LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rrjeti"/ Shkon në 52 numri i të arrestuarve, në pranga 27-vjeçari Albi Biçaku, tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit

27-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.

13 Korrik 2023, 12:52 Nga k.m.
"Rrjeti"/ Shkon në 52 numri i të arrestuarve, në pranga
Pamje nga aksioni

ELBASAN- Albi Biçaku është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, duke u bërë personi i 52 që arrestohet nga grupet kriminale që shisnin drogë në Elbasan. 27-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.

"27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.

Më 21 shkurt të këtij viti, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj. Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Por sipas hetimeve, shënjestra e tij ishte 37-vjeçari Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.

NJOFTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Elbasan

Shtimi i shërbimeve në terren dhe kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim mbajtjen në kontroll të plotë të rendit dhe sigurisë në qark, si dhe për kapjen e shtetasve me precedent të theksuar kriminal që përbëjnë rrezik për qytetarët, kanë lokalizuar në Prrenjas dhe kanë ndaluar shtetasin e shpallur 2 herë në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd.

-Më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, shtetasi A. B. ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

-Gjithashtu, shtetasi A. B. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. 27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga.

operacioni rrjeti albi bicaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet