LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpallet vendimi! Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e Tiktok, cenoi lirinë e fjalës (DOKUMENTI)

Në vendim, Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

11 Mars 2026, 14:30 Nga D.S
Shpallet vendimi! Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e Tiktok, cenoi lirinë e
TIKTOK

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok. Sipas vendimit të Gjykatës, mbyllja e TikTok një vit më parë nga qeveria e Edi Ramës ka cenuar lirinë e shprehjes. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

GJK argumenton gjithashtu se vendimi duhej të merrej me ligj dhe jo me VKM. Pra, sipas Gjykatës, VKM-të nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjitshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit të platformës online për të gjithë përdoruesit në të gjithë vendin. Konkretisht, sipas GJK, një VKM nuk mund të konsiderohet akt që detajon një kufizim të parashikuar vetëm nga ligji.

VENDIMI I PLOTE:

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 11.03.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkuese shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania”, me objekt shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese pasi mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 05.02.2026 kërkesën e subjektit të interesuar, Këshillit të Ministrave, për pushimin e gjykimit të çështjes vendosi rrëzimin e saj me argumentin se çështja paraqet interes publik dhe se pavarësisht shfuqizimit të mëvonshëm të VKM-së objekt shqyrtimi, vijimi i gjykimit mbetet i nevojshëm jo vetëm për mbrojtjen efektive të subjekteve të prekura, por edhe për orientimin e veprimtarisë së ardhshme normative dhe administrative të organeve publike.

Në vijim Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve dhe vlerësoi sa më poshtë:

Për sa i përket juridiksionit të saj, për sa kohë pretendimet e kërkuesve janë me natyrë kushtetuese dhe VKM-ja nr. 151/2025 ka karakter normativ pasi nuk i drejtohet një kategorie të përcaktuar nominalisht, vendos një rregull të përgjithshëm normativ, për kohëzgjatjen e saj dhe prodhon efekte që nuk shterojnë me të, Gjykata vlerësoi se ajo i nënshtrohet juridiksionit kushtetues.

Lidhur me kriterin e legjitimimit të kërkuesve, Gjykata vlerësoi se ato legjitimohen për pretendimet që, sipas përmbajtjes së tyre, lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe punonjësve të medias që ato synojnë të mbrojnë. Po kështu, kërkueset legjitimohen edhe ratione temporis në kuptim të nenit 50, pika 1, të Ligjit Organik të Gjykatës, pasi kërkesa është paraqitur brenda afatit dy-vjeçar.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata vlerësoi se kërkueset nuk kanë arritur të argumentojnë në nivel kushtetues një lidhje të drejtpërdrejtë dhe konkrete ndërmjet aktit të kundërshtuar dhe cenimit të lirisë së veprimtarisë ekonomike në raport me vetë to ose me interesat që ato përfaqësojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar.

Për sa i përket pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim, Gjykata vlerësoi se kërkueset legjitimohen ratione materiae për pretendimet që lidhen me kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, për aq sa VKM-ja e kundërshtuar pretendohet se ka ndikuar në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në këto drejtime. Ndërsa për të drejtën për informim, për sa kohë argumentet e kërkuesve lidhen me pengimin e shpërndarjes së informacionit nëpërmjet platformës TikTok, me kufizimin e komunikimit publik dhe me ndikimin e kësaj mase në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, këto elemente do të vlerësohen në kuadër të pretendimeve kryesore që burojnë nga neni 22 i Kushtetutës.

Për themelin e pretendimeve, Gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit dhe për këtë shkak ajo vlerësoi të analizojë këtë kufizim në këndvështrim të kritereve të nenit 17 të Kushtetutës, pra nëse ai është bërë me ligj, për interes publik dhe nëse është respektuar kriteri i përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e ka diktuar atë.

Në lidhje me kriterin e parë të kufizimit, “vetëm me ligj”, Gjykata vlerësoi se, megjithëse ligjet mbi bazën e të cilave ka dalë VKM-ja nr. 151/2025 parashikojnë kompetenca të caktuara rregullatore dhe mbrojtëse në fushën e komunikimeve elektronike dhe të të drejtave të fëmijëve, ato nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjithshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit në një platformë on-line për të gjithë përdoruesit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këto kushte, VKM-ja nr. 151/2025 nuk mund të konsiderohet thjesht si akt që detajon teknikisht një kufizim të parashikuar më parë nga ligji, por si akt që ka materializuar vetë kufizimin në thelbin e tij. Për rrjedhojë, kriteri i kufizimit “vetëm me ligj”, nuk është përmbushur.

Për sa i përket kriterit të dytë, të kufizimit për interes publik ose arsye të rëndësishme publike, Gjykata e vlerësoi të përmbushur pasi ai konsiston në mbrojtjen e të drejtave dhe interesit më të mirë të fëmijës dhe të rinjve dhe qëllimi i VKM-së nr. 151/2025 ka qenë marrja e masave për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line TikTok në nxitjen e dhunës veçanërisht te fëmijët, në shkaktimin e problemeve të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe në shkaktimin e problematikave sociale në tërësi.

Në lidhje me kriterin e tretë, proporcionalitetin e ndërhyrjes, Gjykata vlerësoi të analizonte tre nënkriteret e tij si vijon:

Për sa i përket nënkriterit të parë, nëse objektivi i ligjvënësit është mjaftueshëm i rëndësishëm për të justifikuar kufizimin e së drejtës, Gjykata vlerësoi se për sa kohë mbrojtja e të miturve përbën një interes publik me peshë të veçantë në një shoqëri demokratike dhe është njohur si një nga qëllimet legjitime që mund të justifikojnë kufizime të caktuara në ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore, objektivi i synuar nga autoritetet publike është mjaftueshmërisht i rëndësishëm për të justifikuar, në parim, vendosjen e një kufizimi ndaj lirisë së shprehjes së kërkuesve.

Lidhur me nënkriterin e dytë, nëse masat e marra janë të lidhura në mënyrë të arsyeshme me objektivin, Gjykata vlerësoi se ndonëse mungesa e mundësisë teknike të drejtpërdrejtë të pretenduar nga subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave për të ndërhyrë në funksionimin e platformës përbën një rrethanë relevante në vlerësimin e proporcionalitetit, ajo nuk mjafton si e tillë për të justifikuar domosdoshmërinë e bllokimit të përgjithshëm të aksesit, për sa kohë mbetet për t’u vlerësuar nëse ekzistonin mjete të tjera juridike, potencialisht më pak kufizuese, për arritjen e objektivit të synuar. Gjykata vlerësoi se subjekti i interesuar nuk ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme mundësinë e përdorimit të këtyre mjeteve dhe nuk ka provuar në mënyrë bindëse se një bllokim i përgjithshëm i platformës përbënte mjetin e vetëm efektiv dhe të domosdoshëm për arritjen e objektivit të synuar.

Në lidhje me nënkriterin e tretë, nëse mjetet e përdorura nuk janë më të ashpra se sa duhet për të arritur objektivin e kërkuar, Gjykata vlerësoi se ndonëse kategoria e gazetarëve ka pasur në dispozicion edhe mjete të tjera komunikimi që ishin funksionale, vetëm ekzistenca e tyre nuk mund të jetë një element vendimtar për vlerësimin e proporcionalitetit të një mase që kufizon ose eliminon tërësisht aksesin në një hapësirë të caktuar komunikimi, për sa kohë platforma e bllokuar paraqiste karakteristika të veçanta si hapësirë komunikimi publik dhe shpërndarjeje informacioni. Gjithashtu fakti që masa ishte e përkohshme nuk mjafton për ta bërë atë proporcionale, në rrethanat kur ajo mori formën e një ndalimi të përgjithshëm dhe u lidh me një kusht të ardhshëm e të pasigurt që varej nga zhvillimet teknike të vetë platformës.

Në përfundim, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit të parashikuar nga neni 17 i Kushtetutës dhe pretendimet e kërkuesve në drejtim të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit janë të bazuara, ndaj kërkesa në këtë pjesë pranohet.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se, në kushtet kur VKM-ja nr. 151/2025 nuk është më pjesë e rendit juridik, për shkak të shfuqizimit të saj me VKM-në nr. 62/2026, kërkimi i kërkuesve për shfuqizimin e saj ka mbetur pa objekt. Megjithatë, në rrethanat kur Gjykata, në përputhje me nenin 51, pika 2, të ligjit organik të saj, vlerësoi se çështja paraqet interes publik dhe vijoi shqyrtimin në themel, ajo çmoi të nevojshme të shprehet vetëm për konstatimin e cenimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit si rezultat i zbatimit të VKM-së nr. 151/2025.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Konstatimin e cenimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit si rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al

 

tiktok gjykata kushtetuese


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës