LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë! Të dhënat: Dominojnë vizitat nga Shqipëria, Gjermania e Turqia

Rajoni me numrin më të madh të vizitorëve vendorë rezulton të jetë Peja, me gjithsej 7,661 vizitorë dhe 28,821 net-qëndrime, duke e bërë këtë zonë një ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas.

11 Qershor 2025, 10:38 Nga M.B
Rritet numri i vizitorëve në Kosovë! Të dhënat:
Foto ilustruese

Sa u përket vizitorëve të huaj, është vërejtur një rritje prej 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vendet nga të cilat kishe më së shumti vizitorët janë: Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra. Numri i vizitorëve që qëndruan në hotelet e Kosovës gjatë muajit prill 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak. Sipas të dhënave zyrtare, në prill të këtij viti janë regjistruar gjithsej 54,812 vizitorë, që paraqet një rritje prej 12.4% krahasuar me prillin e vitit 2024, kur numri i vizitorëve ishte 48,751.

Nga vizitorët e këtij viti, 40.8% ishin vendorë, ndërsa 59.1% ishin vizitorë të huaj, duke dëshmuar për një interes të shtuar të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën. Përveç rritjes së numrit të vizitorëve, është rritur edhe numri i net-qëndrimeve në hotele. Gjatë prillit 2025 janë realizuar 127,938 net-qëndrime, ku 50.2% janë kryer nga vizitorët vendorë dhe 59.7% nga ata të huaj. Kjo tregon një qëndrim më të gjatë të vizitorëve të huaj në krahasim me vendorët. Rajoni me numrin më të madh të vizitorëve vendorë rezulton të jetë Peja, me gjithsej 7,661 vizitorë dhe 28,821 net-qëndrime, duke e bërë këtë zonë një ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas.

Vizitorët e huaj, më së shumti nga Shqipëria, Gjermania e Turqia Sa u përket vizitorëve të huaj, është vërejtur një rritje prej 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vendet nga të cilat kishte më së shumti vizitorët janë: Kjo rritje sinjalizon një interes të qëndrueshëm për Kosovën si destinacion turistik, si nga rajoni ashtu edhe nga Evropa Perëndimore. Disa nga vendet më të bukura të Kosovës që ia vlen për t’u vizituar

Derisa vendet përreth Kosovës mund ta kenë detin dhe janë arsye e fortë për ti vizituar, Kosova është nder vendet më të bukura më bjeshkët që posedon dhe vende tjera atraktive që gjithëmonë komentohen për bukuri dhe si vende speciale. Kosova ka shumë vende të bukura që i’a vlen të vizitohen, në veçanti natyra është pjesa më atraktive dhe e bukur që ka vendi ynë.

Disa nga vendet më të bukura për t’i vizituar në Kosovë duke filluar nga bjeshkët, vendet atraktive dhe ato historike por edhe bukuritë tjera që ofrojnë trojet shqiptare. Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë dhe një atraksion i vërtetë për dashamirët e natyrës, që mund të pushtohet nga secili qytetar i Kosovës – të cilët mund të mburren me këtë ngjitje. Për të bërë këtë punë nuk është dhe shumë vështirë. Pas një ngasje prej 1 orë me xhip prej Junikut, ju pret një ecje 4 deri 6 orë dhe do të mund të mburreni me pushtimin e majës më të lartë në Kosovë.

Kjo ngjitje do të ju ofrojë pamje spektakolare, ndërsa në stinën e verës mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë. Jo shumë larg Gjeravicës, në rajonin e Pejës ndodhet Rugova. Ndër destinacionet turistike të cilat mund të hyjnë në listën e top destinacioneve kosovare, nuk mund të mos ju njohim me Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend.

Këtu mund të zhvilloni aktivitete të ndryshme me mundësi akomodimi dhe ushqimi tradicional. Malet, pyjet, lumenjtë e liqenet janë pasuri me vlerë të këtij destinacioni. Një natë e vetme në Rugovë është një mrekulli e vertëtë me ushqime bio organike dhe gjithqka tjetër që në fshat mund të bëhën. Vitet e fundit ka pasur rritje të turisteve të huaj që vizitojnë Rugovën dhe vendet atraktive të saj. Artana (Novobërda) është një ndër vendet më të rëndësishme të Kosovës sa i përket historisë mesjetare të vendit tonë.

Ne këtë qytet dikur kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë bërë minatorët saksonë, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj tjerë që janë sjellë në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit. Realisht, në mesjetë Novobërda ka qenë një Neë York apo Londër e sotme, pasi që ka qenë një metropol i vërtetë që ka ofruar vende pune për njerëz të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

Ka një arsye kryesore për të ardhur në Brezovicë: Skijimi. Është një destinacion i shkëlqyer dhe është destinacioni më i vizituar i dimrit në Kosovë. Brezovica ka 16 km shpate me gjatësi mesatare prej 4 km. Vendpushimi është i dispozueshëm për një mesatare prej 128 ditësh në vit. Pistat e skijimit përmban 5 ashensorë të skive dhe 4 hotele. Është një vendpushim i preferuar për skiatorët, i cili ka shërbyer si mikpritës për një numër garash kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ajo përdoret si një vend trajnimi për ekipet e sporteve dimërore të Kosovës.

Është një mrekulli natyrore e cila të mahnitë sa herë e shikon. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të Liqenit të Madh, ngase për të përjetuar tërë udhëtimin – duhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet në mënyrë që të keni ndjenjën e plotë. Gjatë rugës do të shihni edhe shumë hardhuca dhe ndonjë gjarpër, që bëjnë një faunë të bukur të këtyre kanioneve.

Ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë. Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Kalaja e Prizrenit është monumenti më i njohur i trashëgimisë kulturore dhe simboli i qytetit të Prizrenit. Kalaja është ndërtuar në një kodër të lartë nga e cila shihet i gjithë qyteti i prizrenit si në pëllëmbë të dorës. Rruga për në kala merr 15 minuta ecje në këmbë. Ju duhet të ndiqni një rrugicë nga qendra e qytetit e cila të shpie lartë në kala, tek e cila ju do të magjepseni me pamjen piktoreske të qytetit të Prizrenit, si dhe me ndërtimet e bëra në kala së fundmi./ Monitor

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet