LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikim personash dhe grup kriminal/ SPAK mbyll hetimet për gjashtë shtetasit e huaj, dosja i kalon GJKKO-së (EMRAT)

Të pandehurit janë Nazar Khamuili, Mark Pettenko, Karoë Oskiera, Oleksander Tavoroski, Mariana Szrarevva dhe Oleh Kulsha.

11 Mars 2026, 16:02 Nga E.d
Trafikim personash dhe grup kriminal/ SPAK mbyll hetimet për
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë shtetas të huaj, pasi dyshohen për trafikim personash dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Të pandehurit janë Nazar Khamuili, Mark Pettenko, Karoë Oskiera, Oleksander Tavoroski, Mariana Szrarevva dhe Oleh Kulsha. Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjashtë personat akuzohen se rekrutonin shtetas të huaj përmes aplikacioneve online dhe i sillnin në Shqipëri.

Pas ardhjes së tyre në vend, ata detyroheshin të punonin në aktivitete të paligjshme. Grupi kriminal u godit një vit më parë në qytetin e Vlorës. Gjatë bastisjes, policia gjeti disa ukrainas që punonin në kompjuter, të cilët përmes aplikacioneve kryenin aktivitete të paligjshme.

Hetimet nisën pas një denoncimi nga ambasada e Ukrainës, e cila informoi se një shtetas mbahej dhe detyrohej të punonte me dhunë. Një nga viktimat dëshmoi në gjykatë se ishte rekrutuar në Varshavë dhe ishte detyruar të kalonte edhe testin e poligrafit për të provuar se nuk ishte i lidhur me policinë apo median. 

Personat e mbajtur me dhunë, kishin për detyrë të bindnin persona të tjerë të kryenin transport droge. Në mënyrë që qëndrimi i tyre të ishte i sigurt, atyre u merreshin  pasaportat në mënyrë që të shmangej arratisja.

Njoftimi i SPAK:


SPAK dërgon në gjykatë procedimin ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.18/1 të vitit 2025, ndaj tre shtetasve ukrainas të pandehur:

Nazar Khamuilo, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Mark Petrenko me masë sigurimi “arrest në burg“ dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Karol Oskiera, me masë sigurimi “arrest në burg“ të paekzekutuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Prokurorët e posaçëm të çështjes kërkuan pushimin e akuzës për tre shtetasit e tjerë, pjesë e këtij procedimi penal :

Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi.
Rrethanat e fakteve :

Më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore. Është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik

Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë. Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dushohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.

Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni. Pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë, dërgoheshin në Shqipëri. Në Shqipëri të gjithë ishin të detyruar të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës. Hetimet arritën të identifikonin të gjithë personat që qëndronin pas cdo pseudonimi dhe më konkretisht ; Nazar Khamuilo mbante pseudonimin (“Kika”), Mark Petrenko ishte (“E Premtja”) dhe Karol Oskiera ishte (“Veterineri”).  

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Agjencinë kundër Narkotikëve (DEA) në Shtetet e Bashkuara dhe Autoritetet Gjyqësore Ukraianase për ndihmën e shpejtë dhe mbështetjen për zbulimin e personave të përfshirë në rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve për t’i bërë pjesë e grupit kriminal./Dosja.al

spak gjkko vlora

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë