qytetarë që u prishen banesat nga “projekti i zhvillimit TID”, ngjan si paqe e përkohshme për të negociuar “kushtet e dorëzimit”. 

“…Na kanë lënë të qetë këto ditë, ndoshta e shtyjnë pak në kohë. Kemi folur plot, por tani nuk duam të reagojmë, se po e ngacmove atë (i referohet kryeministrit), të sjell fadroma e polici në mes të natës, po presim. Deri tani po na trajtojnë si skllevër pa të drejta”

“…Na kanë lënë të qetë këto ditë, ndoshta e shtyjnë pak në kohë. Kemi folur plot, por tani nuk duam të reagojmë, se po e ngacmove atë (i referohet kryeministrit), të sjell fadroma e polici në mes të natës, po presim. Deri tani po na trajtojnë si skllevër pa të drejta”, thotë një i ri që ka shumë ç’të humbë; shtëpi tre katëshe dhe një njësi shërbimi. 

“Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohësh”, tha Rama pas takimit me një përfaqësi të banorëve. 

Vlerësim pa vlerë reale

Banorët që preken nga ky projekt janë thuajse të gjithë të ndërgjegjshëm se nga momenti në moment fadroma të IKMT-së të shoqëruar me policë bashkiakë dhe ata të rendit do u mbërrijnë “pa ftuar”, por ajo që kërkojnë në kushte të tilla është vlerësimi i pronës sipas vlerës reale të tregut. 

“Duam të rishihet projekti, pastaj të vendoset. Ose ta gjejnë një zgjidhje. Të na gjejnë një sistemim pastaj të prishin shtëpinë. Kështu nuk e lejoj. Do e mbroj me gjak, sepse me gjak e kam ngritur. 188 metra katrorë ma kanë vlerësuar 103 milionë lekë. Edhe shtëpinë ku jam lindur e rritur (shënim: ngjitur me banesën e re), nuk ma kanë vlerësuar fare”, thotë Isuf Idrizi.

“Duam të rishihet projekti, pastaj të vendoset. Ose ta gjejnë një zgjidhje. Të na gjejnë një sistemim pastaj të prishin shtëpinë. Kështu nuk e lejoj. Do e mbroj me gjak, sepse me gjak e kam ngritur. 188 metra katrorë ma kanë vlerësuar 103 milionë lekë. Edhe shtëpinë ku jam lindur e rritur (shënim: ngjitur me banesën e re), nuk ma kanë vlerësuar fare”, thotë Isuf Idrizi. 

Çmimet

Qeveria nuk ka miratuar ende çmimet e reja të referencës për bregdetin dhe zonat e tjera të Shqipërisë, jashtë Tiranës, duke lene në fuqi referencat e vjetra, që janë bërë në që në vitin 2018. Ky veprim penalizon edhe pronarët e banesave në fjalë.

Jemi ende në diskutim sa i përket çmimeve të reja të referencës për zonat jashtë Tiranës, për shkak se pas kontrolleve të fundit nga autoritetet tatimore në zyrat imobiliare janë evidentuar diferenca mes çmimeve të regjistruara pranë ASHK-së dhe atyre që rezultojnë në sistemet e këtyre zyrave imobilare”, argumentoi pak kohë më parë ministri i Financave, Petrit Malaj, mbi arsyet e shtyrjes se referencave të reja jashtë Tirane.

Durrësi

Në të gjithë zonën që është qendra e Durrësit vlerësimi për metër katror i banesave është në shifrat 70-90 mijë lekë të reja, pa u llogaritur truallin. Në atë zonë përqark, vlerat e një metri katror apartamenti varion nga 2500-3000 euro. 

“Duhet të kuptojmë që një banor që humbet banesën e tij dhe merr dëmshpërblim rreth 50 mijë euro, në zonën ku jeton, jo më për të marrë një banesë me truall privat, por vetëm një apartament duhet duhet të ketë të paktën 250-300 mijë euro. Është një disbalancë totale. Ku ai që humbet pronën pikërisht në zonën historike dhe është një banor që ka dekada që jeton aty, automatikisht kthehet në një të huaj për qytetin dhe nuk ka më mundësi të strehohet as në fshatrat periferike me këto lloj vlere që ata marrin pas nga ky proces”. Kështu thotë për Faktoje. al, gazetari dhe aktivisti, drejtues i medias Amfora.al, Geri Emiri. 

Fadromë mbi “trashëgiminë kulturore”?

Mbi murin 600-vjeçar, të ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane dhe vijuar me ndërtime të tjera si magazinë nga Austro-Hungarezët dhe Italianët, ndodhet edhe banesa e 72-vjeçarit Isuf Mehmeti.  

“Ky mur është ndërtuar në vitet 1500 nga Osmanët, më pas mbi të ka shtresëzime të tjera ndërtimesh. Është trashëgimi kulturore. Këta vijnë dhe më thonë do të prishet”, thotë Mehmeti.

“Ky mur është ndërtuar në vitet 1500 nga Osmanët, më pas mbi të ka shtresëzime të tjera ndërtimesh. Është trashëgimi kulturore. Këta vijnë dhe më thonë do të prishet”, thotë Mehmeti. 

Banesën e ka pak metra pas Bashkisë së Durrësit, aty ku u gatua edhe “vlerësimi i objektit” të tij, në vlerën e 46 milionë lekëve të vjetra. 

Vlera e dëmshpërblimit

Gjashtë metra e ndan nga një pallat në ndërtim çmimi i së cilës varion që në gropë 2500-3000 euro. 
Të paktën dy familje kanë kundërshtuar prej dy vitesh vlerën e dëmshpërblimit dhe me vendim gjykate (në një rast, pasi tjetri vijon shqyrtimin), është përcaktuar se vlera reale e një metri katror ndërtimi në këtë zonë është 2500 euro. 

“Na erdhi mandati para shtatë muajsh se shtëpia ka hyrë në projekt. Shteti duhet të na dëgjojë, paguajmë taksat dhe duhet të biem në dakordësi. Kemi kundërshtuar dhe tani e kanë lënë në heshtje. Në diskutimin që bëmë me kryeministrin na tha që do të rishikohen, do të të rikorrigjohen, do të rivlerësohen. Po këto janë vetëm fjalë, në letër nuk kishte gjë. Kryeministri kishte një letër përpara që bënte vetëm piktura, jo të shënonte me pika problemet tona dhe zgjidhjen”, thotë për Faktoje 72-vjeçari Mehmeti. 

Projekti

Projekti TID i financuar nga AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) planifikon një investim në vlerën 6.7 milionë dollarë. “AADF synon të krijojë një plan menaxhimi të integruar i cili do të rigjallërojë qendrën historike të Durrësit dhe do të restaurojë objektet e pasurisë kulturore. Objektivi kryesor është krijimi i një modeli të suksesshëm TID i cili do të shfrytëzojë potencialin për turizëm të qytetit të Durrësit”, thuhet në faqen zyrtare të AADF, në lidhje me projektin TID. 

“Banorët duan të kuptojnë vlerën e shtuar, kush është interesi publik, nëse realisht trashëgimia kulturore pasurohet me gërmimin dhe me zbulimin e shtresëzimeve të reja, apo kemi të bëjmë me një projekt që ka si qëllim vetëm prishjen dhe mbyllet aty”, ngre shqetësimin drejtuesi i Amfora.al, Geri Emiri.  

Eksperti

Arkitektja Entela Koja (Spahivogli), në një qëndrim për Faktoje.al ngre shqetësimin mbi përputhshmërinë e projektit TID Durrës me Planin e Përgjithshëm Vendor të Durrësit (PPV 2022), i cili përbën dokumentin bazë dhe detyrues për zhvillimin e territorit. “Ekzistojnë paqartësi lidhur me bazën planifikuese mbi të cilën është hartuar PDV-ja për projektin TID dhe me mënyrën se si ajo lidhet me strukturën urbane të parashikuar në planin rregullues të qytetit”, thotë arkitektja. Një tjetër çështje, sipas saj, lidhet me ndryshimin e qasjes së ndërhyrjes urbane në zonën historike.

Ata që shumëkush i njeh si familje autoktone durrsake përqark Amfiteatrit dhe lagjes

“Kala” mbesin ende në ankth, duke shpresuar shtyrjen në kohë të ditës së mbërritjes së fadromave, por edhe një dëmshpërblim të drejtë me vlerën reale të tregut.

“Në vend të një strategjie të integruar restaurimi dhe valorizimi të trashëgimisë urbane, projekti paraqet ndërhyrje që synojnë rikonfigurimin e hapësirave urbane dhe krijimin e hapësirave të reja publike. Kjo ka ngritur pyetjen nëse qëllimi fillestar i mbrojtjes dhe interpretimit të vlerave historike të zonës po devijon drejt transformimeve urbane që mund të ndryshojnë karakterin historik të lagjes”, tha Koja 

Ata që shumëkush i njeh si familje autoktone durrsake përqark Amfiteatrit dhe lagjes “Kala” mbesin ende në ankth, duke shpresuar shtyrjen në kohë të ditës së mbërritjes së fadromave, por edhe një dëmshpërblim të drejtë me vlerën reale të tregut./Faktoj.al


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj